Connect with Us

CNA.al e paralajmëroi një muaj më parë/ Në krye te AKEP një ndër njerëzit e afërt të Ramës

Politikë

CNA.al e paralajmëroi një muaj më parë/ Në krye te AKEP një ndër njerëzit e afërt të Ramës

Publikuar

-

Pas dorëheqjes së Kreut të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Zela emërohet zëvendësuesi i tij.

Ashtu sikurse CNA.al e zbuloi një muaj më parë, në krye të AKEP-it është emëruar një ndër njerëzit e afërt të kryeministrit Edi Rama.

Në krye të AKEP-it, tashmë do të jetë juristi Thomas Frashëri, shefi dhe këshilltari i protokollit të Kryeministrit.

Kujtojmë këtu se një ndër emrat e lakuar për të marrë drejtimin e AKEP-it, fillimisht ishte gruaja e gjyqtarit të shumëakuzuar dhe përfolur Ardian Dvorani, Edlira Dvorani.

Por, Rilindja si duket ka bërë në moment të fundit një lëvizje surprizë, duke vendosur në vend të Zelës, një ndër njerëzit e afërt të Kryeministrit dhe një ndër të preferuarit e ministres së Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

 Më poshtë një CV e drejtuesit të ri të AKEP.

Kërkues në fushat e së drejtës publike, historisë, antropologjisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, këshilltar dhe drejtor i Protokollit të Kryeministrit të Shqipërisë, laureat në shkenca ekonomike dhe sociologjike të Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës (Institut de France), anëtar i Fondacionit Charles de Gaulle (Paris), anëtar i Komisionit ndërkombëtar të urdhërave kalorsiakë dhe sistemeve të nderimeve publike (ICOC – Spanjë, Itali).

LEXO EDHE:  Shkarkohet shefi i policisë së burgut të Peqinit/ Emërohet zëvendësuesi

Arsimin e ulët dhe të mesëm e ka përftuar respektivisht në shkollën 8-vjeçare “Elena Gjika – Dora d’Istria” (1997) dhe në Shkollën e mesme të Gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” (dega frëngjisht, 2001). Thomas Frashëri është formuar dhe specializuar në shkollën doktorale të së Drejtës Publike dhe Historisë të së Drejtës të Universitetit Paris II – Panthéon-Assas, në të cilin ka mbrojtur tezën e Masterit 2 shkencor “Droit administratif de la preuve et nouvelles technologies de l’information et de la communication” dhe është renditur si major i vitit universitar 2007 në drejtësi dhe si laureat i Fakultetit të Drejtësisë të Parisit.

Lëvizjet e Rilindjes/ Zbulohet zëvëndësuesi i Ilir Zelës në AKEP

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ministria është e Financave jo e kryeministrit”/ Denaj kapet keq me Malajn

Publikuar

-

Nga

“Ministria është e Financave jo e kryeministrit”/ Denaj kapet keq me Malajn

Ministrja e Financave Anila Denaj ka debatuar ashpër mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open”, me ish deputetin Arben Malaj.

Denaj tha se kryeministri kishte kërkuar që në buxhetin afatshkurtër të përfshinte dhe rritjen e pagave, por ajo e kishte kundërshtuar duke marrë parasysh situatën e pandemisë në vend.

Malaj e kritikoi ministren duke theksuar se rrogat po rriteshin para zgjedhjeve.



“Rritja e pagave nuk është e vetmja zgjidhje për problemet e shëndetësisë. Nuk mund të thuash po isha unë kundër dhe kryeministri pro do rriten rrogat.

LEXO EDHE:  Shkarkohet shefi i policisë së burgut të Peqinit/ Emërohet zëvendësuesi

LEXO EDHE:  Zgjidhet kreu i ri i ISKK/ Kush do e zëvendësojë Agron Tufën

Ministrja është e Financave të Shqipërisë, jo e kryeministrit. Sa herë ka zgjedhje kryeministri del e bëhet si Babagjyshi i Vitit të Ri, por detyra e ministres është që mos ta lejojë të bëjë këtë populizëm. Rritja e pagave me rritje borxhi sjell krizë”,tha Malaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Premtimi i Ramës për pagë minimale 30 mijë lekë/ Tabaku: Ka kopjuar programin e PD-së

Publikuar

-

Nga

Premtimi i Ramës për pagë minimale 30 mijë lekë/ Tabaku: Ka kopjuar programin e PD-së

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cilësoi propagandë të gënjeshtërt programin e punësimit të kryeministrit Edi Rama, me të cilin ai zotohet ta rrisë pagën minimale në 30 mijë lekë.

“E ka hapur thesin e premtimeve si kurrë më parë, sa më keq ndodhet, sa më keq ndodhet ekonomia, punësimi, aq më shumë gënjen dhe përpiqet që të kalojë situata. Të njëjtën fjali [për pagën minimale] e ka thënë në 2017-ën, e ka përsëritur në 2018-ën, por tha 37,500 lekë, ndërsa tani është kthyer te 30 mijë lekëshi. Çdo qeverisje gjykohet për atë që bën gjatë mandatit dhe këto aktet e fundit, me premtimet e fundit, kur janë në ikje nuk kanë vlerë sepse faktet kanë vlerë sepse ajo që ti ke bërë këto 7 vite kanë qenë kundër të gjitha vendimeve që po bën tani dhe janë kopje e keqe e programit që PD-ja ka lançuar, premtim i saj në vitin 2017, po të donte kishte mundësi ta bënte më parë, ndërkohë që tani si rezultat i taksave të larta, konsumit në rënie faturave të kripura të energjisë dhe kostos së jetesës, familjet shqiptare janë në kushte mbijetese”, këmbënguli Tabaku në “Ilva Now”.

LEXO EDHE:  Zgjidhet kreu i ri i ISKK/ Kush do e zëvendësojë Agron Tufën

LEXO EDHE:  Zgjidhet kreu i ri i ISKK/ Kush do e zëvendësojë Agron Tufën

Ish-deputetja demokrate tha se qeveria vazhdimisht ka mbështetur një grup njerëzish pranë tij në investimet publike, investimet strategjike, por edhe në fushën e punës.



Ajo këmbënguli se programi në fjalë është i PD-së, dhe nëse asaj do t’i jepet mundësia e qeverisjes në fund të mandatit të saj do ta dërgojë pagën minimale në 400 euro.

Tabaku pretendoi se në 7 vite qeveria ka ndërtuar vetëm 22 kilometra rrugë të reja. Ajo e cilësoi “thirrje dëshpëruese e një qeverie në ikje” çdo premtim që do të bëhet në periudhën e fundit të mandatit të saj.

“Qeveria ka punuar vetëm me prezantime 3D dhe me ekrane, ndërkohë që në terren qytetarët nuk kanë prekur asgjë, infrastruktura është fatura më e rëndë e Ramës”, këmbënguli Tabaku e cila kujtoi programin e “Rilindjes Urbane” program i cili sipas saj ka shpenzuar buxhetin e investimeve pa krijuar zhvillim ekonomik.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Eksperti i ekonomisë bën llogaritë/ “Rritja e pagave për mjekët, blerje votash me para publike”

Publikuar

-

Nga

Eksperti i ekonomisë bën llogaritë/ “Rritja e pagave për mjekët, blerje votash me para publike”

Eksperti i ekonomisë, Besart Kadia, është i ftuar në studion e emisionit “Open”, ku po diskutohet për rritjen e pagës së mjekëve.

Ai tha se të gjitha investimet në shëndetësi ndodhin para zgjedhjeve dhe qëllimi i vetëm i tyre është për të siguruar votat.



“Nga viti 2013 deri 2017 rritja ka qenë 0, në zgjedhje është rritur me 20% dhe tani është rritur, është blerje votash me para publike, që rriten 3 muaj para zgjedhjeve. Nuk është koecidencë. Por e keqja është se njerëzit harrojnë shumë shpejt, këto 6 muaj janë për zgjedhjet.

LEXO EDHE:  Zgjidhet kreu i ri i ISKK/ Kush do e zëvendësojë Agron Tufën

LEXO EDHE:  Zgjidhet kreu i ri i ISKK/ Kush do e zëvendësojë Agron Tufën

Këto paga janë për vota jo për industrinë”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE