Connect with Us

Deklarata e Vuçiç për masakrën e Reçakut/ Shehu pyet Ramën: Do e sjellësh në Tiranë në 21 dhjetor?

Politikë

Deklarata e Vuçiç për masakrën e Reçakut/ Shehu pyet Ramën: Do e sjellësh në Tiranë në 21 dhjetor?

Publikuar

-

Pas deklarëtës së presdientit serb Aleksandër Vuçic Vuçiç se masakra e Reçakut është krim i fabrikuar, ish-deputeti i PD, Tritan Shehu ka një pyetje për kryeministrin Edi Rama.

Sipas Shehut, pas kësaj deklarate të presidentit serb, Rama duhet të shprehet nëse i qëndron apo jo ftesës për ta sjellë apo jo Vuçiç në Shqipëri, në mbledhjen e tretë për “Samitin e Shengenit Ballkanit”, që pritet të mbahet në Durrës.

“Kryeminstri, tashmë kur 21 dhjetori po afron duhet të sqarojë opinionin shqiptar, Rajonin e partnerët në lidhje me qendrimin e tij ndaj inisiatives se Vuçiçit për këtë formë të “Jugosllavisë së Re” nën lidershipin serb, ku Shqipëria është pjesë dhe Kosova nën hije. Ndërsa reagimi i Ramës ndaj deklaratës millosheviçiane të Vuçiçit ishte “sa për të larë gojën”, shumë larg nga reagimet e ashpra amerikane etj, gjë që të bën të deduktosh se ai i qendron ftesës për atë dhe atij “Shengeni”, shkruan Shehu.

LEXO EDHE:  Samiti i Berlinit/ Manjani ironizon Ramën

Sipas tij, “ka ardhur koha që Rama të përgjigjet për këtë çështje të rëndësishme, kur në “lojë” ka ngelur vetëm trioja Vucic, Rama, Zaev me dirigjent Vuçiçin, i cili nuk nguron të përdorë dhe me 2021-shin retoriken e Sheshelit ndaj atyre krimeve mostruoze, tashmë që Serbia jo vetëm nënshkruan me Unionin Euroasian, por dhe ndërsa NATO flet me shqetësim për një afrim të mëtejshëm të saj me Rusinë”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  Marrëveshja e detit dhe komisioni i ri/ Tritan Shehu tregon dy “rrugët” e Ramës

LEXO EDHE:  A kushtëzohet takimi i Ramës me Putin nga trashëgimia e tij direkte atërore, pra dosja Mitrokin?!

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  Rama publikon grafikun e përhapjes së COVID-19/ Mbi të gjitha sot është mbrojtja e jetës

LEXO EDHE:  Arrest me burg për aktorët e “Babales”/ Reagon Rama

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kapja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!

Publikuar

-

Nga

Kapja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim thotë se Reforma në Drejtësi duhet të tregojë rezultate.

Teksa u pyet nga gazetari Sokol Balla në lidhje me çështjen e shumëpërfolur për arrestimin e të ashtuquajturve ‘peshqit e mëdhenj’, Kim u tregua e rezervuar, ndërsa dha mesazhin e qartë që kjo reformë duhet të vijojë përpara.

Ajo theksoi ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesë Shqipërisë, por në fund të ditës i takon vendit të vendosë për veten.

Ambasadorja Kim: Mendoj që nëse e doni dhe luftoni për të, dhe i kushtoni pak kohë dhe përpjekje, po, e besoj. Mendoj që ajo që nuk ka për të ndodhur është një proces i menjëhershëm. Nuk ndodh. Nuk është që papritur, do keni një sistem gjykatash 100% të përsosur. Nëse prisni këtë, do të zhgënjeheni. Ajo që do të ndodhë është që do të shihni përparim, pastaj do të shihni diçka të tmerrshme, pastaj përparim përsëri. Siç e thashë, është si të shohësh baticën dhe zbaticën. Nuk është një proces i thjeshtë, i qartë linear.

LEXO EDHE:  Qytetarët revoltë ndaj Ramës/ Mashtrues, erdhe si qengj e do ikësh si dhelpër

LEXO EDHE:  Sherr mes qeverisë dhe presidencës/ Meta kërkon pazar me Ramën, fut “mik” Veliajn?

Sokol Balla: Teksa jemi në ujëra, le të flasim për peshqit, peshqit e mëdhenj. Po presim që të kapen, por ju sugjeroni që të presim?

Ambasadorja Kim: Mendoj që ju …

Sokol Balla: E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Peshqit e mëdhenj?
Ambasadorja Kim: E dini, sapo kam arritur gjashtë muaj më parë dhe e di cila është puna ime. Dhe siç ju kam thenë, dhe mendoj se populli shqiptar e di këtë, unë jam njeri shumë praktik. Dhe ajo që kam thënë është që reforma në drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të këmbëngulim, dhe reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate. Nuk jam sistemi gjyqësor.

LEXO TE PLOTE