Connect with Us

Çuni i Fahriut kopjon Nard Ndokën/ “Një tërmet katastrofik është fatkeqësi natyrore”

Politikë

Çuni i Fahriut kopjon Nard Ndokën/ “Një tërmet katastrofik është fatkeqësi natyrore”

Publikuar

-

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, djali legjitim i Fahri Balliut, ish gazetarit militant të gazetës “Zeri i Popullit”, organ qendror i Partisë së Enver Hoxhës, ka postuar një mesazh në faqen e tij në rrjetet sociale, ku shpreh opinionin e tij për një termet politik në Shqipëri, termet i cili është më i rëndë se termeti fizik i 26 nëntorit.

Mesazhin e tij Balliu i Fahriut e ka stilizuar duke përdorur stilin filozofik të ish homologut Nard Ndoka, të njohur dhe si “filozof popullor” dhe mjeshtër e asosacioneve të tilla si: “Mos qendro kurrë në shi se shiu të lag” etj. Duke kopjuar Ndokën, Balliu shënon zbulimin e tij rreth tërmetit të 26 dhjetorit, kur shkruan: “Një tërmet karastofik është fatkeqësi natyrore!”

Këtë e thejkson pasi shprehet se pasojat e rënda të termetit natyror erdhën për shkak të projekteve korruptive të qeverisë, projekte për të cilat, sikurse shkruan: Prokuroria nuk i ka nisur ende hetimet.

Po ashtu ish Deputeti liston një serë problematikash aktuale që zotërojnë situatën e vendit (rritja e çmimeve, shtimi i taskave, vjedhja e parasë publike, largimi masiv nga Shqipëria) që, sipas tij, vijnë për shkak të keqfuknsionimit të Qeverisë.

“Një tërmet karastofik është fatkeqësi natyrore! Në Shqipëri nuk dihet fiks kur filloj tërmeti! Pasi, fatkeqësisht, qytetarët i kanë dhënë fund jetës në burgje, se nuk paguanin dot ujin dhe dritat, apo dhe në rrugë për shkak të aksidenteve të shumtë. Shtëpitë janë prishur pafund nga projektet korruptive të qeverisë, pasi oligarkët e Edvinit duhen shpërblyer. Janë projektet korruptive të kapura mat por që Prokuroria nuk nis hetimet. Shqipëria ka çmime të rritura, taksa të shtuara, vjedhje e parasë publike e largim masiv të shqiptarëve.”, ka shkruar Balliu. Ish deputeti i Partisë Demokratike thotë se termeti në Shqipëri ka rënë përpara 26 nëntorit, veç ky termet fizik ishte goditja finale për të demaskuar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet qeveria. Balliu thekson se kjo qeveri po bën më shumë propagandë në ekrane sesa punë, fenomen ky i hasur masivisht, sidomos pas ditës së termetit të madh…:, shkruan ndër të tjera ish deputeti i listës Basha, Klevis Balliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

LRE e Galdinit bën publike 4 parimet për Kodin Zgjedhor!

Publikuar

-

Nga

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, LRE – Lëvizja e Re ka bërë publike 4 parimet bazë që kjo parti e djathtë, opozitare i gjykon si të domosdoshme për Reformën Zgjedhore.

Kryetari i LRE – Lëvizjes së Re, pedagogu Arian Galdini, deklaron se për zbatimin e këtyre 4 parimeve, LRE është e gatshme të bashkëpunojë më të gjithë faktorët politikë.

4 parime bazë për të cilat LRE synon të bashkëpunojë me cilind faktor politik për të ndikuar që të bëhen edhe pjesë e Reformës Zgjedhore dhe e ndryshimeve  në Kodin Zgjedhor, në mënyrë që në Shqipëri të garantojmë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta.

1.  LRE – Lëvizja e Re beson se votimi elektronik, pra identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik janë plotësisht të mundshme, të realizueshme dhe me kosto krejt të përballueshme për shtetin dhe taksapaguesin shqiptar.
Madje sipas ekspertit të LRE, matematikanit Pëllumb Pellumb Shahini, kostot për votimin elektronik janë më të ulëta se kostot e zgjedhjeve që kemi bërë deri sot.

Nëpërmjet votimit elektronik, sigurohet pjesëmarrje e lartë në votime, shmangen komisionet dhe numëruesit partiakë, eleminohet votimi familjar, zerohet shitblerja apo kërcënimi i votës dhe kemi dalje të rezultatit zgjedhor brenda 50 min deri 1 orë që nga mbyllja e votimeve.

Kauza e votimit elektronik ka qenë edhe kauza e Koalicionit Opozitar kur ne hymë në Çadrë  e Lirisë.

2. LRE – Lëvizja e Re beson se në Shqipëri nuk do të mund të kemi kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme nëse nuk ndërhyjmë në Kodin e Punës dhe në Reformën e Administratës Publike.

Po nuk e shenjtëruam të drejtën e punës, nuk ka zgjedhje të lira dhe të barabarta.

Në Shqipëri, pronarët privatë dhe administrata publike përdorin fuqinë mbi vendin e punës për të kërcënuar punonjësit e tyre për sesi duhet të votojnë.

Kush nuk voton sipas urdhërave të Pronarit apo Shefit, Drejtorit, Ministrit, humbet vendin e punës.

Duhet ta shenjtërojmë vendin e punës në privat dhe shtet.

Askush nuk duhet të guxojë më të kërcënojë askënd me vendin e punës për votën.

Madje askush nuk duhet të guxojë të joshë askënd me vendin e punës për votën.

Nëse një qytetar kërcënohet apo joshet me vendin e punës, ai qytetar nuk është i lirê.

3. LRE – Lëvizja e Re beson dhe mendon se duhet ndërhyrje e domosdoshme në Ligjin e Partive Politike.

Demokracia e brendshme duhet garantuar dhe mbrojtur me Ligj.

Primaret në çdo parti duhet të jenë  detyrim ligjor.

Shpallja e kandidatëve që do të marin pjesë në Primare, duhet bërë domosdoshnërisht, së paku 1 vit para zgjedhjeve.

Vetëm kështu shfuqizojmë Kryetarët e Partive dbe fuqizojmë qytetarët.

4. LRE – Lëvizja e Re beson se parimi i transparencës së shpenzimeve elektorale nga partitë dhe kandidatët, duhet të ndërtohet mbi përcaktimin e tavanit dhe tabanit të shpenzimeve elektorale.

Psh, shpenzimet elektorale të një partie nuk duhet të kalojnë kurrë më tepër se 140 fishin e 140 kandidatë × paga mesatare (526 mijë lekë të vjetra).

Pra për secilin kandidat nuk duhen lejuar shpenzime më shumë se 140 x 526 mije lekë të vjetra = 73 milion e 640 mijë lekë të vjetra.

Ky tavan, favorizon logjistikisht kandidatin që mund ta shpenzojë këtë shumë, por me këtë shumë është e sigurtë se nuk blihen dot vota dhe njerëz.

Ndërsa tabani mund të jetë dhjetëfishi i pagës minimale, pra 10 × 260 mijë lekë të vjetra.

Me tavanin dhe tabanin e shpenzimeve, ne sigurojmë barazi të votës, sepse kështu avantazhi logjistik i kandidatëve që mund të shpenzojnë tabanin, mund të konkurohet me ide e frymë nga kandidatët që mund të sigurojnë vetëm tabanin e shpenzimeve.

Për mbështetjen e këtyre 4 parimeve LRE – Lëvizja e Re është e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë faktorët politikë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit/ Holanda dhuron 3 milionë euro

Publikuar

-

Nga

Holanda dhuron 3 milionë euro rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Lajmin e bën të ditur ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Holanda qëndron në krah të Shqipërisë dhe do të dhurojë 3 milion euro për përpjekjet e rindërtimit, pas pasojave të tërmetit”, shkruan Blok.

Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima dhe plagosi qindra të tjerë. Sipas shifrave të publikuara nga qeveria, dëmet shkojnë deri në 985 milionë lekë./ CNA.al

Tërmeti i 26 nëntorit/ Qeveria zbulon shifrën zyrtare të faturës së dëmeve

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish presidenti i tërheq vëmendjen Metës/ Nuk mund ta përfaqësosh nëse bëhesh palë me…

Publikuar

-

Nga

Ish-Presidenti Alfred Moisiu i ka dhënë një mesazh Ilir Metës, teksa e rekomandon këtë të fundit të mos bëhet palë por të debatojë në respektimin dhe në kërkesën për respektimin e kushtetutës.

“Përfaqësojnë unitetin e kombit dhe unitetin e kombit nuk mund ta përfaqësosh nëse bëhesh palë ose merr pjesë në debatet e ndryshme politike.

Presidenti bën debate kushtetuese për mbrojtjen e kushtetutës dhe interesave të vendit. Unë u përpoqa të jep një shembull, të cilin e ndjek sipas experiencës”, është shprehur ai për Ora News./CNA.al

LEXO TE PLOTE