Connect with Us

KLGJ cakton gjyqtarët për Mediat/ Zbardhen emrat

Kronika

KLGJ cakton gjyqtarët për Mediat/ Zbardhen emrat

Publikuar

-

Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme, në zbatim të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, vendosi caktimin në pozicionin e Gjyqtarit për Mediat, gjyqtarët e mëposhtëm:

Vojsava Osmanaj – juridiksioni i Apelit Shkodër

Edlira Petri – juridiksioni i Apelit Tiranë

Desart Avdulaj – juridiksioni i Apelit Durrës

Klodiana Gjyzari – juridiksioni i Apelit Vlorë

Etleva Temo – juridiksioni i Apelit Korçë

Enton Dhimitri – juridiksioni i Apelit Gjirokastër

Lindita Sinanaj – juridiksioni i Apelit Administrativ

Saida Dollani – juridiksioni i Apelit për Krime të Rënda / për gjykimin e veprave penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Gjyqtarët për Mediat do të ushtrojnë detyrat në funksion të rritjes së transparencës në veprimtarinë gjyqësore, si një element i rëndësishëm për shtetin e së drejtës dhe një garanci më tepër për një gjykim të drejtë. Drejtësia jo vetëm duhet të bëhet, por edhe të shihet që bëhet, e për këtë, transparenca, në mënyrë të veçantë karshi medias, është thelbësore. Nëpërmjet transparencës dhe informimit të publikut, gjyqësori do të mund të evidentojë vlerat e gjyqtarëve, të lehtësojë ndërveprimin me publikun e të forcojë besimin e publikut në të, si mbrojtës i interesit publik dhe i të drejtave e lirive themelore të individit.

LEXO EDHE:  Nesër mblidhet KLGJ/ Hidhet shorti për tetë gjyqtarët që do të jenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor

Vendimi i sotëm konfirmon angazhimin e Këshillit për vendosjen e marrëdhënieve të mira me mediat, duke marrë masat për të lehtësuar realizimin e misionit të tyre sa më mirë. Këshilli i Lartë Gjyqësor mban në konsideratë se komunikimi me mediat si një institucion social, për të qenë efektiv e në shërbim të drejtësisë, si komponent thelbësor për një shoqëri të lirë dhe demokratike, duhet të jetë sa më i përgjegjshëm dhe profesional. Këshilli njeh dhe kontribuon në lirinë e dhënies së informacionit të hapur dhe transparent për publikun, të shprehjes së lirë të mendimit dhe opinioneve, si themeli esencial i një shoqërie të hapur dhe demokratike, duke inkurajuar edhe formimin dhe shprehjen e mendimit të lirë kritik për vetë funksionimin e Këshillit dhe të sistemit gjyqësor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në veçanti anëtari i caktuar për kryerjen e detyrave në lidhje me marrëdhëniet me publikun, do të bashkëpunojë ngushtësisht me Gjyqtarët e Medias për mbarëvajtjen e marrëdhënieve të gjyqësorit me publikun dhe mediat, me synim rritjen e transparencës dhe forcimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor”, njofton Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

U gjet pa jetë në makinë/ Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 33-vjeçarit

Publikuar

-

Nga

Dalin detaje të reja nga ngjarja në Rrogozhinë/U gjet i vrarë nga shitësi i qumështit

Detaje të reja kanë dal ne dritë në lidhje me vrasjen e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë.

Burimet bëjnë me dije se 33-vjeçari ishte i martuar dhe ishte baba i një fëmije 2 muajsh.

Ai u gjeti vrarë me armë zjarri vetëm 200 metra larg shtëpisë së tij.



Makina e tij u vu re nga një banor i zonës që kishte dal herët në mëngjes për të shitur qumështin. Pranë vendit të ngjarjes është gjetur një pistoletë, por banorët e zones kane deklaruar se  nuk kanë dëgjuar asnjë zhurmë arme. Në trupin e tij është gjetur vetëm një plumb por, ka dyshime se për vrasjen është përdorur armë silenciator.

LEXO EDHE:  Nesër mblidhet KLGJ/ Hidhet shorti për tetë gjyqtarët që do të jenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor

LEXO EDHE:  Kush i sulmon dy koncesionet në shëndetësi dhe pse heshtet për të tretin?!

Kapllani rezulton se ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike. Ai kishte dy vjet që ishte kthyer dhe s’kishte pasur probleme në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mësues të dyshuar me COVID-19 në Kolonjë/ Disa klasa nuk kanë filluar procesin mësimor

Publikuar

-

Nga

Mësues të dyshuar me COVID-19 në Kolonjë/ Disa klasat nuk kanë fillojnë procesin mësimor

10 mësues në bashkinë e Kolonjës janë izoluar në shtëpitë e tyre pasi kanë vënë re shenja të COVID-19.

Sipas burimeve  theksohet se në momentin që këta mësues kanë shfaqur shenjat e para janë vetëizoluar në shtëpitë e tyre deri në përgjigjen e rezultatit të tamponëve.

Njësia vendore e kujdesit shëndetësor, u ka marrë tamponët secilit prej tyre.



Gjithashtu burime bëjnë me dije se pjesa më e madhe mësuesve janë nga shkollat e qytetit ndërsa mësohet se disa klasa nuk e kanë filluar procesin mësimor ndërsa një pjesë janë zëvendësuar nga mësues të tjerë të shkollave, deri në përgjigje të rezultatit.

LEXO EDHE:  Krijimi i KLGJ dhe KLP/ Reagon Ambasada Amerikane

LEXO EDHE:  Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

Kjo nuk është hera e parë që në bashkinë e Korçës kanë rezultuar pozitivë mësues dhe janë karantinuar 4 të tjerë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasi me makinë 5-vjeçaren/ Arrestohet 58 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Përplasi me makinë 5-vjeçaren/ Arrestohet 58 vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një vajze të mitur 5 vjecare ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë.

Policia ka bërë me dije se ka arrestuar shtetasin më inciale M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë



“Ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën” thuhet në  njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE