Connect with Us

Kryeministri gagarel që u ka mpirë trutë shqiptarëve

Opinione

Kryeministri gagarel që u ka mpirë trutë shqiptarëve

Publikuar

-

Nga Ilir Levonja

– Për shqiptarët përbën lajm eksitues që Gogoli i madh dhe Gogoli krriç ndez dritën e pemës
së festave të fundvitit. Dikur i thoshin pema e Vitit të ri, koha kur ta priste gjuhën ai Gogoli
i diktaturës, ai që popullit i thoshte se feja është opium për ta dhe vet vriste veten me
bollëkun e të mirave dhe diabetin që i shoqëron ato pashmangshmërisht.

Nga ana tjetër e argëtonte soj e sorollop me pemën që simbolizon Krishtlindjen dhe dhuratat poshtë saj,
allias pema e viti të ri edhe për atë, gogolin e madh. Ashtu sikurse sot ata që i janë ritkhyer
besimeve, ca e quajnë pemë e krishtlindjeve, ca që janë bërë myslimanë me ose pa burka, e
quajnë pema e vitit të ri. Por s’është kjo tema, është çmenduria kolektive e lajmit, të
ndezësh pemën përbën lajm.

E për më keq akoma, gishti i mesit që Kryegogoli i nxjerr një grupi diku përtej që kundërshtojnë regjimin e tij, propagandën a uzurpimin total të kohës  së shqiptarëve me veprimtari bajate si kjo e ndezjes së dritës.

Dhe dyfish më keq akoma kur rreth e qark janë një batalion me fëmijë. Shqiptarët u fyen keq kur para pak kohësh ambasadori i OSBE, Boschard u tregoi gishtin e mesit protestuesve të Astirit. Dhe me të
drejtë.

U fyen dhe reaguan masivisht. Dhe bën mirë. Sot janë mpirë pas batutave të Gogolit
që herë del me shallvare, herë me tespie në duar, herë citon kuranin, herë me veladon…,
por që nuk përfaqëson asgjë.

Edhe kur përmend Naim Frashërin e bën me qëllim pikërisht
pasi ka lypur në konferencën islamike fonde. Eshtë një gagarel që ua ka mpirë trutë
shqiptarëve që fatkeqësinë e ka kthyer në benefice qeverisje. Megjithëse koha është
tërësisht e zezë bota e lajmit i mëshon dritave të pemës së festave të fund vitit, gishtit që
kryegogoli ua shfaq ca zërave kundërt.

Ndërkohë një shkollë 9 vjeçare diku në Spitallë të Durrësit, e shembin me nxitim. Nuk ka më shumë se 4 vjet që është ndërtuar me fondet e buxhetit të shtetit. 4 vjet e besoni, 4 vjet. Një kronikan i dobishëm për vendin e tij do bënte mirë të rrëmonte arshivat e Bashkisë së Durrësit, sa ishte grandi, kush e dha lejen, kush e ndërtoi, çfarë thotë organi akuzës për këtë rast.

Një bashkësi informative e dobishme për vendin e vet do ishte mirë të mos lejonte fadromat ta rrëzonin me nxitim. Ka vetëm katër vjet që është bërë, nuk ka dyzetë. Nuk është godinë njëkatëshe, nuk është një ndërtesë dosido por shkollë e arsimimit publik, me katër kate dhe kapacitet prej 900 nxënësish. Të
paktën shkoni e merrni një trastë nga betoni i shkërmoqur që të bëni ca analiza mbi cilësinë dhe sasinë e mjaftueshme të çimentos se në dokumenta janë shënuar aq thasë sa për dy shkolla. E mendoni gjëmën sikur tërmeti të kishte ndodhur gjatë orëve të mësimit…, luaj vendit dhe larg qoftë do thoshte një nënë shqiptare.

Mirëpo vëmendja jonë zhvendoset tek dritat e pemës së festave të fundvitit, tek gishti i kryegogolit. Gogoli ka të drejtë të talli mender bythën. I ra për pjesë ky tërmet, i ra nga qielli. Nuk do lëri gur e kusur pa luajtur vendit, pa prerë shirita, pa shqyer televizorin 24 orë pa pushim se po punon fort. Do ju
nxjerri gjuhën, hallatet dhe hiqeni nga mendja se do piqet. Nëse vërtetë jeni të indinjuar, kthejani reston siç ja kthyet Boschardit.

Keni të gjithë nga jë faqe fb, është bota juaj personale e të të shprehurit. Mos prisni ta bëjnë webet a tv-të që presin nga gogoli kockën.
Shkruajeni aty tek faqja juaj e shpërndajeni, shkruajeni me të mëdha: Të hyftë e mos të
daltë më ai gisht o Gogol!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Ekspertët gjermanë presin rritje ekonomike/ Rreziku i recesionit nuk është eliminuar

Publikuar

-

Nga

Ekspertët presin një rritje më të madhe ekonomike të Gjermanisë në vitin 2020. Por rreziku i recesionit për ekonominë më të madhe të BE nuk është eliminuar.

Parashikimi se Gjermania do të ketë rritje më të mirë ekonomike këtë vit bazohet kryesisht në faktorë të jashtëm botërorë. Kjo pasi dihet që ekonomia gjermane është shumë e varur nga suksesi i eksporteve të mallrave gjermane. Dhe problemet aktuale që ka ekonomia gjermane nuk janë të tilla sa të përjashtojnë një zhvillim më të fuqishëm të ekonomisë, edhe 14 vjet pas rritjes së vazhdueshme të prodhimit ekonomik në Gjermani.

Ishte ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Peter Altmajer ai që deklaroi në ditët e fundit të vitit 2019 se “qartësia më e madhe për Brexitin”, do të ndikojë pozitivisht për ekonominë gjermane. Në Gjermani kanë besim, se qeveria e Boris Johnsonit, me shumicën e fortë që ka në parlament, do t’i japë fund periudhës së pritjes pezull për të gjithë, pra edhe për sipërmarrësit gjermanë. Një faktor i dytë shpresëdhënës lidhet me deklaratën e Vitit të Ri se SHBA dhe Kina do të nënshkruajnë në mes të janarit një marrëveshje tregtare. Kjo shpresohet se do të ndikojë në shtensionimin e marrëdhënieve tregtare botërore, edhe të Kinës me shtetet e tjera. Tarifat e vendosura doganore, në plan afatmesëm, e godasin kudo mirëqënien, raporton media gjermane DW, sipas tw cilës:

Njëkohësisht, sfidat për ekonominë gjermane mbeten të njëtja. Katër sfida vështrohen aktualisht si kryesore për ekonominë gjermane: së pari, digjitalizimi i procesit të prodhimit. Këtu Gjermania ecën ngadalë deri tani. Shkaku ka qenë kryesisht skepticizmi te sipërmarrjet e mesme.

Së dyti është kalimi te automjetet elektrike. Nuk ka rëndësi që ke shpikur automjetin e parë me motor me djegie të brendshme, më tha një menaxher i Daimler-Benzit një ditë. “Sot të gjithë duan të ndërtojnë automjete elektrike. Madje edhe Google dhe Apple bëjnë teste për automjete pa drejtues”.

Sfida e tretë është deglobalizimi. Ka humbur shumë besimi në proceset ndërkombëtare. Dhe kjo ndihet edhe në Gjermani. Ka një rënie të dukshme të besimit te fuqia detyruese e kontratave ndërkombëtare. Një ekonomiste e Deutsche Bank tha se sipërmarrjet mund të mbështeten tani më pak në zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar, se sa vitet e kaluara. Kjo mund të bëjë që vendet e punës të krijuara jashtë të tërhiqen më fort në Gjermani e Evropë.

Sfida e katërt është reduktimi i emisioneve të dioksidit të karbonit. Kjo nuk është sfidë vetëm për automjetet gjermane, por për gjithë ekonominë.

Vitin e kaluar Gjermania pati rritjen më të ulët ekonomike në Eurozonë. Me 0,5 përqind mendohet se u rrit prodhimi ekonomik i Gjermanisë në 2019-ën. Kjo ndonëse në fillim të vitit pritej një rritje prej 1,8 përqind. Vetëm Italia e zhytur në borxhe pati rritje më të dobët ekonomike se Gjermania. Sipas Frankfurter Allgemeine Zeitung, lokomotiva gjermane e rritjes u rreshtua kështu brenda një kohe të shkurtër në fund të autokolonës së kombeve të mëdha të industrializuara. Me përjashtim të viteve të krizës 2012-2013, kjo ishte rritja më e ulët ekonomike prej recesionit të gjerë të vitit 2009.

Në Gjermani u krijua dyfishi i vendeve të punës të Eurozonës

Në tregun e punës gjendja vazhdon të jetë e mirë. Kur lexon shifrat që publikohen këto ditë e kupton edhe më mirë burimin e raportimeve mediatike thuajse vetëm pozitive për zhvillimin e Gjermanisë; ato janë shpjegim edhe se pse Gjermania vazhdon të dallohet si magnet për shumë të huaj, që duan të vijnë të punojnë në Gjermani. Sipas të dhënave të Frankfurter Allgemeine Zeitung, nga viti 2007 deri vjet në Gjermani janë krijuar mbi pesë milionë vende të reja pune. Ky është dyfishi i vendeve të reja të punës që janë krijuar në të gjitha vendet e Eurozonës së bashku.

Kurse numri i të papunëve për një kohë të gjatë, në fund të vitit 2019 ra për herë të parë në 700.000 vetë. Përballë 45,6 milionë të punësuarve me sigurime sociale vitin e kaluar. Megjithë lajmet negative në 2019-ën për perspektivat e ekonomisë gjermane, edhe sipërmarrjet e mëdha gjermane vazhdojnë të punësojnë me ritme të larta. Por nga ana tjetër është dyfishuar edhe numri i pushimeve nga puna, krahasuar me një vit më parë. Vjet ai arriti në 93.000 vetë.

Digjitalizimi dhe automatizimi – shkak për pushimet nga puna?

Si shkaqe për pushimet nga puna në sipërmarrje shpesh citohen digjitalizimi dhe automatizimi i proceseve të punës, që po avancojnë edhe në Gjermani.Por ekspertë të ndryshëm thonë se digjitalizimi i procesit të punës për momentin e ka shtuar punën, pasi edhe transformimi bëhet nga njerëzit. Pushimet nga puna sipas tyre kanë të bëjnë kryesisht me dy shkaqe: së pari me transformimin në industrinë automobilistike, me kalimin nga motori me djegie të brendshme në motorin elektrik. Ky proces është në fillim edhe në Gjermani. Por dihet që për motorin elektrik nevojiten më pak hapa pune se për motorin me djegie të brendshme. Kështu që pushime nga puna kanë bërë ndërtues të mëdhenj automjetesh si Audi, Volkswageni, Opeli, Fordi. Por veç tyre edhe firma furnizuese si Continental-i, Bosch-i, Schaefler etj. Shkaku i dytë për pushimet nga puna në Gjermani janë konfliktet tregtare në botë, si ai mes Kinës dhe SHBA dhe Brexiti.

Ndërsa në sektorin e shërbimeve në Gjermani, gjendja është e mirë dhe sipas ekspertëve pritet të përmirësohet edhe më tej. Në këtë sektor në Gjermani nevojiten që nga personeli sanitar e ai përkujdesës deri të mësuesit. Por shërbimet pritet të shtohen edhe në sektorin e transportit, p.sh. për mirëmbajtjen e skuterave elektrikë, që i sheh prej disa muajsh edhe në rrugët e Gjermanisë. Industria e ndërtimeve, artizanati dhe konsumi privat vazhdojnë gjendjen e nisur shumë të mirë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi Bushati/ Përse Rama vazhdon të tallet me Bashën

Publikuar

-

Nga

Edi Rama e ka hapur vitin e ri politik me një tallje të re ndaj Lulzim Bashës. Ai e ironizoi liderin e opozitës si dikë që ka hequr dorë nga sllogani për largimin e kryeministrit pa zgjedhje dhe që pas aventurave radikale, do të kthehet si djali plangprishës në sfidat e reja elektorale.

Gjatë gjithë intervistës në emisionin “Java” në RTSh, lexohej hapur krenaria e atij që ka pasur të drejtë dhe ironia ndaj opozitës që ka dështuar në gjithçka.

Risia e këtij qëndrimi, nuk është as përbuzja që kryeministri autoritarist ka për kundërshtarin dhe as aftësia e tij për të shndërruar çdo fabul serioze në karagjozllëk, por fakti se në këtë pikë ai fatkeqësisht ka të drejtë.

Në gati një vit rugëtim radikal, opozita ka gabuar pothuajse gjithçka.

Basha i ftoi idhtarët e tij në mitingjet e para madhështore të pranverës së shkuar duke i mikluar me iluzionin se rrëzimi i regjimit ishte çështje ditësh. Ai i ushqeu ata me idenë se në këtë vend nuk mund të zhvilloheshin zgjedhje me Ramën kryeministër. Ai u betua se do të digjte kutitë dhe qendrat e votimit për të mos lejuar farsën e 30 qershorit. Ai vuri bast se asnjë socialist nuk do të arrinte të hynte në zyrën e kryebashkiakut të Kavajës apo Kamzës. Ai nuk shpjegoi kurrë me transparencë se ç’farë shantazhi, kapjeje apo kërcënimi, i zbythi atë dhe Kryemadhin nga këto përbetime. Ai u mjaftua me gënjeshtrën e radhës që pas pushimeve të verës protestat do të vijonin më të forta, ndërkohë që ato nuk ndodhën më kurrë.

Me ardhjen e vjeshtës, jo vetëm që kryengritja u harrua, por bashkë me të u fshi nga fjalori edhe sllogani: “zgjedhje pa Ramën kryeministër”. PD e zëvendësoi me iluzionin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe lokale në të njëjtën ditë, duke i mëkuar mbështetësit e saj me po atë lugë të zbrazët që u ofron prej kohësh. Ajo filloi ta mbajë tinëzisht një këmbë brenda tryezës së reformës zgjedhore dhe arriti kulmin me paqen e përkohshme që i ofroi kryeministrit pas tërmetit, por që fatmirësisht u shkatërrua shpejt nga presioni i popullit opozitar.

Le të jemi të qartë. Dështimi për tu përballur në mënyrë të dhunshme me një rregjim nuk përbën domosdoshmërisht një turp. Të kesh muskuj më të dobët dhe fuqi më të mpakura ndaj një pushteti monist, të korracuar edhe me miliardat e oligarkëve me të cilët bashkëqeveris, me banditët dhe trafikantët që i përdor si trupa paramilitare, për nevojat e tij edhe me të gjitha mediat e mëdha që e bëjnë të zezën të bardhë, nuk përbën një domosdoshmërisht një mëkat.

Por, kur dogji mandatet dhe vendosi të bojkotojë 30 qershorin, opozita kishte përpara dy rrugë : ose të përmbyste shpejt dhe përdhunshëm qeverinë ilegjitime të rilindjes, ose ta shfrytëzonte këtë kohë për të bërë një ndryshim radikal, në imazh, në cilësi dhe në thelb të vetvetes. Versioni i parë ofronte një fitore të shpejtë, i dyti një proces me të gjatë, por më të sigurtë dhe më shpresdhënës, si për opozitën, po ashtu edhe për mbarë shoqërinë.

Nëse në mosarritjen e objektivit të parë, faji nuk është tërësisht i saji, në dështimin e ditëpasditshëm të të dytit, Lulzim Basha mban përgjegjësinë e plotë.

Ai nuk po di as të ngjalli shpresë, as të afrojë figura të reja, as të japë garanci për të nesërmen. Shembujt me të cilët mund të ilustrohej ky dështim janë të panumurt, por unë do të thellohem vetëm tek njëri prej tyre.

Pak a shumë në të njëjtën kohë me mbëritjen e krizës politike në pikën më kritike, në arenë u shfaq edhe një lëvizje qytetare me një kërkesë konkrete dhe preçize: ndryshimin e sitemit zgjedhor, nga ky aktual të ndarë me qarqe dhe me lista të mbyllura, në një model me lista të hapura, ku deputetët të votohen direkt nga qytetarët dhe jo të emërohen nga kryetarët në zyra të mbyllura.

Inisiativa e “Nisma Thurje” që shëtiti pak a shumë në të gjitha qytetet e vendit, mes skepticizmit dhe heshtjes së mediave, arriti të mbledhë mbi 50 mijë nënshkrime. Ata qytetarë që iu bashkuan asaj, ndoshta një pjesë e bënë vetëm prej revoltës dhe prej zhgënjimit nga klasa e vjetër politike, por shumë të tjerë qenë të ndërgjegjshëm se mostra që pollën ndryshimet kushtetuese të 2008, për ta lënë vendin vetëm në dorë të një njeriu (që kontrollon edhe qeverinë edhe parlamentin edhe partinë personale) duhet zhbërë.

E këtu pyetja që shtrohet është: A duhet të gjejë PD-ja rrugën të afrohet me lëvizje të tilla qytetare, ndërkohë që bën thirrje bosh për një front të përbashkët kundër rregjimit? A duhet ajo të dijë ta dëgjojë zërin e revoltës së mijra firmëtarëve duke dëshmuar se mund të heqë dorë nga monopolizimi i opozitarizmit? A ka luksin ajo që të lejojë, që flamurtarë të kauzave të tilla të bëhen disa sharlatanë të së ashtuquajturës opozitë zyrtare?

Natyrisht një zgjedhje e tillë, kërkon sakrifica, kërkon të ndash pushtet dhe të heqësh dorë nga vendimmarrja personale. Ajo të obligon të bashkjetosh, jo me “yes-man”, por me shpirtra kritikë. Ajo të detyron të largohesh nga çiliminjtë e fryrë, që të vetmen punë që dinë të bëjnë është të lexojnë deklaratat për shtyp.

Deri më tani PD ka dështuar turpshëm në këtë rrugë. Premtimi i saj më i madh, nën rreshta, nuk duket të jetë përmbysja e sistemit, por qeverisja e të njëjtit, pak më mirë dhe pak më ndershëm sesa Rama.

