Connect with Us

Çim Peka thumbon Metën për Dvoranin: Shqiptarët prisnin video erotike, por doli politike

Politikë

Çim Peka thumbon Metën për Dvoranin: Shqiptarët prisnin video erotike, por doli politike

Publikuar

-

Ndonëse presidenti Ilir Meta pati paralajmëruar se do të publikonte një videoskandal për kreun e KED-së Ardin Dvoranin, sot publikoi një video ku shpjegonte arsyet me të cilat sipas tij, ky i fundit po kap Gjykatën Kushtetuese.

Për këtë e ka thumbuar mbrëmjen e sotme edhe gazetari Çim Peka teksa e pati presidentin të ftuar në studion e emisionit të tij.

Teksa po mbyllte emisionin, Peka vuri në sfond videon e publikuar sot nga Kreu i Shtetit.

LEXO EDHE:  Faleminderit Mark/ Nga Çim Peka

“Megjithëse shqiptarët prisnin një video erotike, në vend të saj doli një video politike”, deklaroi ai, ndërsa Meta nuk reagoi/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përmbaruesit në “sitën” e vettingut/ Paditet Ministrja Gjonaj: Po tejkalon kompetencat

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Drejtesise, Etlilda Gjonaj ne deklarate per mediat, pergjigjet per emerimet ne burgje

Përmbaruesit të cilët do t’i nënshtrohen vettingut janë drejtuar Gjykatës së Apelit administrative pasi dyshojnë se ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj po tejkalon kompetencat që i kanë dhënë ligjet e reformës në drejtësi, për profesionin e tyre.

Mbi 150 përmbarues hedhin dyshime për këtë urdhër të ministres për vetting, ndërsa kërkojnë që gjyqtarët të shfuqizojnë katër urdhëra të Gjonajt.



Në padi pretendohet se ligjet e reformës në drejtësi janë të qarta, pasi në nenin 23 tregohet qartë se cilat janë dokumentat që një përmbarues duhet të dorëzojë për përpilimin e krijimit të regjistrit unik të të dhënave për këtë profesion të lirë.
Sipas padisë së përmbaruesve, me urdhërin që mban datë 22 qershor 2020, Gjonaj kërkon edhe të dhëna personale si statusi apo edhe e kaluara përpara dimplomimit në universitet.

LEXO EDHE:  Meta President?/Ja çfarë do të ndodhë sot në Parlament

LEXO EDHE:  Ngjela nuk kursehet/“Rama të japë dorëheqjen, Meta nuk e çon deri në fund mandatin presidencial"

Ndërkohë dyshimet e përmabruesve nuk mbarojnë me kaq, pasi sipas tyre ministrja Gjonaj po synon super fuqi edhe për ngritjen e komisionit që do t’i kontrollojë ata. Në kërkesë padi përmbaruesit përmendin ligjin ku duhet që rregullat të caktohen nga ministri por me propozim të përmbaruesve. Përmbaruesit dyshojnë se propozimet e tyre nuk u morën parasysh dhe se komisioni që do të vendosë për karrierën e tyre dhe licensën , mund të funksionojë sërish përmes urdhërave nën influencën e ministrisë së drejtësisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

LSI e emëroi këshilltar ministri, trafikanti Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu)/ Ditmir Bushati e shkarkoi

Publikuar

-

Nga

Jo vetëm konsull nderi i Meksikës me titull të hequr por edhe këshilltar ministri.

Ylli Ndroqi, apo trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu, ka një histori edhe në korridoret e ministrisë së Jashme, si konsull apo diplomat, por edhe këshilltar ministri.

Në vitin 2012, pasi Meksika solli dokumentet, ministri i Jashtëm i LSI në atë kohë Edmond Haxhinasto, njohu Ylli Ndroqin, si konsull. Por mesa duket as ai, as administrata nuk kanë berë verifikimet e dokumentacioneve për këtë personazh. Një shkresë në polici, Interpol apo gjendjen civile do nxirrte lehtësisht se ai ishte një person me gjeneralitete të ndryshuara dhe i skeduluar si trafikant droge në Turqi dhe Itali.

Por nuk mjafton vetëm kjo. Ylli NDroqi i cili gjatë kohës së Ilir Metës shëtiste në korridoret e ministrisë së Jashtme si në shtëpinë e tij, kishte rritur kërkesat. Edmond Haxhinasto e njohu si konsull, por qershia mbi tortë vjen nga Edmond Panariti, ky i fundit e emëroi Ylli Ndroqin (Xhemail Pasmaçiun) si këshilltar të jashtëm në këtë ministri.

LEXO EDHE:  Meta pret në zyrën e tij ambasadorin e Turqisë

LEXO EDHE:  Meta i shkruan Ramës pas paktit me Bashën/Zbardhen "sms"-të

Xhemail Pasmaçiu i bërë Ylli Ndroqi, nuk ka qenë vetëm konsull, titull që nuk e mbajti dot sepse ja hoqën, por edhe këshilltar i ministrit të jashtëm.
Këtë detyrë Ndroqi e mbajti deri në momentin e emërimit të ministrit të ri pas fitorës të koalicionit PS-LSI në vitin 2013.

Ministri i ri i jashtëm, Ditmir Bushati, ishte ai që liroi nga detyra Ylli Ndroqin si këshilltar ministri. Disa vite më pas ai humbi dhe titullin si Konsull Nderi i Meksikës, megjithëse ky titull është i përjetshëm./CNA.al

Dosja e SPAK/ Si i vuri pasuritë Ylli Ndroqi?



Çfarë fsheh arrestimi i vitit 2015, i Ylli Ndroqit?

Trafikant droge, pronar mediash/ Mund të ndodhë?

Shoqërohet në polici Ylli Ndroqi/ Gjykata i sekuestron pasurinë

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fermerët të braktisur, zero mbështetje nga qeveria”/ PD: Shqiptarëve u duhet dhënë një dorë

Publikuar

-

Nga

Drejtori i kabinetit në PD, Dorian Teliti, ka akuzuar qeverinë se nuk po mbështet bujqësinë dhe fermerët.

Sipas Telitit, ky sektor ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë dhe se qeveria nuk po e mbështet atë, edhe pse përfaqëson 20% të ekonomisë shqiptare.

Më tej ai thekson se shqiptarët e duan punën, por u duhet dhënë një dorë.

“Ndonese bujqesia perfaqeson 20% te ekonomise shqiptare, ndonese ne kete sektor operojne mbi 350mije fermere te vegjel e te mesem, ndonese ne kete sektor jane te punesuar dhe te vetepunesuar mbi 460 mije persona, shperfillja e qeverise e ka demtuar ndjeshem kete sektor mjaft te rendesishem.
Fermeret po ballafaqohen me kosto tejet te larta dhe te paperballueshme te prodhimit, kosto te rritura mesatarisht me 30% per pjesen derrmuese te produkteve.
Duan te punojne fermeret shqiptare por qeveria nuk i subvencionon. U bene 7 vjet qe ato pak subvencione qe jepen nuk i shkojne drejtpersedrejti fermerit, per te nuk ka asnje qindarke, parate jane vetem per xhepat e nje grushti grumbulluesish te lidhur me deputetet e zonave.



Duan te punojne fermeret shqiptare por perballen me cmimin me te larte te karburantit ne rajon per mekaniken bujqesore, ngrohjen e serave te tyre, etj, cmim ky dy here me i larte se ne Maqedonine e Veriut.
Duan te punojne e te tregtojne produktet e tyre fermeret shqiptare, por shpesh here i hedhin ne kanal, pasi perballen me konkurencen e produkteve te importuara dhe subvencionuara fuqimisht nga vendet e rajonit (vendet e origjines).
Duan te punojne blektoret vendas, por sot mezi arrijne te tregtojne gjysmen e sasise se mishit krahasuar me vitin e kaluar, lidhur kjo edhe me mbylljen/reduktimin e aktivitetit te hoteleve dhe restoranteve.

LEXO EDHE:  Fufi: Askush nuk më ka ofruar mbrojtje

LEXO EDHE:  “Ish ministri socialist mbështet protestën e 2 marsit”/ Meta: Kam shumë vërejtje për veten në të kaluarën

Duan te punojne peshkataret, por mungesa e mjeteve financiare dhe e tregut ka shkaktuar renie prej 60% te xhiros te tyre.
Shqiptaret e duan punen, por edhe nje dore u duhet dhene.

Per Partine Demokratike sektori i bujqesise do te jete prioritetet gjate qeverisjes se saj.
Subvencione te drejtperdrejta 100 milione euro/vit per fermeret vendas (20 here me shume sesa jepet sot), 50 milione euro/vit investime te infrastrukturen e ujitjes dhe kullimit, “nipti” i fermerit do te jete karta e tij e identitetit, ulje te cmimit te karburantit pasi te heqim taksen Rama prej 24 leke/liter, permiresimi i zinxhirit te sigurisë ushqimore, konkurenca e lire dhe e ndershme, do te jene shtyllat kryesore te shndërrimit te ketij sektori nga mbijetesa e sotme drejt nje sektori qe po e po mbulon kërkesën vendase, por edhe synon te eksportoje drejt vendeve te rajonit e me gjere”, shkruan Teliti në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE