LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncon Bardh Spahia/ Urgjenca e Shkodrës ka mungesë aparaturash dhe medikamentesh

10 Dhjetor 2019, 21:40, Politikë CNA
Denoncon Bardh Spahia/ Urgjenca e Shkodrës ka mungesë aparaturash dhe

Ish-deputeti Bardh Spahia, duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, ka ngritur akuzat se Urgjenca e Tiranës nuk ka mungesa bazike të ardhjes në ndihmë të pacientëve në kushte emergjence.

Në mesazhin e publikuar nga Spahia në rrjetet sociale, thuhet se ambulancat nuk kanë aparatet për matjen e parametrave mjekësorë, si dhe nuk kanë medikamentet e duhura.

Demokrati thotë se Urgjenca e Shkodrës has të njëjtat probleme me atë të Tiranës, ndaj kërkon reagimin e Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut.

“Situata e Urgjences se Tiranes nuk eshte rast i vecuar. Urgjenca e Shkodres ka te njejten situate me mungese ilacesh per ndihmen e shpejte. Pyetje per znj. ministre Ogerta Manastirliu: o zonje, cfare ben pjesen tjeter te kohes kur nuk del ne ERTV?”, shkruan ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga