Connect with Us

Përplaset motorçikleta në Lushnje, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Kronika

Përplaset motorçikleta në Lushnje, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Një motorçikletë është përplasur pasditen e sotme në Lushnje.

Mësohet se si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi 50-vjeçar i motorçikletës, S.Gorovelli, i cili është dërguar me urgjencë në spital, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga informacionet paraprake, ende nuk raportohet për shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ka shkuar menjëherë drejt vendngjarjes dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Durrës/ Makina humb kontrollin, përplaset me një tjetër automjet

Publikuar

-

Nga

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Qemal Mici” dhe shkak dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë.

Deri më tani nuk raportohen të lënduar ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në zonë duke bërë që të devijohet qarkullimi në rrugë të tjera.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në mes të kryeqytetit/Makina del nga rruga, vdesin 3 persona

LEXO EDHE:  Aksident i shumfishtë/ Përplasen tre makina, disa të lënduar

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjedia në Bulqizë/ Meta vizitë në Spitalin e Traumës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Meta do të zhvillojë pak më vonë një takim në spitalin e Traumës në Tiranë, për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore të vajzës 16-vjeçare, e cila i mbijetoi tragjedisë në Ostren të Madh të Bulqizës.

‘Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do te vizitoje sot, ne ora 18.30, Spitalin Universitar të Traumës (Spitali Ushtarak), për t’u interesuar për gjendjen shendetesore te vajzes se mitur Merita Tola, e cila i mbijetoi tragjedise ne Ostren te Bulqizes dhe eshte duke marre ndihmen mjekesore’, shkruhet në njoftimin e presidencës

16-vjeçarja  Merita Tola ndodhet jashtë rreziku për jetën, ndërsa ishte e vetmja e mbijetuar nga familja Tola, pas vdekjes së nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, që dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U vra në atentat/ OFL bllokon makinat e blinduara të Edison Harizajt

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka bllokuar 10 makina të blinduara sot në Vlorë.

Makinat janë bllokuar në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

Sipas asaj që raporton ABC news dy prej makinave të blinduara që janë bllokuar janë kapur në një garazh dhe i përkasin Edison Harizajt.

Edison Harizaj, i njohur si mik i Emiljano Shullazit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në një atentat në Durrës në 7 nëntor të vitit 2018  bashkë me mikun e tij Genci Caci./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE