Connect with Us

Kapriçot e motit/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia

Sociale

Kapriçot e motit/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia

Publikuar

-

Vlerat e presionit të ulët dhe masat ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa kanë sjellë mbi vendin tonë mot me vranësira të dendura që në orët e para të mëngjesit.

Për momentin ka reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa sasia më e lartë e reshjeve gjatë natës u regjistrua në qytetin e Vlorës me 32.2mm shi.

Moti i vranët do të vijojë përgjatë gjithë ditës së sotme por reshjet e shiut mbeten të herëpashershme dhe të dobta përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonat e ulta dhe intensitet deri mesatar përgjatë zonave malore në lindje.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në zonën e Alpeve dhe lartësitë mbi 1000 metër në verilindje dhe juglindje reshjet e shiut kthehen në reshje dëbore.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Temperaturat e mesditës pritet të arrijnë vlerat nga 7ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Edhe për nesër pritet një ditë me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe kthjellime të cilat nisin në orët e vona të pasdites. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në zonën e jugut dhe relievet malore deri mesatar në formën e shtrëngatave. Sa i përket temperaturave ato pritet të pësojnë rënie prej 4 deri në 5ºC si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato mesditës.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nesër “ngrin” Shqipëria/ Termometri shkon -10 gradë celsius

Publikuar

-

Nga

Dita e hënë pritet të sjellë temperatura shumë të ulta ne vendin tonë.

Në fillimin e javës priten rryma ajri shume të ftohta me origjine polare që do të prekin gjithë Ballkanin duke përfshirë edhe vendin tone.

Moti do të jetë i kthjellët por do të bëjë shumë ftohtë pasi termometri do të zbresë nën zero.
Temperaturat do të zbresin deri në -10 gradë në veri, -5 në onat e ulëta dhe -2 në bregdet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Emigrantët lënë Shqipërinë pas festave/ Fluks lëvizjesh në pikat kufitare

Publikuar

-

Nga

Pas pushimeve në Shqipëri, për emigrantët është koha të lënë vendin e tyre dhe të rikthehen në shtetet ku jetojnë e punojnë.

Në pikat kufitare të vendit, janë shënuar radhë të gjata dhe fluks në qarkullim.

Vetëm  ditën e djeshme në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 3527 dhe kanë dalë 5515 shtetas.

LEXO EDHE:  Ulni temperaturën pa ilaçe

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Çfarë pritet për orët në vijim

Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë-Thanës kanë hyrë 3387 dhe kanë dalë 2882 shtetas./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nisin reshjet e borës në Korçë/ Probleme në disa akse

Publikuar

-

Nga

Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje dëbore që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Zonat me reshjet intensive janë aksi Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe pjesa e Qarrit ka deri sasia e borës ka arritur 7 cm dhe kalohet vetëm me zinxhirë.

Në Qarr ka probleme pasi është bllokuar rruga nga automjetet që kanë mbetur në rrugë, pasi nuk kishin zinxhirë.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim 

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Ndërkaq, sipas  Sherbimit Meteorologji, në vijim moti do të vij duke u përkeqësuar. Reshje dëbore priten në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta. Ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE