Connect with Us

Paketa Antishpifje/ OSBE dhe BE të shqetësuar për lirinë e medias online

Lajme

Paketa Antishpifje/ OSBE dhe BE të shqetësuar për lirinë e medias online

Publikuar

-

Paketa anti-shpfije e qeverisë e cila ndodhet në Parlament për miratim ka nxitur një valë të re reagimesh kundërshtuese nga shoqatat e gazetarëve vendas dhe të huaja, si dhe institucionet ndërkombëtare në vend.

E riformuluar për të disatën herë nga shumica e majtë pas kritikave në vijimësi, ajo sërish i ka lënë të pakënaqura grupet e interesit të cilat shohin me shqetësim fuqinë që marrin dy institucione administrative si AMA dhe AKEP në dëm të lirisë së medias online, raporton radioja amerikane VOA .

Të hënën kjo paketë u kritikua sërish nga OSBE dhe 7 organizatat më të rëndësishme në botë për lirinë e shprehjes. Qeveria socialiste, tashmë në mandatin e saj të dytë, vazhdimisht, ka patur marrëdhënie të tensionuara me shtypin, gjë që u rishfaq edhe në ditët e fundit pas rënies së tërmetit.

“Media është skandaloze dhe kjo s’ka diskutim. Dhe s’ka lidhje fare kjo me futjen e të gjithëve në një thes. Flas për produktin, se sigurisht s’janë të gjithë njësoj”, tha kryeministri Edi Rama në mbledhjen e parë të Komitetit të Rindërtimit.

Gazetarët i shohin reagime të kësaj natyre si një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga keqeverisja… Qeveria ka hartuar një paketë të quajtur antishpifje të cilën e ka ndryshuar disa herë pas kundërshtive të vazhdueshme të gazetarëve dhe ndërkombëtarëve.

Në verë qeveria u tërhoq pas kritikave të forta të OSBE-së dhe BE-së. Në thelb të kritikave janë kompetencat e gjera që u jepen dy institucioneve administrative, Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) dhe atij të Komunikimeve Elektronike (AKEP).

Përfaqësuesi i OSBE për lirinë e medias Harlem Desir deklaroi të hënën, se projektligjet e qeverisë kanë nevojë për përmirësime të mëtejshme. Ai sugjeron si të rëndësishme vendosjen e një klauzole, që garanton se të gjitha vendimet e AMA mund të apelohen para një gjykatësi menjëherë pas miratimit të tyre. Po ashtu, sipas zotit Desir tha se edhe gjobat e parashikuara janë tepër të larta dhe mund të çojnë në mbyllje të mediave. Këto pika janë kundërshtuar edhe prej komunitetit të gazetarëve në Shqipëri…

Gjatë konsultimit të paketës antishpifje në komisionin e ligjeve, përfaqësues të komunitetit të gazetarëve dhe të OSBE e BE i kërkuan deputetëve të shumicës të tërhiqen nga ky variant.

LEXO EDHE:  Shqipëria do të drejtojë OSBE-në në 2020

Mark Marku, pedagog në Departamentin e Gazetarisë, ndërsa i pranon të metat e medias në Shqipëri, thekson se qeveria po i shfrytëzon mangësitë për të kontrolluar median.

“Edhe ne jemi të shqetësuar për abuzimet që bëhen me lirinë e medias për fakenews, apo për mungesën profesionale. ….. Fakti që qeveria ka një shqetësim, nuk do të thotë se qeveria e ka të gabuar shqetësimin. Problemi është se qeveria po përdor këtë shqetësim për të kontrolluar mediat”, thotë Mark Marku.

Një problem i vazhdueshëm që ngrenë gazetarët është prodhimi i lajmeve nga zyrat e qeverisë, gjë që sipas tyre, deformon sistemin e informimit. Drafti “antishpifje” për median online, sipas tyre e përjashton politikën nga shpifja.

Shtatë organizatat më të rëndësishme në botë për lirinë e shprehjes lëshuan një deklaratë të hënën, përmes së cilës i kërkojnë parlamentit shqiptar për të dytën herë, që prej korrikut të këtij viti, të mos e miratojë paketën antishpifje, duke e cilësuar atë si një kthesë të keqe në klimën e përgjithshme të lirisë së shprehjes në Shqipëri. Ato shprehën zhgënjim që Parlamenti ka vijuar me këto projektligje, pa trajtuar në tërësi sugjerimet e dhëna nga aktorët vendas dhe institucionet ndërkombëtare.

Më herët 15 organizata shqiptare të të drejtave të njeriut i konsideruan projektligjet e qeverisë dhunim të lirisë së shprehjes në Shqipëri, dhe i bënë thirrje qeverisë të tërhiqet. Ndërkohë kryeministri Rama në mbledhjen e jashtzakonshme në datën 6 dhjetor njoftoi se paketa antishpifje do të kalojë në parlament për miratim bashkë me një klauzolë për shpifjen në gjendje të jashtzakonshme. “Zëri i Amerikës” ju drejtua zyrës së shtypit të kryeministrit për të marrë sqarime mbi shqetësimet e gazetarëve për draftin antishpifje, por nuk mori përgjigje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Humbja e mjekut nga Kavaja/ Ministria e Shëndetësisë: Shërbeu deri në fund me devotshmëri

Publikuar

-

Nga

Situata e pandemisë/ Ministria e Shëndetësisë udhëzime të rëndësishme për qytetarët

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar humbjen e mjekut Sefer Derivishi për shkak të koronavirusit.

