LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hajdari dhe Murrizi takojnë zyrtarin e DASH/ Cili ishte fokusi i bisedës

10 Dhjetor 2019, 20:15, Politikë CNA
Hajdari dhe Murrizi takojnë zyrtarin e DASH/ Cili ishte fokusi i

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari së bashku me Myslim Murrizin kanë takuar Drejtorin e ri për Evropën Qendrore dhe Jugore, në Departamentin e Shtetit që mbulon Shqipërinë, David J. Kostelancik.

Sipas Hajdarit, biseda u fokusua në prioritetet dhe sfidat në vijim, në kuadër të reformës zgjedhore dhe reformës në drejtësi

?Kënaqësi e veçantë të takonim bashkë me Z. Murrizi, Drejtorin e ri për Evropën Qendrore dhe Jugore, në Departamentin e Shtetit që mbulon Shqipërinë, Z. David J. Kostelancik.
Biseda u fokusua në prioritetet dhe sfidat në vijim, në kuadër të reformës zgjedhore dhe reformës në drejtësi?, shkruan Hajdari./CNA.al

Lajmet e fundit nga