Connect with Us

Ishte liruar me leje nga burgu / Arratiset shqiptari i akuzuar për vrasje

Kronika

Ishte liruar me leje nga burgu / Arratiset shqiptari i akuzuar për vrasje

Publikuar

-

Një i burgosur shqiptar është arratisur pasi kishte dalë me leje nga burgu në Kifissos të Greqisë.

Sipas mediave greke shqiptari ndërpreu sistemin e mbikëqyrjes elektronike “orë dore” dhe u nis drejt Shqipërisë.
Raportohet se incidenti ndodhi rreth orës 19:00. Shqiptari i përfshirë në një vrasje i cili ishte liruar me orë dore dhe me leje preu lidhjet dhe u nis për në atdheun e tij.

Sapo u mor vesh se ai ka shkëputur sistemin e kontrollit, ka shpërthyer alarmi dhe janë informuar autoritetet policore si edhe ato doganore në mënyrë që shtetasi të mos arrijë të kalojë kufirin shqiptar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U vra në atentat/ OFL bllokon makinat e blinduara të Edison Harizajt

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka bllokuar 10 makina të blinduara sot në Vlorë.

Makinat janë bllokuar në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

Sipas asaj që raporton ABC news dy prej makinave të blinduara që janë bllokuar janë kapur në një garazh dhe i përkasin Edison Harizajt.

Edison Harizaj, i njohur si mik i Emiljano Shullazit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në një atentat në Durrës në 7 nëntor të vitit 2018  bashkë me mikun e tij Genci Caci./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto-Aksident i rëndë në Fier/ Përplasen dy automjete, tre të plagosur

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën e Krapsit në Fier.

Një “Volsvagen” është përplasur me një “Benz” dhe si rrjedhojë kanë mbetur të plagosur tre persona

Shkak i aksidentit mësohet të jetë bërë lagështia në rrugë, ccka ka bërë që drejtuesi i mjetit tip “Benz” të humbë kontrollin e mjetit duke u përplasur me automjetin tjetër.

“Në datën 14.02.2020 rreth orë 15:00, në aksin rrugor Fier-Ballsh, në fshatin Kraps, janë përplasur mjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Q me mjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin A. M.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit A. Q, si dhe pasagjeri i mjetit “Benz” shtetasi R. Q të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  U dhunua në komisariat?/ Klevis Balliu kërkon akt-ekspertim

LEXO EDHE:  ISIS: Burg për personat që veshin rroba të ngushta dhe pinë cigare

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron policia në njoftimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në një banesë në Shkodër/ Zjarrfikësit “në luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Një banesë në lagjen “Kiras” të Shkodrës, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e zjarrit dhe nëse ka të lënduar.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rënies së zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE