Connect with Us

Ndryshoi rrënjësisht Moskën/ Ndahet nga jeta kryebashkiaku historik

Bota

Ndryshoi rrënjësisht Moskën/ Ndahet nga jeta kryebashkiaku historik

Publikuar

-

Ndahet nga jeta në moshën 83 vjeçare në Gjermani ish kryebashkiaku i Moskës, Yuri Luzhkov si pasojë e një arresti kardiak.

Ai konsiderohej si njeriu i cili ndryshoi rrënjësisht Moskën duke e kthyer atë në qytetin e luksit.

Luzhkov, një peshë e rëndë politike e epokës së Boris Yeltsin, ishte kryetar i Moskës për 18 vjet dhe ishte një nga themeluesit e partisë Rusia e Bashkuar, platforma e gjatë politike e presidentit rus Vladimir Putin.

LEXO EDHE:  Portugali/ Vdes Herberto Helder një nga poetët më të mëdhenj bashkëkohorë

Në vitin 2010, Luzhkov u shkarkua nga posti i tij në Bashkinë e Moskës nga Presidenti Rus Dmitry Medvedev./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Vrasja e gjeneralit iranian/ Mijëra njerëz vërshojnë nëpër rrugë: Vdekje për Amerikën

Publikuar

-

Nga

Mijëra persona kanë vërshuar në rrugët e qytetit iranian të Ahvaz t’i dhënë lamturmirën gjeneralit ushtarak Qasem Soleimani.

Sipas BBC, mijëra njerëz brohorisnin nëpër rrugë: “Vdekje për Amerikën”.

Soleimani ishte arkitekti i sferës së ndikimit të Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme dhe ai konsiderohej si njeriu i dytë më i fuqishëm i vendit.

Vrasja e tij shënoi një përshkallëzim të tensionece midis Iranit dhe SHBA.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei, i cili kishte një marrëdhënie të ngushtë personale me Soleimani, paralajmëroi “hakmarrje të rëndë” për sulmin, dhe analistët thanë që Irani mund të ndjekë sulme kibernetike kundër SHBA.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë polici nga Gjirokastra/ Bëri aksident sapo nisi pushimet

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta ish-deputetja e PD-së, Rushen Golemi

Presidenti Trump, i cili autorizoi sulmin ndaj Soleimani tha se SHBA ishte e gatshme të godiste 52 site “të rëndësishme për Iranin dhe kulturën iraniane që përfaqësonin 52 amerikanë që ishin mbajtur peng në Iran për më shumë se një vit nga fundi i vitit 1979 pasi ato u morën nga ambasada e SHBA në Teheran./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Revolucion në Zvicër/ Nga 1 janari, udhëtimi nga shtëpia deri në zyrë llogaritet si orar pune

Publikuar

-

Nga

Nga 1 janari, udhëtimi nga shtëpia në zyrë, qoftë me tren apo autobuz, në Zvicër mund të konsiderohet orar zyrtar pune.

Mediat e huaja e kanë konsideruar këtë direktivë si një revolucion që iu njeh punonjësve publik të drejtën që koha e udhëtimit të konsiderohet pjesë e orarit zyrtar të punës.

Kjo risi buron nga një ndryshim në direktivën “Puna e lëvizshme në administratën federale”, e cila thotë se “performanca e punës gjatë udhëtimit në zyrë” mund të miratohet me kusht që lloji i punës, kohëzgjatja dhe kushtet të udhëtimit ta bëjnë këtë të mundur.

Kështu pra, më në fund pranohet se është punë edhe nëse i përgjigjeni një telefonate të shefit, dërgoni dhe merrni e-mail ose mesazhe përmes rrjeteve sociale me udhëzime, kujtesa dhe sqarime mbi angazhimet e ditës.

Deri më tani, në Zvicër, puna e bërë gjatë udhëtimit nuk konsiderohej pjesë e orarit të punës, edhe në disa raste të jashtëzakonshme, ishte konsideruar si e tillë. Kërkesa u paraqit vitin që shkoi nga katër sindikata, të cilat pretendonin fleksibilitet më të madh në formën e punës, shkruan gazeta Sinjali.

LEXO EDHE:  Media në zi/ Ndahet nga jeta veterani i gazetarisë

LEXO EDHE:  Media në zi/ Ndahet nga jeta veterani i gazetarisë

Direktiva e re është gjithashtu pasojë e evolucionit teknologjik, i cili me telefon, apo laptop falë internetit, lejon që të kryhet edhe jashtë zyrës një pjesë e detyrimeve të punës.

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Trump paralajmërim të fortë ndaj Iranit/ Kemi në shënjestër 52 site iraniane

Publikuar

-

Nga

presidenti i shba,donald trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar iranin pas vrasjes së gjeneralit ushtarak Qasem Soleimani.

Trump deklaron se nëse Irani do të sulmojnë qoftë dhe një amerikan apo një aset amerikan atëherë do të sulmojë 52 objekte të Iranit që përfaqësojnë 52 amerikanët e marrë peng nga Irani shumë vite më parë.

Presidenti amerikan thotë se SHBA nuk do më kërcënime dhe nëse Irani vret qoftë dhe një amerikan atëherë goditja do të jetë shumë e ashpër.

“Irani nuk ka qenë asgjë vetëm problem për shumë vite. Le të shërbejë kjo si paralajmërim. Nëse Irani vret qoftë një amerikan apo sulmon nje aset të amerikanëve, ne kemi në shënjestër 52 site iraniane që përfaqësojnë 52 amerikanët e marrë peng nga Irani shumë vite më përpara. Disa nga këto site janë tepër të rëndësishme për Iranin, kulturën iraniane. Irani vetë do të goditet shumë shpejt e shumë fuqishëm. SHBA nuk do më kërcënime!”, deklaron Trump./CNA.al

LEXO TE PLOTE