Pra thënë këtë, ajo i nxit njerëzit të besojnë tek mirësia apo ndërshmëria e Bashës, Bardhit, Palokës, Kryemadhit, Shehit apo Mediut dhe jo tek një korpus ligjesh ndryshimesh e rregullash që do të jepnin garanci për mospërsëritjen e të njëjtave mëkate.

Por fatkeqësisht, me kaq pak, opozita e ka të pamundur të ngjalli besim. Pa propozuar një paketë të plotë, për një president që mund të zgjidhet nga populli, për rikthimin e dinjitetit të çdo deputeti (përmes zgjedhjes së drejtpërdrejtë), për një parlament më të fortë ku qeveria mund të rrëzohet me një mocion të shumicës, për rishikimin nga fillimi të reformës në drejtësi, misioni i Bashës dhe i atyre që i shkojnë nga pas, është pothuajse i pamundur.

Ata do të dështojnë me përpjekjen për të bërë një diferencë cilësore me Ramën, njësoj siç u zbrapsën në tentativat për ta rrëzuar me dhunë atë.

Në vend të këtij reflektimi të thellë, në vend të këtij kalvari privimesh nga pushteti personal, në emër të kauzës së përbashkët, Lulzim Basha duket se ka zgjedhur formulën që nuk e besojnë më as militantët gjithnjë e më të paktë që i qëndrojnë poshtë zyrës: atë të fitores së zgjedhjeve të parakohshme (të përgjithshme dhe vendore) me Ramën kryeministër.

Pikërisht për këtë Rama vazhdon të tallet me të. Sepse më mirë se kushdo ai e di se pa ndryshuar fushën dhe rregullat e lojës, askush nuk mund ta mundë në terrenin ku ai sundon i mbështetur nga oligarkët dhe kriminelët me të cilët bashkëqeveris.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Konventa me hajdutët e fytyrave të vrerosura

Publikuar

-

Nga

Një konventë për të prodhuar disa lajme politike që nuk i beson më kush dhe sulme të cilat duhet të mbajnë gjallë një parti që po shkërmoqet.

Nga pallatet e sportit në salla të mbyllura, ku Monika Kryemadhi një miliardere dhe politikane me “pasuri të çmendur”, po përpiqet të japë pak oksigjen për partinë e burrit të saj, atë që rëndom quhet banda e hajudëve të LSI-së.

Një forcë politike që lindi nga korrupsioni i pushtetit, u ushqye me korrupsion dhe mbijeton me korrupsion. Misioni i Monës është të mbajë në jetë, sa të mundet, krimbin korruptiv LSI, deri në momentin kur Ilir Meta do dalë me projektin e tij të ri.

Sot, Mona na tha nga konventa se, “Boja i ka dalë edhe karagjozllëkut dhe vulgaritetit të Edi Ramës, që e shiste si modernizëm. Ne e mirëbesuam dhe më pas e nënvlerësuam si përpjekje të tij për të mbuluar padijen apo gabimet”.

Me fjalët e saj, kryetarja e partisë të themeluar nga burri President na thotë se ishte ajo, që e solli dhe e mbajti në pushtet. Pikërisht ajo sqaron hajdutët e saj në sallë, ish-deputetë, ish-drejtorë, ish-sekretarë e drejtues institucionesh që kanë qenë banda e hajdutëve në kohën e PD-së dhe, që për të vjedhur, edhe disa vite, sollën Rilindjen dhe Ramën në pushtet.

Tani, Mona kërkon ta kalojë me ndjesë duke u “falur” tek hajdutët e saj se nuk do mbeten pa pushtet, për të vjedhur sërish. Në sallë shkëlqenin fytyrat e atyre që ishin hijenat e vërteta të korrupsionit në qeverinë Berisha, e cila filloi me “Bllokun e Metës” dhe ende s’ka përfunduar.

Jo të gjithë ishin në atë sallë, shumë prej atyre “mjeshtrave” që janë ende në poste publike, Edi Rama po i josh me hajdutëri dhe korrupsion që të sakatojë më tej LSI.

Ndërsa Luli lutet t’i rrijë Mona pranë, ndërkohë që PD po i shkërmoqet me keq se banda e LSI. E përballë fytyrave të hajdutëve të Monës, qëndron një Rilindje e korruptuar, e dështuar dhe e kalbëzuar, por që mbijeton vetëm sepse në ekran dalin hajdutët e bandës LSI dhe, Luli që ka gëlltitur lugën me çorbë të prishur të Edi Ramës,  duket se do e vjellë gjithë jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE