Connect with Us

Meta dëshmoi 20 minuta/ Ardian Dvorani shkon nesër në Prokurori

Lajme

Meta dëshmoi 20 minuta/ Ardian Dvorani shkon nesër në Prokurori

Publikuar

-

Pas presidentit Ilir Meta, i cili dha dëshminë për 20 minuta, Prokuroria ka thirrur në Gjykatë, kreun e KED-së Ardian Dvoranin.

Sipas Top Channel, Prokurori Alket Mersini i ka dërguar ftesë Dvoranit, për t’u paraqitur ditën e nesërme në Prokurorinë e Tiranës në orën 10:00 të paradites.

Ardian Dvorani do të pyetet në lidhje me kallëzimin e bërë nga presidenti Ilir Meta.

Gjithashtu raportohet se do të merren në pyetje edhe anëtarët e KED, Arta Marku, Vitore Tusha, Fatjona Memcaj.

LEXO EDHE:  Vota në OKB, befason Bushati: Meta ishte informuar për qëndrimin e Shqipërisë

Kujtojmë këtu se, pas kohë më parë, presidenti Ilir Meta kallëzoi penalisht kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për “shpërdorim detyre”.

Kallëzimi ndaj kryetarit të KED, lidhur me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese është dorëzuar në tre prokurori dhe më konkretisht në Prokurorinë e Përgjithshme, në Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe në Prokurorinë e Tiranës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Kemi shumë nevojë për bashkëpunim”/  Drejtori i Arsimit në Korçë mesazh të fortë nxënësve dhe mësuesve

Publikuar

-

Nga

“Kemi shumë nevojë për bashkëpunim”/  Drejtori i Arsimit në Korçë mesazh të fortë nxënësve dhe mësuesve

Drejtori Rajonal i Arsimit në Korçë Kristaq Grabocka, ka dhënë një mesazh për fillimin e vitit të ri shkollor.

Grabocka ka uruar të gjithë nxënësit që nesër do të ulen në bankat e shkollës dhe i këshillon ata të bashkëpunojnë me mësuesit për çdo gjë dhe ti pyesin ata për çdo pasiguri.

Ai thekson se në këtë vit shkollor mësuesit kanë nëvojë për bashkëpunim për të përballuar problemet.

Gjithashtu Grabocka jep edhe një mesazh për mësuesit, teksa kërkon që këta të fundit të mbajnë siguri në shkollë.



“Në fillim të vitit të ri shkollor të gjithë ne urojmë, këtij urimi i bashkohet kushdo,  sepse shkollimi është i të gjithëve dhe nga ai përfitojnë të gjithë. Gëzuar Shkollar,  kushdo dhe kudo qofsh, paç një vit të mbarë dhe dalshim faqebardhë të gjithë.

Ti që nesër do ulesh në bankat e shkollës,  të ftoj të ndjekësh yllin tënd,  të mos rreshtësh së bashkëpunuari me të gjithë,  mësuesit të parët,  të mësosh duke luajtur dhe duke përdorur dijet në jetë; të vazhdosh të thuash hapur atë që di,  dhe të mos hezitosh të pyesësh për gjithçka nuk di,  apo nuk ke i sigurt. Kemi ndryshuar shumë dhe jemi krenarë, por kurrë nuk do të ndalemi së punuari që shkollarët tanë, denjësisht të përballen me bashkëmoshatarët europianë.

LEXO EDHE:  Meta i akordon Titullin “Për merita të veçanta civile”, ish-senatorit francez, Michel Berson

LEXO EDHE:  Cënimi i sigurisë kombëtare/ Xhaçka "dhëmb për dhëmb" me Metën

Të dashur prindër, ne jemi aty, në klasë me fëmijën tuaj, për ta ndihmuar të hapë radhazi dyer e dijes. Por, në këtë vit të veçantë, kemi shumë nevojë për ju, mbi të gjitha edhe për bashkëpunimin tuaj,  bashkë do ja dalim.  Duke qenë bashkë problemet përballen më mirë dhe të tilla nuk do na mungojnë në këtë vit.

Të dashur kolegë, detyra jonë është e shenjtë  dhe ky shenjtërim merr një vlerë të shtuar këtë vit. Të gjithë jeni impenjuar këto ditë për të siguruar çdo gjë, për sigurinë në shkollë për çdo fëmijë.  Na kanë besuar tradicionalisht gjënë më të shtrenjtë fëmijën, jemi kujdesur, e kemi drejtuar,  por këtë vit veç të tjerëve duhet ta ndihmojmë të mbrohet nga virusi i mallkuar.  Unë jam i bindur se, ashtu sikundër jemi ne, fjalëpak dhe punë shumë, edhe këtë vit do ja dalim,  edhe me këto detyra të shtuara”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ambasada amerikane: Tre vaksinat e SHBA kundër Covid-19 në hapin e fundit drejt krijimit

Publikuar

-

Nga

Ambasada amerikane: Tre vaksinat e SHBA kundër Covid-19 në hapin e fundit drejt krijimit

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë detaje për tre vaksinat kundër Covid-19 të financuara nga Shtetet e Bashkuara.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson se vaksinat kanë hyrë në fazën e tretë të testimeve klinike, hapi i fundit drejt krijimit të një vaksine të sigurt dhe efektive para miratimit nga qeveria.



“Tre vaksina kundër Covid-19 të financuara nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në fazën e tretë të testimeve klinike, hapi i fundit drejt krijimit të një vaksine të sigurt dhe efektive para miratimit nga qeveria. Nderkohë që vaksinave zakonisht iu duhen vite për t’u përfunduar, përmes operacionit Ëarp Speed, administrata po investon miliarda dollarë për të përshpejtuar krijimin, prodhimin dhe shpërndarjen e tyre. Dhjetra mijëra njerëz janë ofruar të testojnë vaksinën në mënyrë vullnetare, për t’u siguruar që ato të jenë të sigurta dhe efektive para se të aprovohen për përdorim të gjerë’, shkruan ambasada./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Foto-Flakët e zjarr “përpijnë” malin e Moravës

Publikuar

-

Nga

Një zjarr i madh ka përfshirë sot malin e Moravës në Korçë, i cili njihet edhe si mushkëria e qytetit juglindor.

Flakët e zjarrit u favorizuan nga era duke u përhapur në gjithë sipërfaqen ku janë djegur pishat. Zjarrfikëset nuk mundën të shuanin zjarrin i cili vazhdoi të përhapej me shpejtësi.



Nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE