LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ahmetaj zbulon shifrën e dëmeve të tërmetit/ E paralajmëroi edhe CNA.al

10 Dhjetor 2019, 22:01, Politikë CNA
Ahmetaj zbulon shifrën e dëmeve të tërmetit/ E

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, i ftuar në studion e emisionit Opinion ka bërë transparente të dhëna financiare që i përkasin qeverisë, në lidhje me situatën pas termetit të 26 nëntorit.

Ahmetaj ka thënë se qeveria dispononte një fond monetar rezervë prej 6 milion dollarësh e ndërsa për dëmin e parashikuar, Ahmetaj ka thënë se ai mund të variojë nga 700 milion lekë deri në 1 miliard lekë.

?Qeveria kishte fond rezervë. Fondi rezervë ishte 6 milion dollarë.Nga se u bë bonusi i qirave? Nga se u bë strehimi në hotele? Sa i përket demit të parashikuar deri tani, mund të jetë diku tek 700 milion ? 1 miliard lekë?, ka deklaruar Ahmetaj.

Ndërkohë kujtojmë se CNA.al ka paralajmëruar edhe më parë se dëmet e tërmetit mund të shkojnë deri në 1 miliard euro./ CNA.al

Analiza paraprake/ Tërmeti ka shkaktuar mbi 1 miliard euro dëme

CNA.al e paralajmëroi/Media gjermane: Ja sa do kushtojë rindërtimi i banesave të shkatërruara nga tërmeti

Lajmet e fundit nga