Connect with Us

“Kujdes! Dita e gjykimit po vjen”/ Nard Ndoka bën paralajmërimin e fortë

Politikë

“Kujdes! Dita e gjykimit po vjen”/ Nard Ndoka bën paralajmërimin e fortë

Publikuar

-

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka bërë sot një paralajmërim të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa komenton daljet e Ramës në ERTV, dhe propagandën pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Ndoka shkruan se dita e gjykimit do të vijë shumë shpejt dhe se Rama nuk do të mund të shpëtojë nga mëkatet.

“Deri dje nuk mund të lëvizte pa gardë dhe polici. Sot i duket vetja si “shpëtimtar”!

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Studentët nuk tërhiqen pa shkatërruar të gjithë sistemin

“Post tërmeti” do të të zhysë më thellë se “Rama ik”!
Kujdes, kjo paqe nuk ka lidhje me ty, por me fatkeqësinë!
Telenovelat tuaja të pështira të kinostudios “Ertv”, do mbesin si provë, ku ti je me zë dhe figurë, që tallesh me fatkeqët e tërmetit.
Dita e gjykimit po vjen, nuk ka prift as imam, që të shpëton nga mëkatet e Rilindjes tënde!”-shkruan Ndoka në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Propozimi i PS pengon koalicionet/ Islami: Partitë e vogla dalin jashtë loje

Publikuar

-

Nga

Eksperti i çështjeve zgjedhore dhe ish-ministri i jashtëm Kastriot Islami ka folur sot në lidhje me propozimin e PS për Kodin Zgjedhor.

Në një intervistë për AbcNews, Islami tha se partitë e vogla sipas kësaj skeme duhet të marrin 3% të votave në shkollë kombëtare. Kjo, sipas tij është e pamundur dhe çon në dëmtimin e tyre, duke i përjashtuar.

“Për partitë e vogla, duhet të marrë 3% të votave në shkollë kombëtare. Mund të marrë në një zonë edhe 10 mijë vota, por në shkallë kombëtare duhet të marrë 50 mijë vota. Nëse nuk i merr këto ai nuk zgjidhet dot se nuk e lejon sistemi. Lista është e ngrirë dhe paritë e vogla nuk konkurojnë dot. Ky është një ligj më e keq se ky që kemi sot. U prish punë partive të vogla. Partitë e vogla që janë këta lehaqenët që bërtisnin për listat e hapura, janë të eliminuar me 3% në shkallë kombëtare.

Këta janë të vdekur që në hyrje. Në këto vite vetëm 3 parti kanë marrë 2.5 % të votave. I kanë mashtruar sikur lista është e hapur, por nuk është e hapur.



E gjithë kjo është bërë për të prishur koalicionet. Rama ka personazhe që populli i urre dhe do i vendosë te pjesa e ngrirë e listës. Nëse ke në Tiranë 15 veta, duhen 11 mijë vota që të kalojnë këta 15 vetë.

Kjo ka një mënyrë të bëhet spic duhet. Duhet zbatuar fakti që Këshilli Politik është komisioni i reformës zgjedhore. Populli nuk e kupton sepse ka shkuar të votojë në Kavajë  sistem mazhoritar dhe zgjodhën Elvis Roshin. Formula për të hapur listat ka dhe janë shumë të thjeshta. Edhe ju gazetarët nuk e e kuptoni, imagjino populli.

Parlamenti dhe qytetarët duhet ta kuptojnë se çfarë po ndodh në mashtrimin madh. Do të shikojnë përsëri deputetët kukulla që i ka vendosur Edi Rama. Partitë e vogla nuk do jenë në parlament sepse nuk e kanë marrë 3%, por do kenë marrë tendera.

Kjo ka vetëm një mënyrë të kalohet në Këshillin Politik.  Këtë gjë ndërkombëtaret e kanë kërkuar. Rama do t’i bjerë murit me kokë, le ta bëjë, do të jetë një Lukashenko”, theksoi Islami.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kastriot Islami “zbërthen” formulën e Ramës për Kodin Zgjedhor/ Propozimi i PS, mashtrim i madh

Publikuar

-

Nga

Kastriot Islami “zbërthen” formulën e Ramës për Kodin Zgjedhor/ Propozimi i PS, mashtrim i madh

Eksperti i çështjeve zgjedhore dhe ish-ministri i jashtëm Kastriot Islami në një intervistë për Abc Neës me gazetaren Fabiola Hoxha foli për formulën e propozuar së fundmi nga PS për Kodin Zgjedhor.

Islami e ka cilësuar si një mashtrim të madh. Sipas tij ajo që është prezantuar nuk është gjë tjetër veçse mënyrë për të penguar koalicionet parazgjedhore.

Është një mashtrim i madh  që po u bëhet shqiptarëve që kanë kërkuar të kenë ndryshim thelbësor të procesit zgjedhor. Duke hapur listat. Po prishet koalicionet që quhen të përbëra dhe gjithë kjo histori është bërë nga Edi Rama që është bërë i neveritshëm. Dhe e dyta të pengojë opozitën nëpërmjet prishjes së koalicioneve. Këtu kemi arritur nëpërmjet një këshilli Politik.

Ndryshimi është bërë i njëanshëm pa pjesëmarrjen e opozitës. Ndryshimi është bërë në shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit. Është një shkelje e rëndë e komisionit të Venecias. Është një shkelje e rëndë që evidentoi Merkel dje, që ha se reforma duhet bërë me konsensus. Është një shkelje shumë e rëndë e Kushtetutës. Në fund fare është një shkelje që bëhen ndryshime kushtetues enë një parlament ilegjitim me 122 deputetë”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Foto-Studentët nuk dorëzohen/ S’ka dialog, plotësoni kërkesat



Më tej, Islami thekson se formula e socialistëve nuk është për lista të hapura, pavarësisht se është propozuar si e tillë.

LEXO EDHE:  Foto-Studentët nuk dorëzohen/ S’ka dialog, plotësoni kërkesat

Siç thekson ai, është sërish Rama që do të rendisë deputetët e tij. Islami e cilëson si listë të ngrirë, ndërsa shton se kjo formulë nxjerr jashtë loje partitë e vogla.

“Procedura është bërë e njëanshme. Ka bërë një propozim, praktikisht nëpërmjet kësaj ndodh që kryetari i partisë cakton parë renditjen e kandidatëve. Rama do të rendisë të 11 deputetë e tij në Shkodër. E zemë se në Shkodër do marrë pjesë 50% e popullsisë dhe Rama fiton 5. Dhe nëse deputeti i gjashtë nuk merre 12 mijë vota e një ai nuk zgjidhet. Një burrë nuk e heq një grua. Duhet një grua që të marrë më shumë vota. Ka një hile, votuesit i janë dhënë 3 mënyra votimi. Kur voton 2 kandidatë ai nuk zhvendos sepse votat nuk i kalojnë kandidatit.

Kjo është një listë e ngrirë, e vendosur nga kryetari i partisë dhe është shumë e vështirë në terren që kjo të ndodh”, shprehet ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Hapini listat 100 për qind”/ “Shpërthen” Meta: Mjaft e degraduat Kuvendin o shakaxhinjtë e “integrimit”

Publikuar

-

Nga

“Hapini 100 për qind”/ “Shpërthen” Meta: Mjaft e degraduat Kuvendin o shakaxhinjtë e "integrimit"

Presidenti Ilir Meta vijon të përcjellë mesazhe të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta bën thirrje për hapjen 100% të listave.

Po ashtu ai I drejton edhe një apel të fortë mazhorancës, ndërsa shkruan “mjaft e degraduat Kuvendin”.

“Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.



Hapini 100 për qind!

LEXO EDHE:  “Timonin do ta mbaj vetë te respiratori/ Rama: Jemi shumë të avancuar për mbjelljen e kanabisit

LEXO EDHE:  Rama si Enver Hoxha/ Shpërndan “fletlavdërime”

Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”.-shkruan Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE