Connect with Us

Nga Mero Baze/ Dënimi ndaj Salianjit është realisht penalizim i opozitës

Opinione

Nga Mero Baze/ Dënimi ndaj Salianjit është realisht penalizim i opozitës

Publikuar

-

Ervin Salianji, një ish- deputet i Partisë Demokratike, është dënuar sot me një vit e gjysëm heqje lirie, e cila i është konvertuar në dënim me kusht, duke nxitur një protestë të fortë të drejtuesve të Partisë Demorkatike dhe ish- kolegëve të tij deputetë.

Dënimi i Salianjit është simbolik, përsa i përket masës së tij, por në fakt cilësisht është një dënim penal ndaj partisë më të madhe opozitare në vend.

Edhe pse akuza e ka gjetur fajtor personalisht Ervin Salianjin dhe mund t’i kushtojë shmangien nga Parlamenti i ardhshëm, realisht vepra penale është realizuar nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha.

Video-mashtrimi i të ashtuquajturës “çështje Babale”, nuk ishte një akt personal i Salianjit apo Olldashit dhe as ndonjë zbulim i tyre.

Siç del qartë nga hetimi i Prokurorisë, por dhe mënyrës se si u zhvilluan ngjarjet, ajo ishte një pjesë e strategjisë së luftës politike të PD, dhe një akt i cili u përdor gjatë politikisht, me vetëdije të plotë, edhe pse të gjithë e dinin të vërtetën.

Pra në këtë aspekt, është e padrejtë që peshën penale të këtij akti e kanë marrë Salianji dhe Olldashi, pasi këta të dy nuk është se kanë përfituar diçka personale, duke u angazhuar në këtë çështje, përveç rrogës së PD.

Partia Demokratike ka tentuar të jetë përfituesja politike e këtij akti dhe plotëson si institucion gjithë tablonë e një vepre penale për shpifje, pasi ka qenë e ndërgjegjshme për fallcitetin e skenarit, dhe po ashtu ka tentuar të përfitojë prej asaj shpifjeje.

Ndaj edhe pse simbolikisht sot janë dënuar dy nëpunës të PD, nën akuzë është vënë politika e opozitës dhe përpjekja për të përfituar politikisht përmes montimit të akuzave ndaj kundërshtarëve.

Kjo do të ishte arsye e mjaftueshme për çdo politikan në krye të një partie, të refletonte politikisht ndaj penalizimit të politikës së tij nga një gjykatë dhe të merrte përgjegjësitë e tij.

Në fakt PD po bën të kundërtën, po tenton të shmangë përgjegjësinë. Prania në sallë e ish- deputetëve të PD, reagimet e ashpra të Berishës e Bashës, përveçse vijnë nga fakti se drejtësisë “po i del turpi” të ndëshkojë dikë prej tyre, po përpiqen të shmangin përgjegjësinë e tyre në këtë histori, pasi drejtësia nuk po dënon thjesht dy zyrtarë të PD, por po dënon politikën e PD përmes video-kasetave të montuara.

Dhe ky është një bilanc i trishtuar për një opozitë, që në fakt ka pas plot arsye sheshit, për të bërë opozitë, por ka preferuar të shpikë një realitet në studiot e montazhit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Bledi Mane/ Dua një puthje për Shën Valentin…

Publikuar

-

Nga

* Jam rrugëve sot, rrugëve të Tiranës me një buqetë të madhe trëndafilash. Eci më këmbë, takoj njerëz, u fal një lule, i puth dhe largohem.

Deri tani kam puthur një grua plakë që mbante rradhën te sporteli ku paguhen dritat, pastaj putha një tropojan të papunë që del çdo ditë të kërkojë punë te ura e Brrylit. Në Bllok putha një vajzë 21 vjeçare që silikoni e kishte rritur 20 vjet më tepër në moshë dhe pas puthjes më kërkoi 180 euro.

I ika vajzës dhe i dola para një qerosi kokëmadh nga Mamurrasi që ngiste një makinë BMW X6 ngjyrë qumshti. Sa hapi xhamin, zgjati pistoletën drejt meje e sapo filloi për të më sharë, e putha dhe ia ngriva fjalët në fyt.

Meqënëse Blloku është afër, shkova te godina e qeverisë. Gardistët vlonjatë nuk më lanë të hyja por i putha dermanët një e nga një, ua bëra pak qejfin siç e duan ata e ua prisha mendjen. U ngjita lart në katin e tretë dhe para më doli Vali Bizhga me Ëngjëll Agaçin. Nuk pret njeri Edi Rama, është pak i zënë-më thanë.

Pa folur fare ua rroka kokat, ua afrova fytyrat te e imja, u përkula pak të arija gjatësinë e Ëngjëllit dhe fillova tu fus llapën të dyve mu aty në koridorin e lartë. Ëngjëlli vinte era Marlboro pa pullë, ndërsa Vali Bishga sapo kishte ngrënë hudhrën e mëngjesit. Një derë u hap pakëz dhe prej boshllëkut dallohej fytyra e skuthtë e Endri Fugës që më kërkonte te puthja edhe atë. Nuk i dhashë as lule e as puthje Fugës e pasi i lashë si krushq të ngrirë dyshen Bizhga-Agaçi nxitova matanë Lanës.

Te zyrat e PD-së kryetari nuk kishte ardhur ende e ndërkohë që Gaz Bardhi justifikohej duke thënë se Lul Basha nuk është gjumash, unë e putha fort Gazin e Kavajës. Sytë iu pushtuan nga lotët dhe pasi vari kokën në supin tim, psherëtiu:

-Kam 3 vjet që s’më puth askush. Për herë të fundit më ka puthur djali i Rexhep Meidanit në korrik të 2017-s kur isha ministër drejtësie. Mezi pres të vi më pushtet ti bie prapë qylit me puthje.

E putha edhe një herë Gazmendin e përvëluar dhe vrapova te shtëpia e doktor Berishës. Sa bëra të trokas në derë dëgjoja klithma dhe zënka. Liri Berisha i ishte turur burrit dhe e i urdhërohej plot maraz:

-Nuk ta jap, jo.

-Nuk ta jap, jo se ka 23 vjet që nuk të bën derman as viagra!

Puthja më doli huq te kjo shtëpi dhe pa përtuar u nisa drejt Bashkisë. Më buzëqeshën, më mirëpritën dhe më thanë të pres pak. Më orientuan zyrtarisht, nëse do puthësh Erion Veliajn si fillim do njoftohen 639 policë bashkiakë dhe orkestra frymore e qytetit. Njëkohësisht do urdhërohen të vinë 54 kamerat e 27 televizioneve, 370 gazetarët e 740 portaleve, 44 montazhierë, 1780 vullnetarët komentues të rrjeteve sociale madje do jetë i pranishëm edhe Trupi Diplomatik i akredituar në Tiranë.

Sapo u thashë “Po”, brenda 10 minutash gjithçka ishte gati. Lali Eri më priste në zyrë dhe sapo u hap dera kërciti puthja ime e bashkë me të blicet dhe dritat e kamerave. Nuk mi shkulte buzët e tij të thara nga buzët e mia e ndërsa rënkonte nën zë më pëshpëriti te veshi e më tha:

-Ti puth më mirë se babai i Dua Lipës!

Me trëndafilat e pakësuar në duar dola në bulevard dhe i ngrita dorën një taksie.

-Urgjent në Rinas, i dhashë urdhër shoferit dhe makina e verdhë vërdhoi drejt aeroportit.

-Lekë nuk kam por po të jap një puthje dhe një trëndafil, kusurin jepja pronarit tënd-bëra shaka me taksixhiun dhe u futa brenda terminalit të nisjeve.

Bosh, qetësi, altoporlantët nuk njoftonin pasagjerët, edhe sportelet bosh. Një polic dremiste brenda kabinës por e zgjova, i bërtita:

-Ej sheeeef, kuuuu jaaaanë njeeeerëëëzit?

Polici kaploi sytë, vuri kapelen mbi kokën e tij formë Skrapari dhe më ktheu përgjigjen që s’prisja:

Sapo ikën të gjithë në Londër, Boston, Frankfurt, Milano, Paris. Ikën, ikën, ikën, ikëëëën!

Veshët e mi buçitën si Hiroshimë, koka mu var prej gravitetit të turpit, krahët mu lëshuan, trëndafilat mu derdhën në tokë dhe bashkë me lulet e kuqe u plasa edhe unë…

U përmenda 10 minuta para mesnatës. Veten e gjeta në ambulancën e Vorës e teksa kërkoja ujë, përballë meje shikoja veten time nga ekrani i një televizori të vogël. Spikeri lexonte plot dëshpërim:

Grabitja në aeroportin e Rinasit ndodhi në mesditë. Trëndafilat e kuq të gazetarit dyshohet se i vodhën 3 persona të maskuar të cilët më pas larguan me një makinë të zezë dhe u fshehën në Fushë-Krujë. Policia u vu në ndjekje të keqbërësve!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse Elton Haxhi nuk është dora që urdhëroi rinovimin e liçensës së Duty Free!

Publikuar

-

Nga

Elton Haxhi zv.ministri që firmosi liçensën e re të Duty-Free dha sot dorëheqjen.

Nëse të gjithë thonë që liçensa është dhënë në shkelje të ligjit, atëherë logjika e thjeshtë e do që të arrijmë në konkluzionin që Elton Haxhi ka firmosur për korrupsion. Dilemat nuk i heq dorëheqja nga karrigja e pavlerë e zv.ministrit.

Ambasadorja e re sot e ndërroi parrullën dhe nga “duhet të vazhdojmë Reformën në Drejtësi” e zëvendësoi sot me “SPAK duhet të jetë i suksesshëm patjetër”.

Do bëhet Elton Haxhi subjekt i SPAK?

Pse Rama nuk i bën kallëzim penal Elton Haxhit në SPAK? A ka mundësi një copë zv.ministri “rrakeik” si Elton Haxhi që të ketë bërë gjithçka, pa dijeninë dhe OK e Ramës, apo të mëkëmbësit të Ramës, Engjëll Agaçit?!

Çështja e liçensës së Duty Free, sido që të shkojë çështja në gjykatë, nuk kalon më pa kosto për buxhetin e shtetit, përveç kostos në raport me partnerët gjermanë dhe amerikanë.

Pse Rama po lan duart nga ajo histori duke “dorëhequr” Elton Haxhin?

Ose Elton Haxhi është përgjegjës penalisht për firmën që ka vënë, ose nuk ka përgjegjësi fare. Ajo firmë është ose në përputhje me ligjin dhe Rama që gjykon çdo vendim gjykate, mund të gjykojë edhe firmën e “një cope zv.mimistri” të vetin, ose në kundërshtim me ligjin dhe Rama duhet të bëjë shembull “pizëvengun” që i prishi imazhin qelibar të qeverisjes.

Vështirë se mund të besojmë se “kokrra e zevendës ministrit”, vuri në lëvizje gjithë piramidën e Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të doganave që paketuan për 24 orë rinovimin e liçensës së Duty Free./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Tirana, midis ndryshimit dhe braktisjes

Publikuar

-

Nga

* 100 vite ne periudhen qe jetojme, eshte kohe e mjaftueshme per ndertimin e nje kryeqendre te zhvilluar qe i paraprin zhvillimit te te gjithe vendit. Kryeqytetet e kane shume me te lehte te ecin me hapin e kohes dhe te jene te krahasueshme me simotrat e zhvillura te kontinentit edhe kur jane qendra te shteteve shume me te prapambetura. Per fat te keq kete nuk mund ta themi per Tiranen ne njeqindvjetorin e shpalljes se saj Kryeqytet i Shqiperise.

Elementi i pare i vleresimit te zhvillimit te nje qyteti sigurisht qe mbetet aspekti i tij urban, shkaterrimi i te cilit pothuaj e ben te pakthyeshem jete e mot ringritjen e qytetit. Ndryshe nga problematikat e tjera te cilat jane te rikuperueshme, shkaterrimi urban per nje qytet eshte si nje semundje e pasherueshme qe do ta mundoje gjithmone e me shume pacientin.

