LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bora zbardh qarkun e Korçës/ Automjetet të pajisen me zinxhirë

10 Dhjetor 2019, 16:21, Sociale CNA
Bora zbardh qarkun e Korçës/ Automjetet të pajisen me

Dimri po fillon të dominojë në zonat malore, këtë here duke zbardhur juglindjen e vendit.

Në zonat e thella të qarkut të Korçës, bora ka arritur trashësinë e 5 cm, gjë që paralajmëron fillimin e mirëfilltë të stinës më të ftohtë. Temperaturat, nga ana e tyre, kanë shënuar -1 gradë.

Meqenëse nuk ka pasur paralajmërime për borë, në Dardhë e cila është zbardhur e para, ka pasur vështirësi në qarkullim pasi automjetet nuk ishin pajisur me zinxhirë.

Një firmë kontraktore ka kriposur segmentet rrugor në mesditen e sotme. Autoritetet këshillojnë përdorimim e zinxhirëve në pjesë të caktuara të rrugës, pasi rënia e dëborës në qarkun e Korçes nuk është zbutur ende./CNA.al

Lajmet e fundit nga