Connect with Us

Dy këndvështrime për dëmet e tërmetit/ Sa mund të kushtojë rindërtimi i banesave

Lajme

Dy këndvështrime për dëmet e tërmetit/ Sa mund të kushtojë rindërtimi i banesave

Publikuar

-

Inxhinieri Arben Meçe tha në emisionin “Repolitix” se dëmet e tërmetit të 26 nëntorit mund të shkojnë deri në 500 milion euro.

“Nëse do të flasim për një parashikim të situatës është një eksperiencë që nuk ka Nostradamus që ta gjejë më saktësi. Nga eksperienca e deritanishme dhe disa ekspertë ekonomie duke u mbështetur te ky informacion, me plus minuse, e kishin nxjerrë te 500 mln euro, duke llogaritur vetëm dëmet. Për dëmet me administrimin e jetës sociale shkojnë në 200 mln euro”, u shpreh Meçe.

Ndërkohë gazetari Bardhi Sejdarasi tregoi një tjetër shifër, pasi mendon se fatura e rindërtimit të banesave mund të kapë shifra shumë më të mëdha.

LEXO EDHE:  “Arrestimet për tërmetin ishin farsë”/ Inxhinieri Meçe: Paaftësi nga Prokuroria

“Nga 500 mln -1.2 mld Euro është shifra e dëmeve që jep një agjenci gjermane. Ne sot kemi vetëm një shifër, rialokimi ka sjellë 20 mld lekë për fazën e parë, nga të cilat 7 mld nga donatorët. Por ditë për ditë shtohen, shifrat rritet”, tha ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Apeli i Imamit/ Mos dëgjoni ata që iu thonë se stë gjen gjë po s’deshi Zoti…

Publikuar

-

Nga

Apeli i Imamit/ Mos dëgjoni ata që iu thonë se stë gjen gjë po s’deshi Zoti...

Ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Gazmend Aga, sot Imam i Komunitetit Shqiptaro Amerikan në Connecticut (AAMC) dhe përfaqësues i KMSH-së në SHBA, bën thirrje për kujdes në këto ditë të vështira të pandemisë globale. Në një status në FB, Aga shkruan se ajo që duhet të bëjmë sot, është kujdesi dhe gjetja e një rruge të mesme për të mos shkatërruar jetët psikologjike dhe shpirtërore.

“Miq te mire, Zoti do te na kerkoje llogari nese pakujdesia jone ka shkaktuar semundje apo humbje jete. Llogaridhenia eshte e veshtire. Le te jemi me te kujdesshem gjate kesaj periudhe.

Le te mos tregojme injorancen tone duke perqeshur ata qe marrin masat, veteizolohen apo nuk hapin dyert per vizita.
Le ta nxisim edhe njehere njeri tjetrin sepse eshte e dhimbshme kur shohim se sa shume jete njerezish po ndikohen prej Covid19.



LEXO EDHE:  Degjeneron debati/ Gazmend Oketa-Meçes: Gjeneral i ushtrisë së vdekur, do na hash munë

As mos degjoni fetaret qe ju thone se ste gjen gje po s’deshi Zoti, as doktoret qe ju thone se eshte mashtrim, as komshiun qe per qef te kafes hedh ne rrezik jeten e te dashurve te vet.

LEXO EDHE:  Plas debati/ Inxhinieri Meçe ia thotë në sy Kalasë: Ke marrë para… Aktivisti: Nuk jam si ti, matu mirë

Degjoni ata qe ju keshillojne se Zoti ka dhene sherim per semundje dhe ne duhet ta kerkojme ate ne menyrat e mundshme. Degjoni doktorin qe ju porosit si te shpetoni jete. Ne duhet te synojme te mesmen: Te mos e shkaterrojme jeten psikologjike e shpirterore, por edhe te mos leme asnjehere pas dore masat qe duhet te marrim”, shkruan Aga. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Rastet me Covid-19/ Italia sot shënon më pak viktima se Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Rastet me Covid-19/Italia sot shënon më pak viktima se Shqipëria

Për të katërtën ditë në radhë janë në ulje rastet e reja me Covid-19 në Itali. Shteti fqinj shënoi 170 infektime sot, ndërsa dje ishin 255. Megjithatë, për efekt të fundjavës, ashtu siç çdo të hënë, janë bërë edhe më pak tamponë.

Për të katërtën ditë në radhë mbetet i qëndrueshëm edhe numri i viktimave: 5 vdekje janë regjistruar në 24 orët e fundit, duke shkuar në një total prej 35.112 viktimash. Me shifrat e 24 orëve të fundit, Italia duket se ka shënuar një fitore të madhe, pasi në krashasim me rastet aktive, shënon më pak viktima edhe se Shqipëria, e cila sot kishte 6 vdekje.



LEXO EDHE:  Degjeneron debati/ Gazmend Oketa-Meçes: Gjeneral i ushtrisë së vdekur, do na hash munë

Ndërkohë, edhe Lombardia, zona më e goditur nga virusi nuk shënon asnjë vdekje nga virusi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Jonathan Galindo” mbërrin në Shqipëri/ Kontakojnë fëmijët në Instagram për 50 sfida

Publikuar

-

Nga

Loja “Jonathan Galindo” mbërrin në Shqipëri/ Kontakojnë fëmijët në Instagram për 50 sfida

Përdorues anonim në internet që fshihen pas personazhit “Jonathan Galindo”, dhe i nxisin fëmijët drejt një loje që mund t’i çojë deri në vetëvrasje, janë të pranishëm edhe në Shqipëri, raporton “Klan”.

Sipas një njoftimi të policisë disa ditë më parë thuhej se nuk është konstatuar asnjë rast në vendin tonë, por në Linjën Kombetare të Ndihmës për Fëmijë, alo 116, kanë mbërritur 5 sinjalizime brenda 1 jave.

“Bëhet fjalë për një adresë që është në Instagram, fëmijët janë kontaktuar nga e njejta adresë. Disa biseda janë bërë në shqip disa biseda janë bërë në anglisht. Pra akoma duhet parë se kush është personi që fshihet pas asaj adrese. Janë të grupmoshës 10 deri 16 vjeç që na kanë sinjalizuar”.



Faqja e denoncuar është mbyllur, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i personit. Sipas psikologes Moza Sula, më të rrezikuar janë fëmijët që kalojnë shumë kohë në internet apo bëjnë një jetë të varfër sociale.

LEXO EDHE:  “Në Tiranë s’pati tërmet”, Arben Meçe: Çfarë do ndodhte nëse epiqendra do ishte në kryeqytet

LEXO EDHE:  Policia shoqeron Arben Mecen

“Nëse ndryshon diçka në humorin e fëmijës, në rutinën ditore, në higjienën personale, nëse nuk është më i komunikueshëm se më parë. Eksplorimi në faqe të pakontrolluara mund ta bëjë femijën burim viktimizimi në çdo moment prandaj është shumë e rëndësishme të bëhet kontrolli nga ana e prindërve”.

Loja “Jonathan Galindo” është vazhdim i Balenës Blu, e cila përmban 50 sfida të rrezikshme. Sipas psikologëve, informimi dhe komunikimi me fëmijët mund të shërbejë si një mënyrë parandaluese.

LEXO TE PLOTE