Connect with Us

Kapet skafi me 334 kg drogë në Brindisi/ Arrestohet shqiptari

Kronika

Kapet skafi me 334 kg drogë në Brindisi/ Arrestohet shqiptari

Publikuar

-

Një tjetër operacion i rëndësishëm, është përfunduar nga  Guardia di Finanza ka përfunduar në brigjet e Brindisit, ku është sekuestruar një ngarkesë e madhe droge.

Njësia detare e Departamentit të Operacioneve Aeronavale e Barit, gjatë patrullimit të zakonshëm ka ndaluar një skaf disa milje larg nga bregu, si dhe ka vënë në pranga një shtetas shqiptar.

Gjatë kontrollit, njësia detare italiane gjeti 310 kilogram marijuanë të mbështjellë në pako celofani dhe 24 kg hashash, të cilat nëse do të hidheshin në tregun klandestin, do të kishin vlerën e gati katër milion eurove.

Skafi i përdorur për trafikun e paligjshëm, i gjatë 5 metra dhe me motorë të fuqishëm, u sekuestrua ndërsa kondrabandisti shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua për posedim dhe trafik droge.

LEXO EDHE:  Shkatërrohet banda italo-shqiptare/ 12 të arrestuar për trafik droge

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tragjedia në familjen Tola/ Asfiksia mund të ketë ardhur nga soba me dru

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ditë së sotme në Bulqizë, ku tre persona, anëtarë të një familje humbën jetën, si pasojë e rrjedhjes së gazit, ndërsa vajza e vogël 14 vjeçe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Grupi i ekspertëve i cili ka shkuar në banesë për të bërë verefikimet lidhur me shkaqet e ndarjes nga jeta të nënës me dy fëmijët, ka hedhur dyshime që vdekja mund të ketë ardhur nga soba me dru, dhe jo bombula e gazit.

Nga verefikimet, bombola e gazit e cila ndodhej në ballkon, ka  rezultuar të ishte e mbyllur me siguresë, ndërsa në banesë nuk është ndjerë erë gazi, çka heq dyshimet e tyre se familja mund të jetë asfiksuar nga gazi.

“Kjo në foto është bombola e gazit në shtëpinë e familjes Tola në Bulqizë e gjetur nga grupi i ekspertëve të Inspektoriatit Shtetëror Teknik Industrial – ISHTI. Ajo ka qenë në pjesën e ballkonit të banesës. Kjo bombol mban rreth 10 litra gaz por në momentin kur është gjetur nga ekspertët ka rezultuar me 5 litra por me siguresë të mbyllur. Ndërkohë në pjesën e brendshme të shtëpisë në një dhomë të vogël grupi i ekspertëve ka evidentuar një sobë drush çka ka bërë që të dyshojnë që vdekja e anëtarëve të familjes Tola të ketë ardhur si pasoje e sasisë së madhe të druve dhe mbushjes së dhomës me sasi të madhe tymi.

LEXO EDHE:  Katër shqiptarë kapen me 1.6 kg kokainë e 40 mijë euro në Itali

LEXO EDHE:  Skandali seksual trondit Italinë/Qeveria financon orgjitë gay (Video +18)

Gjithashtu ekspertët e ISHTI thonë që në momentin që kanë shkuar në banesë por edhe nga komunikimet me fqinjët nuk kanë ndjerë erë gazi. Fakti që bombola e gazit ka qenë me siguresë të mbyllur i bën ata të presin rezultatet e ekspertizës për të dhënë përgjigjen e saktë sa i takon arsyes që i mori jetën nënës dhe dy fëmijëve të familjes Tola në Bulqizë”, bën të ditur ISHTI përmes një njoftimi për mediat.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të dehur në timon dhe pa patentë/ Ndalohen dy persona në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, dhe pa patentë.

“Policia Rrugore e Qarkut Gjirokastër ka shtuar masat për konstatimin dhe procedimin e personave që drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, si dhe shkeljet të cilat janë burim aksidenti, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit:

LEXO EDHE:  Skandali seksual trondit Italinë/Qeveria financon orgjitë gay (Video +18)

LEXO EDHE:  Rrahu me leva burrin e ish-gruas, arrestohet shqiptari në Itali

L., 32 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

B., 32 vjeç, banues në Përmet, pasi në aksin Përmet-Këlcyrë u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Durrës/ Makina humb kontrollin, përplaset me një tjetër automjet

Publikuar

-

Nga

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Qemal Mici” dhe shkak dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë.

Deri më tani nuk raportohen të lënduar ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në zonë duke bërë që të devijohet qarkullimi në rrugë të tjera.

LEXO EDHE:  Bashkëpunim mes 4 shteteve/ Sekuestrohet sasia rekord e drogës  

LEXO EDHE:  Skandali seksual trondit Italinë/Qeveria financon orgjitë gay (Video +18)

 

LEXO TE PLOTE