LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Fytyra e Rilindjes në krye të AKEP”/ Elio Laze sulmon kreun e ri: Kamikaz

10 Dhjetor 2019, 20:30, Politikë CNA
“Fytyra e Rilindjes në krye të AKEP”/ Elio Laze sulmon

?Fytyra e Rilindjes në krye të AKEP?, kështu shkruan gazetari Elio Laze pas largimit të Ilir Zelës nga ky post teksa shprehet se kjo është këmbanë e fortë alarmi.

Sipas Lazes, ?Zela si socialist nuk pranoi t?i shërbëj kryetarit të sektit vdekjeprurës të Rilindjes, Edi Ramës me sy mbyllur?.

“I shërbeu, por deri në një farë mase. Tani që diktatori kërkon të mbyllë me ligj mediat online, gjeti dike si vetja dhe e dërgoi në krye të AKEP?, shkruan Laze,

Gazetari e quan kreun e ri të AKEP, ?kamikaz? i cili sipas tij do t?i ?presë gjuhën? armiqve digjitale të diktatorit me brekushe.

?I shkolluar në France, atje në Francën e mahnitur nga piktori Edi Rama, gjeti punë në administratën e tij. Si shef protokolli dhe këshilltar i diktatorit.
Dhe ky e komandon atje ku ka nevojë më shumë. Në krye të AKEP. Aty ku ky, do t?i ?presë gjuhën? armiqve digjitale të diktatorit me brekushe. Ndaj largimi i një socialisti si Ilir Zela dhe zëvendësimi me një Rilindas si Tomi Frashëri është ulërites.
Fiksojeni mirë këtë ?gërshërën?. Tomi Frashëri quhet?, përfundon Laze./CNA.al

Lajmet e fundit nga