Connect with Us

“Jemi pasardhës të majmunëve”/ Po pse nuk u bënë të gjithë majmunët si ne?

Blog

“Jemi pasardhës të majmunëve”/ Po pse nuk u bënë të gjithë majmunët si ne?

Publikuar

-

Ky është ndoshta një nga keqkuptimet më të mëdha në lidhje me evolucionin – që njerëzit kanë zbritur, hap pas hapi, nga majmunët ose majmunët modernë. Mund të jetë për shkak se imazhi i mirënjohur i ‘evolucionit të njeriut’, që tregon një seri majmunësh që bëhen gjithnjë e më të drejtë dhe të ngjashëm me njerëzit, ka ndihmuar në përhapjen e këtij miti.

Së pari, duhet të jemi plotësisht të qartë se majmunët e hershëm dhe majmunët modernë nuk janë e njëjta gjë. Majmunët modernë ndahen në majmunët e Botës së Re dhe të Botës së Vjetër, të dyja janë grupe të veçanta të specieve tek majmunët. Majmunët ndahen sërish në majmunë më të vegjël (gibbonë) dhe majmunë të mëdhenj, të cilët përfshijnë njerëzit. Pra, ne me siguri nuk kemi prejardhje nga majmunët modernë. Po majmunët e hershëm (apes)?

Ne ndajmë shumë tipare me majmunët e tjerë të mëdhenj – shimpanze, orangutangë, bonobo dhe gorilla – dhe ata janë më afër jetesës sonë. Por as ata nuk janë paraardhësit tanë. Secila nga speciet e majmunëve të mëdhenj, përfshirë njerëzit, evoluoi në mënyrë të pavarur nga një ‘paraardhës i përbashkët.

Nëse gjurmoni fosilet njerëzore prapa në kohë, ato gradualisht bëhen gjithnjë e më shumë të ngjashme me majmunin, me dhëmbë më të mëdhenj, trurin më të vogël dhe gjymtyrët më të lidhura. Dhe nëse i gjurmoni shimpanzetë pas në kohë, ato bëhen më shumë si ai paraardhësi i përbashkët. Nëse ktheheni miliona vjet, historia evolucionare e njerëzve dhe shimpanzeve përfundimisht konvergon, dhe do të zbuloni se ne ndajmë një të afërm që ishte një specie tërësisht e ndryshme – paraardhësi ynë i përbashkët.

LEXO EDHE:  Si shkaktoi Luftën e Dytë Botërore Traktati i Versajës

Çdo kryqëzim në një pemë evolucionare, përfaqëson një paraardhës të përbashkët. Nëse gjurmoni përsëri edhe më tej, përfundimisht do të gjeni një paraardhës të përbashkët midis majmunëve dhe majmunëve të lashtë, midis të gjithë primatëve, midis të gjitha kafshëve etj. Secila prej degëve të pemës evolucionare vazhdon të evoluojë, duke prodhuar specie të reja të të gjitha madhësive, formave dhe ngjyrave. / Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Ja pse Brexit mund ta forcojë dhe jo dobësojë Perëndimin

Publikuar

-

Nga

Ja pse Brexit mund ta forcojë dhe jo dobësojë Perëndimin

Nga Gideon Rachman “The Financial Times”

Referendumi mbi Brexit i vitit 2016, u dëshirua me urgjencë në Moskë.Vladimir Putini besonte se largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian do të dobësonte aleancën perëndimore.Por tani duket se presidenti rus e ka pasur gabim. Brexit mund të sjellë forcimin dhe jo dobësimin e Perëndimit.

Pa Britaninë si anëtare, BE-ja po ecën edhe një herë drejt “bashkimit gjithnjë e më të ngushtë”. Në planin afatgjatë, marrëdhëniet midis BE-së dhe Britanisë së Madhe, mund të jenë pak e shumë të ngjashme me marrëdhëniet e ngushta midis SHBA-së dhe Kanadasë.
Kanadezët apo britanikët nuk kanë dëshirë të bëhen pjesë përkatësisht e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së.Ata e pranojnë se një asimetri në fuqi me një fqinj shumë më të madh së vetja, është pasojë e ruajtjes së pavarësisë së tyre politike.Por që të dyja palët në këto partneritete të shkëputura, mund të përfitojnë ende nga integrimi i thellë ekonomik dhe bashkëpunimi strategjik bazuar në interesat, vlerat dhe gjeografinë e përbashkët.

Për të kuptuar se si mund të zhvillohen gjërat, ju duhet të kuptoni edhe domethënien e samitit më të fundit të Këshillit Evropian në muajin korrik.Pas njërit prej samiteve të tyre më të gjata ndonjëherë, liderët e BE-së ranë dakord të huazojnë në mënyrë të përbashkët në tregjet financiare. Fillimisht, qindra miliarda euro të mbledhura do të përdoren për të zbutur ndikimin negativ të pandemisë së koronavirusit. Por BE-ja e ka kuptuar se mund të marrë hua shuma të mëdha parash nga tregjet me norma shumë të ulëta. Në të ardhmen, ky burim financiar mund të financojë projekte të reja ambicioze, siç është mbrojtja kolektive.

Zhvillimi i një tregu të madh për borxhin e BE-së, do të përmbushë kërkesat e investitorëve për asete të reja dhe të sigurta, duke e zgjeruar rolin ndërkombëtar të euros, dhe duke forcuar fuqinë politike të BE-së. Por ky përparim historik për synimin e vjetër të BE-së për “bashkimin gjithnjë e më të ngushtë” nuk do të ndodhte nëse Mbretëria e Bashkuar do të ishte ende një anëtare e klubit.
“Katërshja kurnace” e BE-së, Holanda, Austria, Suedia dhe Danimarka, e kundërshtoi fort marrëveshjen. Nëse Britania do të ishte ende pjesë e BE-së, ato mund të ishin mbështetur tek një veto e britanikëve. Por pas Brexit, në BE një kombinim franko-gjerman është sërish i vështirë për t’u ndalur.



Kështu, marrja e borxhit të përbashkët mund të jetë e para në një seri hapash drejt bashkimit më të ngushtë politik. Vendosja e taksave të përbashkëta për të mbështetur borxhin e ri, është hapi i dukshëm i radhës. Vëzhgimi i këtij zhvillimi, më detyron të pranoj se dy grupime që shpesh i kam kritikuar – federalistët evropianë dhe mbështetësit e Brexit – kishin të drejtë mbi diçka.
Federalistët kishin të drejtë kur thoshin se Britania po e bllokonte përparimin e projektit Evropian. Ndërsa mbështetësit e Brexit kishin të drejtë kur deklaronin se Mbretëria e Bashkuar nuk ka gjasa të ndihet kurrë komode në një BE më të integruar që po projektohej. Sigurisht, gjërat mund të shkojnë ende keq.Progresi mund të bllokohet nga parlamentet kombëtare.Po ashtu, mund të ketë një krizë të përtërirë ekonomike në Evropën Jugore.

LEXO EDHE:  Pse ndjehemi të trishtuar dhe të lodhur gjatë stinës së dimrit?

LEXO EDHE:  Vetëm republikanët i garantojnë rendin dhe sigurinë Amerikës

Por duket se ka më shumë të ngjarë, që pas një ndërprerje gati 20-vjeçare, projekti evropian të rimarrë vrull. Në një kohë kur SHBA-ja është fokusuar gjithnjë e më shumë në rivalitetin me Kinën, një administratë inteligjente do të njohë përfitimet e një BE-je të forcuar.
Presidenti Donald Trump, që e konsideron BE-në si një rivale të rrezikshme, nuk do t’i shohë gjërat në atë mënyrë. Por nëse president zgjidhet Xho Bajden, administrata e tij do ta vinte theksin në rindërtimin e aleancave të vjetra të Amerikës. Kampi i Bajden e di se SHBA nuk mund të drejtojë e vetme rendin botëror, pa mbështetjen e aleatëve të saj.

Një aleancë më e ekuilibruar perëndimore, me një BE të forcuar si shtyllën e dytë, duket si një alternative tërheqëse ndaj të qenit “superfuqia e vetme” – sidomos nëse evropianët përdorin një pjesë të forcës së tyre të re financiare për të rritur aftësitë e tyre në mbrojtje,
duke iu përgjigjur kështu më së miri shqetësimit të vjetër të SHBA-së për “ndarjen e barrës”.
Një brez më parë, SHBA mund të kishte justifikueshëm frikë se një BE më e integruar, do ta shihte Uashingtonin si rivalin kryesor global. Por kjo lloj mendësie evropiane i përket një epoke të tejkaluar të unipolaritetit amerikan.

Duke parë botën e sotme, politikë-bërësit e BE-së po e kuptojnë gjithnjë e më shumë se kërcënimet afatgjata ndaj interesave kolektive të Evropës janë Kina, Rusia dhe paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Një presidencë e besueshme amerikane, e cila mund të jetë vetëm disa muaj larg, do të ishte një partner i domosdoshëm në trajtimin e atyre sfidave. Ky hyn Britania në të gjitha këto? Edhe kjo po bëhet më e qartë.Pjesa më e vështirë e bisedimeve pas Brexit mbetet ende përpara.Një dalje “pa marrëveshje” është ende e mundur.Edhe një marrëveshje, mund të linte pezull mosmarrëveshje të vazhdueshme për çështje të tilla si peshkimi dhe financat.

Por marrëdhënia e re BE-Britani në fund do të qetësohet. Edhe mbështetësit më të flaktë të Brexit do të kuptojnë se BE nuk është në fakt kërcënimi kryesor për interesat dhe liritë britanike. Përkundrazi, Gjermania, Franca dhe demokracitë e tjera evropiane, janë partnerë të domosdoshëm në trajtimin e kërcënimeve përtej Evropës – në veçanti, fuqitë autoritare dhe shtetet e brishta.
Nga ana e saj, një BE më e fortë dhe më e sigurt, nuk ka pse të frikësohet se Brexit është hapi i parë drejt shkatërrimit të projektit Evropian. Prandaj, ajo ka luksin të jetë më pak mbrojtëse dhe më kreative në ndërtimin e një marrëdhënie të re me Londrën.
Në planin afatgjatë, Britania duhet të aspirojë të krijojë një “marrëdhënie të re” me Brukselin për të plotësuar ”marrëdhënien” e saj ekzistuese me Uashingtonin. Këto dy partneritete kryesore, do ta vendosnin Britaninë e Madhe në qendër të një aleance të ringjallur perëndimore./Përshtatur  nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si do të dëmtohej SHBA dhe bota, nëse zgjedhjet në nëntor fitohen nga Xho Bajden

Publikuar

-

Nga

Si do të dëmtohej SHBA dhe bota, nëse zgjedhjet në nëntor fitohen nga Xho Bajden

Nga Tom Del Beccaro “Fox News”

Politika amerikane është aq e ndarë këto kohë, saqë për shumë njerëz, mposhtja e kandidatittë partisë tjetër, duket të jetë gjithçka që ka rëndësi.Dhe për këtë arsye, thuajse injorohen politikatqë ai premton në fushatë.Sidoqoftë, në këto zgjedhje në lojë është një dinamikë e rrezikshme.
Kjo duke pasur parasysh faktin që politikat që premton Xho Bajden, do t’isillnin SHBA-së dhe botës dëme të jashtëzakonshme.Siç e ka treguar edhe historia, sa më të fuqishme bëhen qeveritë, aq më i madh bëhet hendeku midis partive kryesore dhe politikave të tyre.
Për shembull, historia e ndryshimeve midis Partisë Laburiste dhe asaj Konservatore në Angli mbi çështjen e shtetëzimit të industrive,i jep Shteteve të Bashkuara një shembull të gjallë të asaj që mund të presim të ndodhë, nëse të dyja partitë tona vazhdojnë trajektorete tyre aktuale.Këtë nëntor, diferenca midis politikave të ofruara nga presidenti Donald Trump dhe rivalit demokrat Xho Bajden, do të jetë më e madhe se kurrë në 50 vitet e fundit.

Politikat e Bajdenit do të sillnin një depresion ekonomik

Ky nuk është ndonjë parashikim i vështirë për t’u bërë.Ekonomia amerikane është tashmë në vështirësi, me një numër rekord njerëzish që po ndihmohen nga qeveria federale, përmes përfitimeve për shkak të papunësisë, apo huave ose granteve për bizneset.
Industri të tëra si ajo e udhëtimit, shkollat, argëtimi dhe restorantet po përballen me një të ardhme të pasigurt. Në fakt, s’ka asnjë siguri se ato do të rikthehen afër niveleve të para-Covid-19. Edhe sikur të ndodhë kjo, nuk ka siguri se përsa kohë do të zgjaste kjo.
Në korrikune vitit 2008, unë parashikova se politikat e kandidatit demokrat Barak Obama, do të çonin në periudha të këqija ekonomike, për aq kohë sa ai do të ishte president. Dhe ishte një parashikim i thjeshtë për t’u bërë, pasi ekonomia që ai trashëgoi ishte tashmë në krizë, dhe të gjitha politikat e mundshme të Obamës, do të rritnin kostot për të bërë biznes në Amerikë.
Taksat dhe politikat rregullatore të Obamës, e përkeqësuan më tej gjendjen, dhe i dhanë atij rekordin më të keq ekonomik se sa çdo president tjetër në historinë e vendit.Propozimet për rritje taksash dhe shtim të rregullorevepërbiznesin që propozon Xho Bajden, i tejkalojnë politikat e Obamës.
Siç kemi shkruar më parë unë dhe Stiv Mur, politikat e Bajdenit janë veçanërisht të dëmshme për bizneset e reja. Ata do ta zvogëlojnë rritjen ekonomike, në një kohë kur ne duhet të sigurojmë stimuj për sipërmarrjet e reja.Përtej kësaj, lufta energjetike e Bajdenit do të dëmtojë seriozisht një industri që ka qenë një burim kryesor i rritjes ekonomike që Amerika ka përjetuar për vite me radhë.



Politikat e Bajdenit do të na dobësojnë, dhe do të forcojnë Rusinë, Iranin dhe Kinën

Arritja më e madhe e politikës së jashtme të presidentit Trump ndodhi pa asnjë të shtënë armësh. Duke stimuluarindustrinë energjitike amerikane, Trump uli çmimin e energjisë dhe fitoi klientë të rinj në mbarë botën për naftën dhe gazin amerikan.
Politika e ndjekur nga Trumpie shkatërroi ekonomikisht Rusinë dhe Iranin, vende ku energjia është malli i tyre kryesor ieksportit, pasi ata humbën konsumatorët e energjisë,qasjen në valuta të forta, dhe kjo në një kohë kur çmimet ranë.
Një Iran dhe Rusi në krizë, bëri që ato të jenë më pak provokuese se më parë.Të dyja këto vende, kanë ekonomi të brishta pasi ato janë planifikuar në një mënyrë të centralizuar.Më pak para nga nafta, do të thotë që ata kanëmë pak para për të shpenzuar në mbështetje të lëvizjeve terroriste dhe intrigave ndërkombëtare.
Në mënyrë të pabesueshme, Xho Bajden dëshiron që t’i fuqizojë ata.Lufta energjetike e Bajden do të sillte rritjen e çmimittë energjisë, dhe për pasojë do rikthente në lojë Iranin dhe Rusinë. Nëse zgjidhet president, Bajden do ta bënte ekonominë e Shteteve të Bashkuara më të planifikuar, duke e dobësuar atë, duke minuar politikën e jashtme amerikane, dhe duke idhënë mundësi qeverivetë centralizuara të Rusisë dhe Iranit të shfrytëzojnë të vetmen “kamerdare shpëtimi” që ata kanë:rezervat e tyre të naftës.
Budallallëku i një politike të tillë, dhe pasojat e tij afatgjata nuk mund të nënvlerësohen.Por ka edhe më.Kush përfiton më shumë nga një SHBA e dobët?Kina. Ajo përfiton sa herë që Shtetet e Bashkuara janë ekonomikisht të dobëta. Kina është vendi më agresiv në botë, dhe
që ka në dispozicion mjetet më të mëdha për të vepruar.
Pra politikat e këqija ekonomike të Bajdenit jo vetëm që mund të shtyjnë Shtetet e Bashkuara në një depresion ekonomik; por ato do të forconin armiqtë tanë më të këqij, pasuria e të cilëve do të rritet.

LEXO EDHE:  Pse ndjehemi të trishtuar dhe të lodhur gjatë stinës së dimrit?

LEXO EDHE:  Xhonson, Klinton, Nikson dhe tani Trump/ Historia e presidentëve që iu nënshtruan “impeachment”-it

Ligji dhe rendi në SHBA, do të pësonin një dëm të pariparueshëm

Nëse e mbanimend, kur Obama u bë president, Prokurori i Përgjithshëm shfuqizoi akuzat ndaj disa anëtarëve të Partisë së Re të Panterës të Zezë, që ishin angazhuarhaptazi në frikësimin e votuesve në Filadelfia. Ai vendim qe një atentat ndaj drejtësisë.
Tani imagjinoni pak se ç’mund të ndodhë në vitin 2021,kur Prokurori i Përgjithshëm i Xho Bajden të mbyllë hetimet për Durham.Më pas do të pushojnë akuzat ndaj çdo aktiviteti të paligjshëm në të cilin është angazhuar lëvizja “Black Lives Matters”.
Megjithatë nuk do të ndalen me keq. Përkundrazi, këshilltarja e Xho Bajden (marksistja Anxhela Dejvis), do të tentojë të ripërkufizojë drejtësinë sociale në Amerikë në kurriz të sundimit të ligjit. Ndërkohë, demokratët në Kongres do të vendosin nisjen e hetimeve diskredituese ndaj republikanëve.
Ligji rendi në qytetet tona të mëdha do të vazhdojnë që të degradojnë, ndërsa Amandamenti i Dytë do të sulmohet si kurrë më parë.Në përgjithësi, midis politikave të tij ekonomike që do të sjellin një depresion të thellë, dhe politikave të tij të drejtësisë sociale, Bajden do ta zhysë Amerikën në një raund të ri të luftërash klasore, që do të arrijnë nivele të papara më herët. Ndërsa kacafytemi me njëri-tjetrin, vëmendja e SHBA ndaj botës do të zbehet. Kjo do t’i lërë dorë të lirë Iranit, Rusisë dhe Kinës, që të bëjnë çfarë të duan./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Koronavirusi nuk do të zhduket ndonjëherë/ Shpresa është të shndërrohet në një grip të zakonshëm

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi nuk do të zhduket ndonjëherë, shpresa është të shndërrohet në një grip të zakonshëm

Koronavirusi që shkakton Covid-19 ka prekur më shumë se 18 milionë milion njerëz në 6 kontinente. Ai po përhapet frikshëm në vendet që nuk kanë arritur ta vënë dot nën kontroll. Dhe po rishfaqet në shumë prej atyre vendeve që arritën ta bëjnë diçka të
tillë.

Nëse ka pasur ndonjëherë ndonjë kohë kur ky koronavirus mund të frenohej, ajo ndoshta ka kaluar. Një përfundim po duket tani thuajse i sigurt:Ky virus nuk do të largohet kurrë nga ne. Koronavirusi është thjesht shumë i përhapur, dhe tepër i transmetueshëm. Ekspertët thonë se skenari më i mundshëm, është që pandemia të marrë fund në një moment, pasi shumë njerëz të jenë infektuar apo vaksinuar.Por virusi vazhdon të qarkullojë në nivele më të ulëta në të gjithë globin. Rastet do të gjurmohen në kohë dhe
do të bien shumë me kalimin e kohës.

Vatra të reja të vogla do të shfaqen këtu-aty. Edhe kur të vijë vaksina e shumë-pritur, ka të ngjarë që ajo ta frenojë shumë por të mos e zhdukë dot asnjëherë koronavirusin. Me siguri, ne do të jetojmë me këtë virus për pjesën tjetër të jetës sonë.
Gjatë dimrit, zyrtarët e shëndetit publik ishin më shpresëdhënës ndaj SARS-CoV-2, koronavirusi që shkakton Covid-19.SARS, një koronavirus i ngjashëm, u shfaq në fundin e vitit 2002 dhe infektoi më shumë se 8.000 njerëz.Por ai u shkatërrua përmes izolimit intensiv, gjurmimit të kontakteve dhe karantinës.
Virusi u zhduk plotësisht deri në vitin 2004. Megjithatë SARS dhe SARS-CoV-2 ndryshojnë në një aspekt thelbësor:Virusi i ri përhapet më lehtë, dhe ka shumë raste asimptomatike. Strategjitë që patën sukses me SARS, janë më pak efektive kur disa nga njerëzit që transmetojnë Covid-19 as që e dinë që janë të infektuar.

“Është gati e pamundur të jemi në gjendje të shpallim llojin e fitores që bëmë mbi SARS-in”- thotë Stefën Mors, epidemiolog në Universitetin e Kolumbias. Por nëse jo, atëherë si mund të jetë e ardhmja e Covid-19? Kjo do të varet nga forca e tij dhe kohëzgjatja e imunitetit ndaj virusit, thotë Xhonatan Grad, studiues i sëmundjeve infektive në Universitetin e Harvardit.
Grad dhe kolegët e tij kanë modeluar disa trajektore të mundshme të koronavirusit.Nëse imuniteti ndaj tij zgjat vetëm disa muaj, mund të kemi çdo vit një pandemi të madhe, të pasuar nga shpërthime epidemike më të vogla.Nëse imuniteti zgjat më shumë se 2 vjet, Covid-19 mund të arrijë kulmin vitin e tretë.



Se sa do të zgjasë imuniteti ndaj Covid-19, kjo është e paqartë. Por koronaviruset e ngjashme me të, na japin mundësi të bëjmë disa krahasime:tek SARS-i, antitrupat zhduken pas 2 vjetësh. Antitrupat ndaj një pjese të koronavirusëve të tjerë që shkaktojnë ftohjen e zakonshme të stinës, zhduken vetëm pas 1 viti.
“Sa më shpejt largohet mbrojtja ndaj një virusi, aq më e vështirë është zhdukja e tij”- thotë Grad.Dhe kjo gjë ka ndikime edhe mbi vaksinën e mundshme. Në vend të një doze te vetme, një vaksinë kundër Covid-19, mund të jetë e nevojshme të merret disa herë, ose çdo vit, tamam si vaksina kundër gripit të zakonshëm.

LEXO EDHE:  Rudolf dhe Adolf Dasler/ Si rivaliteti i egër mes 2 vëllezërve, çoi në krijimin e “Adidas” dhe “Puma”

LEXO EDHE:  Rudolf dhe Adolf Dasler/ Si rivaliteti i egër mes 2 vëllezërve, çoi në krijimin e “Adidas” dhe “Puma”

Edhe nëse virusi do të ishte eliminuar disi nga popullata njerëzore, ai mund të vazhdojë të qarkullojë tek kafshët, dhe të përhapet sërish tek njerëzit. SARS-CoV-2 ka të ngjarë ta ketë origjinën nga një lakuriq nate, me një kafshë ende të paidentifikuar që ka shërbyer si një bartës i ndërmjetëm, dhe që mund të jetë ende një burim për virusin.
Për shembull, edhe virusi Ebola vjen nga lakuriqët e natës . Edhe pse përhapja nga njeriu tek njeriu përfundoi në Afrikën Perëndimore në vitin 2016, virusi ishte ende vërdallë nëpër botë dhe mund t’i infektonte njerëzit nëse do të gjente bartësin e duhur.
Dhe në fakt në vitin 2018 , Ebola u shfaq sërish në Republikën Demokratike të Kongos. Ebola mund të mbahet nën kontroll përmes gjurmimit të kontakteve, izolimit dhe një vaksine të re, por nuk mund të “zhduket”. Në skenarin më të mirë, një vaksinë dhe trajtime më të mira mjekësore, mund ta zbusin “egërsinë” e COVID-19, duke e bërë atë një sëmundje shumë më pak të rrezikshme.

Me kalimin e kohës, SARS-CoV-2 mund të shndërrohet në virusin e radhës të frymëmarrjes sezonale, si 4 koronaviruset e tjerë që shkaktojnë një pjesë të konsiderueshme të ftohjeve të zakonshme:229E, OC43, NL63, dhe HKU1. Këto koronaviruse janë kaq të zakonshëm, sa ka të ngjarë që të gjithë të jemi prekur në një moment nga ta, apo mbase edhe disa herë. Ata mund të shkaktojnë edhe shpërthime epidemike, sidomos tek të moshuarit , por zakonisht janë mjaft të butë. Ekspertët shpresojnë që në fund SARS-CoV-2 të bëhet koronavirusi i pestë që qarkullon rregullisht midis njerëzve.Virologët janë përpjekur të zbulojnë nëse koronaviruset që shkaktojnë sot të ftohurën e zakonshme, u shfaqën dikur si një pandemi.Në vitin 2005, biologët në Belgjikë studiuan mutacionet në koronavirusin OC43, që ka të ngjarë të ketë evoluar nga një koronavirus që infekton lopët. Për shkak se mutacionet gjenetike grumbullohen në një shkallë disi të rregullt, studiuesit ishin në gjendje ta përcaktonin në fund të viteve 1800 kohën e kalimit të virusit nga lopët tek njerëzit. Rreth asaj kohe, një sëmundje shumë infektive e rrugëve të frymëmarrjes po vriste lopët, dhe madje në vitin 1889, një pandemi nisi t’i merrte jetën shumë njerëzve nëpër botë.

Katër koronaviruset e tjerë mund të jenë edhe më pak vdekjeprurës, pasi të gjithë i kemi hasur kur kemi qenë fëmijë. Dhe nëse imuniteti ynë nuk na pengon të prekemi sërish prej tyre, gjithsesi ai mund të parandalojë të sëmuremi në një formë të rëndë. Kjo sëbashku me imunitetin e krijuar nga vaksinat, do të thotë se Covid-19 ka të ngjarë të bëhet shumë më pak vdekjeprurës./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE