Connect with Us

Manjani flet me dokumenta/ Pretenca e Prokurorisë për Salianjin lajthitje e rëndë

Politikë

Manjani flet me dokumenta/ Pretenca e Prokurorisë për Salianjin lajthitje e rëndë

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka cilësuar si lajthitje të rëndë, pretencën e Prokurorisë për të dënuar me 1 vit e 6 muaj burg ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji për çështjen “Babale”.

“Nuk do ta besoja po të ma rrefente dikush konkluzionin krejt alogjik dhe pa asnjë mbështetje ligjore të Prokurorisë që akuzon njerëz për kallëzim të rremë, ndërkohë që nuk është bërë kallëzim fare!!!

Çmenduri juridike, që sigurisht lë shteg për hamendësime nga më të ndryshme.

Siç mund ta shihni në këtë foto, Kallëzimi i Rremë (neni 305) është mjë vepër penale në kapitullin e Veprave Penale ndaj Drejtësisë.

Pra kallëzimi i rremë synon të konfuzojë drejtësinë”, shprehet ish-ministri, teksa ka publikuar nenet e Kodit Penal.

Gjithashtu Manjani shkruan në rrjetet sociale se Salianji, as Albert Veliu dhe as Fredi Alizoti nuk kanë bërë kurrë një kallëzim në Prokurori.

“Që të gjendemi përpara akuzës për Kallëzim të Rremë, duhet të të kesh bërë një kallëzim në Prokurori si fillim. Pastaj kjo e fundit çmon nëse kallëzimi i bërë ka patur ndonjë qëllim nga ato që përmban neni 305 apo jo. Pra, kallëzimi që të jetë i rremë duhet të rrëfjë një krim që ska ndodhur apo është bërë për të filluar një çështje ndaj dikujt padrejtësisht.

LEXO EDHE:  Monika Kryemadhi tallet publikisht me Dashamir Shehin

Asnjëri nga ata persona, që sot Prokuroria i ka akuzuar dhe në pretencën e saj ka kërkuar dënim, NUK BËRI KURRË NJË KALLËZIM në Prokurori.

Pra të akuzosh për Kallëzim të Rremë, pa kallëzim fare quhet NONSENS juridik. Lajthitje e rëndë në objekt e në ligj.

Nuk po i hyj përmbajtjes së denoncimit publik që ata persona bënë ndaj vëllait të ish ministrit të brendshëm, sepse fakt është se ata nuk gënjyen. Vëllai i ish ministrit gjendet tashmë në burg si rezultat i këtij denoncimi publik. Pra edhe sikur, për një moment të pranojmë nonsensin e prokurorisë, denoncimi tregoi një fakt të vërtetë.

Kjo është turp, jo akuzë!”, deklaron ai.

Manjani thotë se shpreson që “Gjykata ta hedhë në kosh të plehrave këtë akuzë e bashkë me të të gjithë këtë praktikë”, të cilën e cilëson si të rrezikshme për drejtësinë.

Prokuroria kërkon të dënohet Salianji

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gazetari ironizon Ramën e Veliajn/ Bashkë me depozitat duhet të heqin edhe çatitë

Publikuar

-

Nga

Gazetari Armir Shkurti ka ironizuar bashkinë, po ashtu edhe qeverinë, mbi vendimin e  marrë për të larguar nga taracat e pallateve, në Tiranë, të gjitha depozitat e ujit.

Në ditën e sotme, me erë të fortë, Shkurti tregon se doli të blejë disa gështenja dhe pa që ishin rrëzuar degë pemësh dhe llamarina, por me tone ironike thotë se, “shyqyr nuk kishte depozita t’i binin mbi kokë”.

“Dola dhe sa kapërxeva rrugën një “kraaAuu!” pas shpinës sime. Qe një degë shumë e trashë rrapi që u këput nga shkulma e erës. “Se mos më shkëputet ndonjë depozitë uji”- mendova – “e më bie në kokë. Ato janë shumë të rrezikshme”! Një tabak i valëzuar llamarine, nga ato që shërbejnë si streha apo çati për hashefka, fluturoi nja 10 metra para meje me vërtikë. Të më kish kapur ma kishte prerë kokën si gjelit të detit. U përplas përdhe me rrapëllimë, me zhurmën e një depozite uji bosh që përplaset përdhe dhe u ngrit edhe një herë fluturim nga era. Ngrita kokën me ankth por falë Zotit jo! Depozitë s’kishte. Çështje fati”, shprehet gazetari.

LEXO EDHE:  Manjani nxjerr sekretet/ Si më shkarkuan Meta e Rama

LEXO EDHE:  Monika Kryemadhi tallet publikisht me Dashamir Shehin

Duke vazhduar ironinë, Shkurti shkon më tej duke thënë se , ndoshta Bashkia e Tiranës bashkë me depozitat duhet të heqë edhe çatitë e t’i zëvendësojë me taracë.

