LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shënon arritjen e madhe/ Kalaja: Teatri Kombëtar mbrohet nga Europa Nostra

10 Dhjetor 2019, 21:43, Politikë CNA
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shënon arritjen e madhe/ Kalaja:

Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Ardiana Kalaja ka folur për kontributin e qytetarëve përmes kësaj aleance duke bërë transparente edhe shumën e lekëve të mbledhur nga donacionet e qytetarëve me ndërmjetës aleancën në fjalë.

I rëndësishëm për t?u përmendur është lajmi i mire që Kalaja ndau publikisht në studion e emisionit Opinion, kur tha se Teatri Kombëtar është tashmë i mbrojtur nga Europa Nostra si një monument kulturor.

Europa Nostra është një Federatë Evropiane për Trashëgiminë Kulturore, që përfaqëson organizatat e qytetarëve të cilët punojnë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Evropës.

?Falë aleancës së mbrojtjes së teatrit, Teatri është marrë në mbrojtje nga Europa Nostra. Një nga arsyet përse ndodhi kjo, është fakti që gjatë 14 ditë të termetit pati një besim të jashtëzakonshëm që kishin qytetarët shqiptarë tek Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Ideja për mbledhjen e ndihmave lindi nga anëtarët mëngjesin e 26 nëntorit. Nuk prisnim që të mblidheshin aq shumë ndihma. Qytetarët filluan të dhurojnë, ne i mblodhem me këmbëngulje që të merrnim emër dhe mbiemër shënim. 1.5 milion lekë të reja janë mbledhur vetëm nga donacionet e njerëzve. Kemi çuar dy kamionet e parë në Thumanë që natë e parë. Ishim të parët që po çonim ndihma në atë kamp, ishte një situate prekëse?, u shpreh Kalaja./CNA.al

Lajmet e fundit nga