LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“I kishe premtuar 200 mijë euro Alizotit”/ Klodiana Lala debat me Salianjin: Sqaroje këtë histori

10 Dhjetor 2019, 21:21, Politikë CNA
“I kishe premtuar 200 mijë euro Alizotit”/ Klodiana Lala debat

Gazetarja Klodiana Lala ka debatuar me ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji, lidhur me pretencën e Prokurorisë për çështjen ?Babale?.

Gazetarja Lala i kërkoi disa herë Salianjit të sqarojë dëshminë e Fredi Alizotit, i cili ka deklaruar se Salianji i kishte premtuar 200 mijë euro.

Ish deputeti demokrat nuk iu përgjigj pyetjes së drejtpërdrejtë të gazetares, por vijoi të lexojë përgjimet e Prokurorisë për çështjen ?Babale?.

Lala: Më jep argumentin si e rrëzon dëshminë e Alizotit. Kemi qenë bashkë në seancë, kur ka dhënë dëshminë e gjatë dhe iu implikon direkt. I kishe premtuar 200 mijë euro pra. Sqaroje këtë histori.

Salianji: Nëse ka një komunikim të vetëm me mua, një takim të vetëm, unë iki nga kjo punë. Po s?ka fare, se këtu është kjo çmenduri. Deklarimin që ka bërë ish-drejtori i Policisë Lushnje dhe drejtori thonë që ne nuk e njohim këtë person.

Lala: E kemi sqaruar këtë, por çështja është jeni apo jo ju pjesë e kësaj historie?

Salianji: Drejtori i Policisë Lushnje thotë se e ka takuar vetëm një herë këtë person më 1 qershor. Përgjimi telefonik tregon se janë takuar gati 30 herë.
Lala: Aty ka shpërdorim të hapur detyre. Na jep argumente që je jashtë kësaj historie.

Lajmet e fundit nga