Connect with Us

“Babalja”/ Artan Hoxha i del në mbrojtje Olldashit: Historinë nuk e publikoi gazetari

Lajme

“Babalja”/ Artan Hoxha i del në mbrojtje Olldashit: Historinë nuk e publikoi gazetari

Publikuar

-

Gazetari Artan Hoxha ka dalë në mbrojtje të gazetarit Jetmir Olldashi, për të cilin Prokuroria kërkoi sot të dënohet me 1 vit burg për dosjen “Babale”, dënim ky që të zëvendësohet me 200 orë pune publike të detyruara.

Hoxha tha se Olldashi nuk e ka publikuar historinë dhe nuk ka pse të dënohet për këtë, ndërsa theksoi se i vetmi gabim i tij ishte se mori në pyetje “Babalen” në selinë blu.

“Gazetari nuk i ka nxjerrë të gjitha provat se beson se nuk kanë qenë të mjaftueshme. Ai nuk e ka publikuar, gjë që thotë se nuk e ka krijuar bindjen, historia nuk është publikuar nga gazetari Olldashi, historia është publikuar nga PD dhe më pas Olldashi është thirrur në 2 të natës në selinë e PD dhe i ka marrë intervistë “Babales”. Ky ka qenë gabimi i tij se ka dashur të mbledhë prova.

LEXO EDHE:  “Kallashnikov dhe bombë në makinë?”/ Shokon Artan Hoxha

Gazetari nuk e ka bërë këtë gjë se nuk ka krijuar bindjen. Sot jemi në momentin që ngjarjet mund t’i shohim. Historia nuk është publikuar nga gazetari dhe akuza ndaj gazetarit bie. Gazetari nuk ka bërë gabim, nuk e ka publikar se nuk ka pasur bindjen ose nuk ka akumuluar provat”, deklaroi ai në emisionin “Mbrëmje në ABC”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Tjetër humbje për “Portokallinë”/ Aktorja e njohur konfirmon largimin

Publikuar

-

Nga

Tjetër humbje për “Portokallinë”/ Aktorja e njohur konfirmon largimin

Aktorët e Portokallisë prej gati gjashtë muaj kanë qenë pjesë e një debati të fuqishëm me Top Channel. Përplasjet kanë qenë me drejtorin Ben Blushi. Ata kanë kërcënuar deri në largime, ditët e fundit dhanë edhe dorëheqjen.

Por mesa duket pas përlasjeve të forta me Blushin, aktorët e “Portokallisë” janë tërhequr nga lëvizja që pritej. CNA.al raportoi se ata kanë patur negociata me Vjollca Hoxhën, aksioneren e Top Channel, e cila mesa duket i ka mbushur mendjen të kthehen disa personazheve të emisionit të humorit.

Por përtej kësaj, disa aktorë nuk kanë pranuar të bëjnë pazare dhe kanë vendosur të largohen përfundimisht nga “Portokalli”. Njëra prej tyre është aktorja shumë e dashur për publikun Egla Ceno.

Ajo ka konfirmuar lajmin dhe në një prononcim për “Iconstyle”, ka deklaruar se ka pasur mospërputhje artistike me regjisorin Altin Basha.

LEXO EDHE:  Aksioni i RENEA-s në Nikël/ Lirohet njeri prej të arrestuarve

LEXO EDHE:  “Kallashnikov dhe bombë në makinë?”/ Shokon Artan Hoxha

“Nuk do jem më në ‘Portokalli’ për arsye krejt profesionale: Mospërputhje artistike me regjisorin. Momentalisht jam duke rikthyer në Teatër ‘Zyrtarisht Beqare’ që do hapi edicionin e 22-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Elbasan, nga data 30 Shtator deri në datë 4 Tetor dhe po punoj për një action short movie. Ndoshta Portokallisë i rikthehem në të ardhmen”, është shprehur Egla Ceno./ CNA.al

Kërcënuan me largime/ Zb*then aktorët e Portokallisë

Largimet e bujshme/ Pse ka plasur konflikti i aktorëve të Portokallisë me Ben Blushin?!

Nuk kanë të ndalur largimet nga Top Channel/ Një tjetër aktor braktis “Portokalli” pas më shumë se një dekade



Ekskluzive-Largohet moderatori kryesor i Portokallisë/ Përplasje me Ben Blushit

Xhemi Shehu e konfirmon publikisht/ “Do largohem nga ‘Portokalli’”

Plas në Top Channel/ Ben Blushi “shpartallon” Portokallinë

Ekskluzive-Dorëzohet Ben Blushi/ Portokalli qendron në Top Channel

LEXO TE PLOTE

Lajme

Raporti/ Kompanitë e medias sociale po fshijnë provat për krime lufte

Publikuar

-

Nga

Kompanitë e mediave sociale po heqin video dhe imazhe që sipas një raporti të ri nga organizata Human Rights Watch mund të jenë jetike në ndjekjen penale të krimeve të rënda. Facebook, YouTube dhe Twitter përmes formulave algoritmike të Inteligjencës Artificiale për heqin video që konsiderohen të papërshtatshme ose të paligjshme. Organizata Human Rights Watch thotë se prova që mund të jenë jetike, janë duke humbur ose shkatërruar.
Ky është sistemi rus nga u lëshua raketa, që prokurorët thonë se u shkaktoi rrëzimin e avionit të kompanisë “Malaysian Airlines” MH17 në vitin 2014.

Videot u grumbulluan nga faqet e mediave sociale nga organizata Bellingcat – provat e së cilës u përdorën nga një ekip shumëkombësh që drejtoi hetimet. Rusia mohon përgjegjësinë.

“Ajo që dimë nga Bellingcat është se në fazat e mëvonshme të hetimit, ata u kthyen për të parë burimet, disa nga postimet e mediave sociale që ata do të kishin përdorur për të mbështetur hetimet e tyre, në mënyrë që t’ua paraqisnin ato autoriteteve gjyqësore në Holandë. Por vunë se ato ishin hequr”, thotë Belkis Wille me organizatën Human Rights Watch.

Provat nga mediat sociale luajnë një rol qendror në shumë hetime, si këto video të zbuluara nga Amnesty International që pretendojnë se tregojnë abuzime të kryera nga ushtria nigeriane gjatë ofensivës së saj kundër grupit terrorist Boko Haram. Në raportin e saj të ri – të titulluar ‘Video të Padisponueshme’ – Human Rights Watch paralajmëron se provat jetësore po fshihen.

“Ajo që kemi filluar të vërejmë vitet e fundit, veçanërisht që nga viti 2017, është se ne mund të shohim një video ku le të themi ushtarë ekzekutojnë dikë, ose një video propagandistike të ISIS-it, dhe nëse pesëmbëdhjetë minuta ose një orë më vonë do të ktheheshim për të parë përsëri videon, ajo është zhdukur papritur”, thotë Belkis Wille.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha kritikon qeverinë/ “Nuk po mbron policinë, janë të rrezikuar”

LEXO EDHE:  Atenat ndaj dy policëve në Elbasan/ Artan Hoxha jep alarmin: Janë zhdukur pamjet

Kompanitë e mediave sociale i thanë organizatës Human Rights Watch se atyre u kërkohet me ligj të heqin materiale që mund të jenë ofenduese ose që nxisin terror, dhunë ose urrejtje. Ashtu si moderatorët njerëzorë, shumë përdorin gjithashtu algoritme të inteligjencës artificiale për të fshirë materialet.



“Në ditët e sotme këto algoritme janë aq të efektshme saqë po heqin përmbajtjen brenda një minute të postimit. Kështu që, asnjë përdorues nuk arrin ta shoh përmbajtjen para se ajo të hiqet”, thotë Belkis Wille.

Kjo përfshin agjencitë e zbatimit të ligjit që ndjekin dënimet penale. Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhrin e saj të parë të arrestimit në 2017 bazuar kryesisht në provat e mbledhura nga mediat sociale, për komandantin libian Mahmoud Al-Werfalli, i akuzuar për vrasjen e disa robërve të luftës.

Grupet e shoqërisë civile si Arkivi i Sirisë po përdorin videot në mediat sociale për të dokumentuar krime të mundshme të luftës – përfshirë përdorimin e armëve kimike.

“Ajo që po kërkojmë është krijimi i një lloj mekanizmi global, një lloj arkivi apo biblioteke”, thotë Belkis Wille.

Human Rights Watch thotë se është në dialog me kompanitë e mediave sociale për krijimin e një arkivi të tillë. Twitter tha se nuk është në gjendje t’u sigurojë organizatave të shoqërisë civile qasje në përmbajtjen e përdoruesve pa një urdhër të duhur ligjor. Facebook-u dhe YouTube nuk iu përgjigjën kërkesave të Zërit të Amerikës për komente deri në momentin e këtij publikimi./VOA

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Mund ta fikni pak kondicionerin?”/ Spiropali i bën vërejtje Çanit në studion e tij

Publikuar

-

Nga

Në studion e “Zonë e Lirë” sot është ftuar ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Vetëm pesë minuta pasi hyri në studio, Spiropali kërkoi që të fikej kondicioneri. Ajo i bëri vërejtje Arjan Çanit teksa i kujtoi se nuk lejohet përdorimi i kondicinerit në këtë kohë pandemie.



“Mund ta fikni pak kondicionerin? Nuk duhet përdorur në këtë kohë”, tha Spiropali në studion e Çanit./CNA.al

LEXO TE PLOTE