“Fati ndihmon trimat! U ktheva gjallë e pa një të gërvishtur në shtëpi, çava gështenjat që të mos pëllcasin kur piqen me mendjen tek të prekurit nga tërmeti. Shyqyr që zoti Rama i ka strehuar nëpër hotele luksi se do hiqnin picirin me erën nëpër çadra sonte!”, shprehet Shkurti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

29 vite nga themelimi i RD-së/ Berisha kujton shpresën që ngjalli gazeta tek shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për 29-vjetorin e themelimit të medias Rilindja Demokratike, gazetës së parë opozitare që Edi Rama po mundohet ta censurojë.

Berisha kujton se 29 vite më parë, pas një vendimi historik të Partisë Demokratike të Shqipërisë, njeë grup i intelektualësh, gazetarësh dhe studentësh botuan numrin e parë të gazetës, e cila ishte si organ i PD-së dhe mendimit opozitar shqiptar.

Ish-kryeministri tregon se me sa frikë dhe armiqësi e priti botimin e Rilindjes Demokratike regjimi komunist, duke bërë gjithçka që ta pengonte, por megjithatë publiku i gjerë e priti me interes të jashtëzakonshëm.

Berisha shkruan në rrjetet sociasle se: “Me qindra e qindra qytetare priten numrin e pare te saj me padurim te madh, me nje nate te bardhe, pra zbardhen gjithe naten per te siguruar nje kopje te saj, e cila hapej me nje editorial te pavdekshem te redaksise “E para eshte fjala”.

“Me shpejtesi te rrufeshme gazeta si organ i te vertetes aktuale dhe asaj te ndaluar dhe mohuar pushtoi mendjet dhe zemrat e shqiptareve. Asokohe te shumte ishin intelektualet nga te gjitha fushat qe u bene bashkepuntoret me te mire te saj. Rilindja Demokratike tere jeten e saj ishte dhe mbetet si organi i pavdekshem i fjales dhe shtypit te lire, te vertetave te medha te shoqerise dhe kombit shqiptar”, thekson më tej ish-lideri i demokratëve.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës: A do shkarkohet Presidenti i Republikës?

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës: A do shkarkohet Presidenti i Republikës?

Berisha shpreh nderimin më të madh për të gjithë ata intelektualë, publicistë, gazetarë, studentë, redaktorë, kryeredaktorë dhe drejtorë që themeluan gazetën e parë opozitare të vendit, që e drejtuan dhe shndërruan atë që nga numri i parë e deri në numrin e sotëm në zëdhënëse të të vërtetave të mëdha të shoqerisë shqiptare.

“Ne kremtojme kete dite kur Edvin Kristaq Xhelati, biri biologjik i zevendesit te Nexhmije Hoxhes, skulptorit xhelat te diktatures Kristaq Rama, qe firmosi varjen ne litar per fjalen e lire te poetit disident Havzi Nela ne gusht te vitit 1988, miratoi ne parlamentin e krimit dhe droges ligjin gijotine per fjalen e lire”, shprehet ish-kryeministri ndër të tjera.

Gjithashtu Berisha i rikujton shqiptarëve se armiku më i rrezikshëm i njeriut është armiku i fjalës së tij të lirë, ndaj kërkon që populli të ngrihet kundër kryeministrit Rama, që sot kërkon të censurojë mediat në Shqipëri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përgjimet e Bild/ Krahu i djathtë i Kryemadhit kërkon reagimin e SPAK-ut

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka fajësuar sërish kryeministrin Edi Rama për krizën në vend, për papunësinë dhe për largimin e të rinjve.

Vasili tha se i çmenduri politik, duke iu referuar Ramës, e cilëson qeverinë dhe pushtetin si pronë private.

Nënkryetari i LSI-së deklaroi se nuk ka besim te strukturat e drejtësisë dhe te SPAK-u do të krijojë besim vetëm nëse heton për përgjimet e publikuara nga media gjermane “Bild” gjatë vitit 2019.

“Më ka pyetur një gazetar që a beson tek SPAK dhe i kam thënë se besoj në rast se SPAK merret me përgjimet që janë publikuar nga BILD, ku janë përfshirë politikanë, janë përfshirë shefa policie, të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit që bashkëpunojnë me krimin. Kur të veprojë drejtësia në këto raste, atëherë do besoj i kam thënë. Kemi parë se vota shitet e blihet dhe pa i dhënë zgjidhje kësaj, nuk mund të vazhdohet tutje. Bundestagu i ka vënë vulën krizës në vend”, tha Vasili në rubrikën “Opinion” në News 24.

LEXO EDHE:  Protesta studentore e politizuar?/ Manjani zbulon “drejtuesit”

LEXO EDHE:  Manjani "thumbon" Ramën/ Kjo qeveri duhet të kalojë testin ...!

Në fakt duket paksa paradoksale që krahu i djathtë i Monika Kryemadhit të kërkojë llogari për blerjen e votave, kur LSI akuzohet si partia që ka blerë më shumë vota./ CNA.al

LEXO TE PLOTE