Connect with Us

Kryemadhi sulmon prokurorët që dhanë vendimin për Salianjin/ Dyshe e telekomanduar

Politikë

Kryemadhi sulmon prokurorët që dhanë vendimin për Salianjin/ Dyshe e telekomanduar

Publikuar

-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet se ky dhjetor i 29-të i demokracisë në Shqipëri, në vend që të na gjente me një shtet të konsoliduar të së drejtës dhe me demokraci funksionale, i cili do të ishte i denjë për familjen evropiane, fatkeqësisht po shohim se po rrëshqet drejt një sistemi autokratik.

“Pretenca e sotme e Edi Ramës, si autori real i saj, i lexuar nga dyshja e prokurorëve të telekomanduar Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, ndaj opozitarit Ervin Salianjit dhe gazetarit Jetmir Olldashi, po i tregon qartë të gjithë shqiptarëve që demokracia në vend është në një rrezik eminent”, shkruan Kryemadhi.

Sipas saj, “ky sulm i orkestruar politikisht duke përdorur gjithashtu edhe sistemin e drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët nën frikën e vettingut janë gati që të bardhën ta bëjnë të zezë, u parapri edhe nga ngjarje të tjera po kaq të rrezikshme në kurriz të demokracisë sonë të brishtë”.

Kryemadhi është ndalur edhe tek kërkesa për azil e drejtorit ekzekutiv të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit Agron Tufa si dhe prishja e godinës nr.15 pikërisht në datën 8 dhejtor.
Sipas kryemadhit, këto janë akte, të cilat po e rikthejnë Shqipërinë në vitet e errta të diktaturës.

LEXO EDHE:  Zbulohet kush do ta "vrasë" Ervin Salianjin

“Opozita ka mision të saj parësor dhe kombëtar mbrojtjen e demokracisë, mbrojtjen e fjalës se lirë dhe medias, mbrojtjen e votës së lirë. Asgjë nuk është më e shtrenjtë dhe më me vlerë se liria. Opozita së bashku me qytetarët shqiptarë nuk do rreshtin së luftuari për një demokraci reale dhe funksionale.

Sot pas 29 vitesh, fatkeqësisht, po i rikthehemi me forcë po të njëjtave thirrje, të cilat ushtuan nga studentët: “Poshtë diktatura” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan mes të tjerash Kryemadhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Më kanë bërë bllok”/ Bamir Topi ankohet se nuk e ftojnë në emisione

Publikuar

-

Nga

ish-presidenti bamir topi ne studio

Janë të shumtë personazhet publikë që ankohen se nuk gjejnë hapësira televizive ku të shprehin mendimet e tyre.

Një ankesë të tillë e ka bërë pasditen e sotme edhe ish-presidenti Bamir Topi, teksa ishte i ftuar në emisonin “45 minuta”.

Gjatë emisionit, ai deklaroi se nuk kanë mbetur më hapësira televizive, ndërsa theksoi se edhe kur shkon në emisione nuk i japin kohën e duhur të flasë dhe të shprehë qartë mendimin e tij.

Në përfundim të intervistës, Topi tha duke qeshur se disa gazetarë që kanë emisionet e tyre “i kanë bërë bllok”.

LEXO EDHE:  Fotot dhe analiza-Si u paravendos çmimi për të riun në politikë/ Sekretari i PD në zyrën e Ramës

LEXO EDHE:  Zbulohet kush do ta "vrasë" Ervin Salianjin

“Faleminderit që më ftove ti në fakt, se të tjerët më kanë bërë bllok”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Topi kritikon analistët/ “Janë të paguar nga opozita dhe mazhoranca, opinione të skandalizuara”

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bamir Topi ka kritikuar analistët për deklaratat e tyre në emisionet televizive.

Topi i akuzoi analistët se janë të paguar nga partitë politike dhe thonë çdo ditë të njëjtat gjëra.

“Shikoni dy profile të ndjeshmërisë publike në mëngjes dhe mbrëmje, në mëngjes është i hallexhinjve se ata janë zgjuar se janë në hall, ndërsa kur shef emisionet e mbrëmjes, sheh opinionistë të paguar mirë, disa paguhen nga opozita dhe disa nga qeveria. Merr ditën e enjte, shih emisionet e mëngjesit dhe shikoje në të njëjtën mënyrë në darkë. Sot unë e ka shumë të vështirë të përcaktoj kush është në drejtimin politik të vendit, janë opinionistët apo janë politikanët”, tha ai në emisionin “45 minuta”.

LEXO EDHE:  Shpërthen Fatmir Mediu/ “Nuk bëhem pjesë e interesave të Bashës dhe Kryemadhit”

LEXO EDHE:  Altin Goxhaj-PD/ Mr. Bean Salianjin do çoni në Kavajë për të mbrojtur qytetarët?

Ish-Kreu i Shtetit nënvizoi më tej se në rast se do kishte një përplasje të fortë të opinioneve realiste, do i jepte të drejtë, por theksoi se shikon se opinionet janë të skandalizuara./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk e di kush është kryetari i opozitës”/ Topi sulmon Bashën, s’kursen as Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bamir Topi nuk e ka kursyer aspak opozitën dhe mazhorancën, për situatën politike të krijuar në vend.

Topi tha se ashtu siç po vepron mazhoranca sot, ka vepruar edhe opozita dje kur ka qenë në pushtet.

Ish-Kreu i Shtetit deklaroi se ka informacione se administrata nuk është më siç ka qenë, pasi ka ardhur duke u varfëruar.

Më tej, ish-presidenti ka kritikuar ashpër Lulzim Bashën, teksa tha se nuk po e kupton më se kush është kryetari i opozitës.

LEXO EDHE:  Fotot dhe analiza-Si u paravendos çmimi për të riun në politikë/ Sekretari i PD në zyrën e Ramës

LEXO EDHE:  Shpërthen Fatmir Mediu/ "Nuk bëhem pjesë e interesave të Bashës dhe Kryemadhit"

“Absolutisht unë nuk flas thjeshtë me emra, unë flas me institucione, është kryetari i mazhorancës dhe e kam shumë të vështirë të them kryetari i opozitës se nuk e di kush është kryetari i opozitës. Nëse humbet prap, çfarë do thotë nesër? Dhe nuk më intereson fare ndjesia apo statusi emocional i kryetarit të opozitës, por ku do shkojë fati i këtyre njerëzve?”, u shpreh Topi në emisonin “45 minuta”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE