Connect with Us

Kaluan kufirin në mënyrë ilegale/ Humbin jetën nga i ftohti 6 emigrantë në kufirin Greqi-Turqi

Bota

Kaluan kufirin në mënyrë ilegale/ Humbin jetën nga i ftohti 6 emigrantë në kufirin Greqi-Turqi

Publikuar

-

Gjashtë emigrantë kanë humbur jetën nga i ftohti pranë kufirit greko-turk, në përpjekje për t’u futur në rajonin europian përmes Turqisë.

Mjeku ligjor grek, Pavlos Pavlidis ka bërë me dije se mes viktimave ishin dy gra dhe gjashtë burra të moshës 18 deri në 30 vjeç. Ata u gjetën të vdekur midis datës pranë lumit Marica në Greqinë veriperendimore.

Ndërkohë nuk është bërë e mundur ende identifikimi i viktimave
Gjashtë emigrantet besohet të kenë jenë futur në shtetin grek në mënyrë të paligjshme përmes Turqisë, fenomen ky i zakonshëm për atë rajon.

LEXO EDHE:  Rritja e numrit të emigrantëve/ Shehi: Rama punon vetëm me biznesmenët e mëdhenj

Rajoni i Evros është një pikë kryesore kalimi për refugjatët dhe migrantët që përpiqen të futen në kontinentin europian nga Turqia. Numri i emigrantëve që mbërritën në Greqi arriti kulmin në 2015, kur më shumë se një milion njerëz, shumica prej tyre refugjatë sirianë, kaluan nga Turqia, kryesisht me anije./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koronavirusi mbetet rrezik global

Publikuar

-

Nga

Infeksionet me virusin e Koronës në BE janë të pakta. Epidemia në Kinë mund të kthehet megjithatë në epidemi botërore, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn në një intervistë me DW.

    

Në Bruksel, ministrat e shëndetësisë të BE diskutuan  në një takim krize kufizimin e përhapjes së virusit të ri të Koronës. Nuk u vendos asnjë masë specifike, por u ra dakord për një shkëmbim intensiv të informacionit. Ministrat ishin të shqetësuar për telashet e mundshme në furnizimin me medikamente dhe veshje mbrojtëse, të prodhuara në Kinë. Pas takimit, Bernd Riegert foli me Ministrin Federal të Shëndetësisë Jens Spahn (CDU).

Deutsche Welle: Cilat masa shtesë duhet të ndërmarrin Evropa dhe Gjermania për të parandaluar që virusi i Koronës të çojë në një epidemi globale?

Jens Spahn: Para së gjithash, kemi nevojë për një qasje të koordinuar në Evropë dhe ndërkombëtarisht. Kjo është arsyeja pse po përpiqemi shumë të koordinojmë punën në nivel evropian, siç është rasti sot në Këshillin e Ministrave. Në nivelin e G7 (kombet më të rëndësishme të industrializuara në botë) folëm në telefon. Është e rëndësishme që ne të përgatisim veten në mënyrë që të parandalojmë që virusi të arrijë në rajone të tjera, përveç Kinës dhe t’i prekë ato aq sa Kinën. Për momentin kjo është ende një epidemi rajonale në Kinë. Ne duhet të sigurohemi që nuk do të kthehet në një epidemi globale. Nëse kjo ndodh, duhet të jemi të përgatitur për të gjetur terapi të reja dhe një vaksinë. Duhet të krahasojmë vazhdimisht ato që dimë për virusin. Ka njohuri të reja çdo javë. Sa ngjitës është? Sa serioze janë sëmundjet? Duhet të fitojmë kohë për të ditur më shumë.

A do t’i kufizoni udhëtimet për dhe nga Kina, siç kanë bërë SHBA?

Në Gjermani, ne i udhëzuam pilotët të raportonin nëse në bord ka pasagjerë me simptoma, para uljes së avionit. Pasagjerët duhet të tregojnë se ku dhe si mund të kontaktohen në 30 ditët e ardhshme. Mund të na duhet të prezantojmë rregulla të reja për të kuptuar, se cilët pasagjerë kanë qenë në kontakt me njerëz nga Wuhani. Ne e diskutuam këtë në këtë Këshill të Ministrave. Ajo që nuk na nevojitet është matja e temperaturës te pasagjerët. Ne e dimë që kjo nuk do të ndihmojë për shkak të periudhës së inkubacionit dhe infeksioneve pa simptoma.

LEXO EDHE:  Kufiri Kosovë-Serbi/ Kocijançiç: BE nuk mund të komentojë elementet e ndryshimit

LEXO EDHE:  Shqipëria hap dyert për emigrantët/ Vijnë 20 të parët

Kur do të mbarojë më e keqja?

Kjo është një pyetje e mirë. Sikur ta dija! Problemi ynë është se nuk dimë sa duhet rreth virusit. Kjo është arsyeja pse duhet të marrim kaq shumë masa paraprake për t’u përgatitur – për aq kohë sa nuk e dimë se çfarë bën vërtet virusi dhe sa dëm. Deri tani, zbulimi dhe përmbajtja e virusit ka funksionuar në Evropë. Ne jemi në gjendje të thyejmë zinxhirët e infeksionit. Por duhet të pranojmë që kjo vlen për sot. Mund të ndodhë që gjendja të bëhet më e keqe, përpara se të përmirësohet. Për aq kohë sa virusi nuk është nën kontroll në Kinë, epidemia rajonale ende mund të kthehet në epidemi globale./ DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen për hekurudhat

Publikuar

-

Nga

Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hapjen e rrugëve që janë pjesë e korridoreve hekurudhore e rrugor që lidhin kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor me njëri tjetrin dhe më pas me Evropën.

Letra e shprehjes së interesit për autostrada dhe Letra e shprehjes së interesit për hekurudha me të cilat Kosova dhe Serbia shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në pritet të nënshkruhen paraditen e sotme, para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih.

Presidenti i Kosovës, Thaçi i tha Deutsche Welles se takimi i mbajtur mbrëmë me ambasadorin Grennell ishte shumë konstruktiv dhe i frytshëm. Thaçi dhe Grenelle, si dhe më parë Vuçiç dhe Grenell, në takime të ndara, kanë rënë dakord që kjo marrëveshje të nënshkruhet. Por Thaçi tha se me ambasadorin Grennell është biseduar edhe për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë, e cila do t’i sillte Kosovës anëtarësimin në Organizaten e Kombeve të Bashkuara dhe njohjen reciproke.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Trump sulmon ish shefin e stafit, John Kelly

Publikuar

-

Nga

Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi të enjten ish-shefin e tij të stafit, John Kelly, pasi ky i fundit mbrojti ndihmësin e shkarkuar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare Alexander Vindman, i cili dëshmoi kundër presidentit disa javë më parë.

John Kelly, gjeneral në pension, i cili shërbeu si shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë për 17 muaj, deri në fillim të vitit të kaluar, mbështeti nënkolonelin Vindman gjatë një fjalimi në një universitet të Nju Xhersit, ku shprehu kundërshtime edhe për disa politika dhe veprime të Presidentit Trump.

“Kur e hoqa John Kelly-n, gjë që mezi prisja ta bëja, ai e dinte fare mirë se e kishte mbushur kupën,” shkruante zoti Trump në Twitter të enjten.

“Puna si shef i stafit nuk ishte për të,” shkruante presidenti Trump. “Ai hyri me bujë, por doli me heshtje, por si shumë ish zyrtarë të tjerë, ai nuk e kupton situatën dhe nuk e mban dot gojën mbyllur, gjë që në fakt e ka detyrim ushtarak dhe ligjor ta bëjë. Gruaja e tij e fantastike, Karen, për të cilën kam shumë respekt, në një rast më tërhoqi mënjanë dhe më tha me insistim se ‘John-i ju respekton shumë. Kur nuk do të jemi më këtu, ai do të flasë vetëm mirë për ju’. Por nuk ndodhi kështu!”

Në komentet e së mërkurës mbrëma, John Kelly tha se nënkoloneli Vindman, si oficer ushtarak, “bëri pikërisht atë që ne i mësojmë ata të bëjnë nga djepi në varr. Ai shkoi dhe i tha shefit të tij atë që sapo kishte dëgjuar.”

LEXO EDHE:  Itali/ Mbytet peshkarexha me 700 emigrantë

LEXO EDHE:  Kufiri Kosovë-Serbi/ Kocijançiç: BE nuk mund të komentojë elementet e ndryshimit

Vitin e kaluar, Vindman u shprehu shqetësim eprorëve kur mësoi se Presidenti Trump i kërkoi Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy “një favor”, të niste hetime ndaj njërit prej rivalëve kryesorë të zotit Trump në fushatën prtesidenciale të vitit 2020, ish-nënpresidentit Joe Biden dhe djalit të tij Hunter Biden që punonte për një kompani gazi ukrainase.

Më pas, nënkoloneli Vindman në fund të vitit të kaluar u bë ndër dëshmitarët kryesorë kundër Presidentit Trump pasi demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve ngritën akuza ndaj presidentit, me synimin për ta shkarkuar atë.

“Ne i mësojmë ata: Mos zbatoni një urdhër të paligjshëm,” tha Kelly duke iu referruar nënkolonelit Vindman.

Vindman, së bashku me vëllain e tij binjak, Eugene Vindman, një tjetër nënkolonel që punonte në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, u shoqëruan nga Shtëpia e Bardhë të premten e kaluar dhe u kthyen në postet e tyre të mëparshme në Departamentin e Mbrojtjes. Kritikët kanë akuzuar Presidentin Trump se u tregua hakmarrës për heqjen e nënkolonelit Alexander Vindman, por presidenti e quajti atë “tepër të pabindur”.

Në fjalimin e së mërkurën, zoti Kelly tha se kishte pasur një numër mosmarrëveshjesh me Trump.

Ai mori në mbrojtje median, një objektiv i shpeshtë i zemërimit të zotit Trump; vuri në pikëpyetje vlerën e dy samiteve të presidentit me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, dhe kritikoi vendimin e Presidentit për të falur një komando të marinsave, i dënuar për krime lufte./ VOA

LEXO TE PLOTE