Periudha diktatoriale, edhe pse i imponoi Kryeqytetit nacional-komunizmin dhe ndertimet joestetike te objekteve qe e shemtuan ate, te pakten nuk demtoi urbanistiken e tij. Ne vitet 90 sistemi monist trashegoi nje qytet te zymte e te varfer, mbi te cilin me pak perpjekje mund te ndertohej lehte nje qytet Europian. Nese levizjet migratore demtuan rende periferine e Tiranes me ndertime pa leje dhe kaotike por gjithsesi te ulta, ato qe i dhane goditjen fatale zhvillimit urban te qytetit ishin te ashtuquajturat “ndertimet shumekatshe me leje pjesore” ne qender te tij.

Ne te dyja rastet Tirana u shfrytezua politikisht per arsye elektorale. Ne kryeqytet jo vetem u lejua ndertimi i qindra objekteve paleje, por u be edhe legalizimi i tyre pa ju nenshtruar me pare asnje studimi urban. Ne me pak se 20 vite, tre nga politikanet kryesore te vendit ne rolin e kryebashkiakut, dhane pa kriter leje ndertimi abuzive. Keto leje prodhonin begati per karrieren e tyre politike por shkaterrim per qytetin. Fale ketyre politikave rrenuese te nderrmara vetem per qellime elektorale, sot Tirana e ka pothuaj te pamunder ndertimin e nje rrjeti tramvai edhe ne qendren e saj. Kemi nje qytet jo vetem pa hapsira publike, por qe ngjason me nje vendgrumbullim betoni te shperndare ne menyre te rastesishme. Dhe gjithashtu nje Kryeqytet qe ne 100 vjetorin e tij si ka mbetur pothuaj me asnje vlere identitare prej periudhes se themelimit.

Dhe si per te na bindur perfundimisht se ajo eshte shkaktarja qe ne kete pervjetor Tirana nuk ka pothuaj asgje nga shkelqimi i merituar, politika na ka dhene edhe nje prove te fundit uleritese. Fal politikes se mbrapshte te viteve te fundit, Tirana sot nuk mund te konsiderohet me qytet as ne kuptimin formalo-thelbesor, sepse i mungon “demosi”, pra demokracia si forme organizimi. Nese qytetet linden dhe u zhvilluan si nevoje e drejtimit te perbashket nga qytetaret e tyre, Tirana sot drejtohet nga nje njeri i vetem, me organe totalisht njepartiake dhe jo pluraliste. Kush mund ta mendonte se kryeqyteti i nje vendi Europian, me i aferti gjeogradikisht me Athinen ku dhe lindi demokracia, do te riperseriste veten pas 30 vitesh nga permbysja e komunizmit dhe cdo vendim te qytetit do ja linte ne dore nje njeriu te vetem.

Dhe nese dikush mund te kundershtoje kete konstatim duke thene se te pakten Tiranes sot i mungon shtatorja e njeshit ne qender te qytetit, gabohet. Eshte edhe me keq se kaq. Sot ne 100 vjetorin e shpalljes Kryeqytet nga Kongresi i Lushnjes, ngjarja me perparimtare e Shqiperise qe nga Pavarsia,Tirana e ka me veshtire se me pare te jete shprehje e nevojes se shoqerise per ndryshim. Tre Kryebashkiaket e fundit te Tiranes kane nje rol deciziv ne kete proces ku nje grup individesh qe nuk e kalojne dyzinen, kane themeluar nga Tirana nje sistem pothuaj oligarkik. Ata perfitojne nga cdo gje qe ndodh ne qytet, asgje sbehet pa lejen e tyre dhe ceshte me e keqja, ata behen gjithmone bashke perballe ndryshimit. Dhe per dreq, ky sistem i mbrapshte nuk ka as shtatore te ngritur qe te mund te permbysej me nje te rene. Ndaj qytetaret midis dilemes per tju nenshtruar apo ndryshuar, gjithmone e me shpesh po zgjedhin ta lene Qytetin.

Nga Fabian Topollaj

Keshilltar i Keshillit te Bashkise Tirane
Perfaqesues i Partise “Bindja Demokratike”

LEXO TE PLOTE