Ministria deklaron se prej dy javësh mjeku i qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, ndodhej i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Pavarësisht përpjekjes së kolegëve të tij për ta mbajtur në jetë, 61-vjeçari humbi betejën me virusin.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve, ndërsa për mjekun thotë se ka shërbyer me devotshmëri.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Derivishi, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID19.



Pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” mjeku 61-vjeçar që vuante nga disa sëmundje, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, megjithë përpjekjet e parreshtura të stafit mjekësor.

LEXO EDHE:  Pa viza por me rregulla të reja/Në Shengen vetëm me pesë Euro

LEXO EDHE:  Pa viza por me rregulla të reja/Në Shengen vetëm me pesë Euro

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Seferit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij!”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

Covid shkakton një tjetër viktimë mes bluzave të bardha/ Humb jetën mjeku nga Kavaja

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Vendimi për Cekajn qesharak”/ Maks Haxhia: Gjykata s’kishte asnjë provë

Publikuar

-

Nga

“Vendimi për Cekajn qesharak”/ Maks Haxhia: Gjykata s’kishte asnjë provë

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion dënoi pak më parë me 21 vite burg Arbër Cekajn, që me ulje i mbeten për të kryer 14 vite.

Nga ana tjetër, Donald Lushaj u dënua me 16 vite burg që i shkurtohen në 10 vite e 8 muaj dhe Armando Pezaku me 13 vite që me uljen i mbeten 8 vite e 8 muaj.

Për këtë ka reaguar edhe avokati mbrojtës Mask Haxhia, i cili deklaroi se ky është një vendim qesharak dhe skandaloz.

Sipas tij, Gjykata nuk kishte asnjë provë që të vërtetonte se Cekaj kishte lidhje e drogën.



“Kemi bërë 28 kërkesa dhe nuk është pranuar asnjë. Që në fillim të seancës dhe në të gjitha të tjerat në vijim kemi kërkuar mediat të jenë të pranishme dhe për çudi kjo gjykatë tha se ka një vendim të qeverisë për mospranimin e mediave dhe qesharake është se në fund i pranoi mediat. Ky është një proces komik. Ju siguroj se kushdo profesionist do të skandalizohet me këtë vendim, pasi nuk pati asnjë provë. Më qesharakja ishte në fund të vendimit, kur ju e dini se 1 kg hashash të gjendet në një makinë, sekuestrohet makina, ndërsa gjykata, kur janë gjetur 613 kg kokainë, vendosi që kontenieri t’i kthehet pronarëve.

LEXO EDHE:  Gazetari tallet keqazi me Hahn/ Tregon se çfarë do blejë po i dha BE 100 mijë euro

LEXO EDHE:  Shqipëria do të drejtojë OSBE-në në 2020

Ajo është më tragjikja në këtë proces është se nuk pati një provë. Unë s’jam Zoti që të them nëse e ka bërë apo jo Arbër Cekaj këtë, sepse Zoti i sheh të gjitha, por iu thashë se nuk ka prova. Po të ishit në seancë, do të dëgjonit me prova dhe video të regjistruara, që provojnë katarcipërisht pafajësinë e Cekajt”, tha Haxhia.

Kujtojmë se në fillim të vitit 2018 u kapën 613 kg kokainë të fshehura në banane, në portin e Durrësit, ngarkesë e cila po shoqërohej nga shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj, të cilët u paraqitën për të kryer zhdoganimin.

Kontenieri me banane vinte nga Kolumbia për llogari të “Arbër Garden”, pronar I të cilit ishte Arbër Çekaj. Ai u arratis në Gjermani ku kërkoi edhe azil, por më pas u ekstradua drejt Shqipërisë për tu përballuar me drejtësinë shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Lajm i hidhur/ Ndërron jetë parakohe zyrtarja e Bankës së Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Kriza ekonomike në Shqipëri dhe sfidat në vazhdim/ Flasin ekspertët e ekonomisë

Banka e Shqipërisë ka dhënë një lajm të hidhur pak momente më parë.

BSH njofton se ka ndërruar jetë parakohe anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës dhe anëtarja e Komitetit të Auditit, Denada Prifti.

Ajo vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe sot është shuar në moshë të re.



“Mesazh ngushëllimi për humbjen e parakohshme të zj. Denada Prifti. Me hidhërim të thellë morëm lajmin për humbjen e zj. Denada Prifti, e cila luftonte prej disa kohësh me një sëmundje të rëndë.

E specializuar në makroekonomi dhe në statistikat e tregjeve financiare, zj. Prifti kishte një karrierë mbi 25-vjeçare në Gjermani, ku ka punuar fillimisht për Ministrinë e Financave dhe më pas për Komisionin Evropian. Në vitet 2015-2018, zj. Prifti ka dhënë kontributin e saj pranë Bankës së Shqipërisë, duke mbuluar rolin e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës dhe anëtares së Komitetit të Auditit.

LEXO EDHE:  Pandemia e Covid-19 dhe politika e kufijve

LEXO EDHE:  Vonesat e BE me negociatat e anëtarësimit, po rrisin frustrimin në Ballkan

Me vlerësimin maksimal për kontributin, profesionalizmin dhe integritetin e treguar gjatë punës së përbashkët me zj. Prifti, Banka e Shqipërisë i shpreh ngushëllimet familjarëve, miqve dhe kolegëve! U prehtë në paqe!”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Bankës së Shqipërisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE