Connect with Us

Tërmeti i 26 nëntorit/ Kompania “Amazon” nis ndihma për Shqipërinë

Politikë

Tërmeti i 26 nëntorit/ Kompania “Amazon” nis ndihma për Shqipërinë

Publikuar

-

“Amazon”, kompania e dytë më e madhe në botë, është solidarizuar dhe ka vendosur të ndihmojë Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit që la të vdekur 51 persona.

Lajmin e bëri të ditur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” drejtuesi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari.

Hajdari deklaroi se “Amazon” ka nisur 6 kamionë me ndihma për Shqipërinë dhe po pret daljen e shifrave zyrtare për të ndihmuar edhe më shumë.

LEXO EDHE:  Tërmeti trondit Shqipërinë/ Ja ku ishte epiqendra  

“Amazon” na ka kontaktuar dhe po presim daljen e shifrave zyrtare. “Amazon” ka nisur 6 kamionë me ndihma për Shqipërinë që janë rrugës”, tha ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Më kanë bërë bllok”/ Bamir Topi ankohet se nuk e ftojnë në emisione

Publikuar

-

Nga

ish-presidenti bamir topi ne studio

Janë të shumtë personazhet publikë që ankohen se nuk gjejnë hapësira televizive ku të shprehin mendimet e tyre.

Një ankesë të tillë e ka bërë pasditen e sotme edhe ish-presidenti Bamir Topi, teksa ishte i ftuar në emisonin “45 minuta”.

Gjatë emisionit, ai deklaroi se nuk kanë mbetur më hapësira televizive, ndërsa theksoi se edhe kur shkon në emisione nuk i japin kohën e duhur të flasë dhe të shprehë qartë mendimin e tij.

Në përfundim të intervistës, Topi tha duke qeshur se disa gazetarë që kanë emisionet e tyre “i kanë bërë bllok”.

LEXO EDHE:  Tërmeti i 21 shtatorit/ Mbërrijnë në Shqipëri ndihmat e para nga BE

LEXO EDHE:  Viktimat nga tërmeti/ Presidenca ul flamurin në gjysmë shtizë

“Faleminderit që më ftove ti në fakt, se të tjerët më kanë bërë bllok”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Topi kritikon analistët/ “Janë të paguar nga opozita dhe mazhoranca, opinione të skandalizuara”

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bamir Topi ka kritikuar analistët për deklaratat e tyre në emisionet televizive.

Topi i akuzoi analistët se janë të paguar nga partitë politike dhe thonë çdo ditë të njëjtat gjëra.

“Shikoni dy profile të ndjeshmërisë publike në mëngjes dhe mbrëmje, në mëngjes është i hallexhinjve se ata janë zgjuar se janë në hall, ndërsa kur shef emisionet e mbrëmjes, sheh opinionistë të paguar mirë, disa paguhen nga opozita dhe disa nga qeveria. Merr ditën e enjte, shih emisionet e mëngjesit dhe shikoje në të njëjtën mënyrë në darkë. Sot unë e ka shumë të vështirë të përcaktoj kush është në drejtimin politik të vendit, janë opinionistët apo janë politikanët”, tha ai në emisionin “45 minuta”.

LEXO EDHE:  Termeti lëkund sërish kryeqytetin

LEXO EDHE:  Del vendimi/ Si përfitohet banesë e re nëse është shembur nga tërmeti?

Ish-Kreu i Shtetit nënvizoi më tej se në rast se do kishte një përplasje të fortë të opinioneve realiste, do i jepte të drejtë, por theksoi se shikon se opinionet janë të skandalizuara./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk e di kush është kryetari i opozitës”/ Topi sulmon Bashën, s’kursen as Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bamir Topi nuk e ka kursyer aspak opozitën dhe mazhorancën, për situatën politike të krijuar në vend.

Topi tha se ashtu siç po vepron mazhoranca sot, ka vepruar edhe opozita dje kur ka qenë në pushtet.

Ish-Kreu i Shtetit deklaroi se ka informacione se administrata nuk është më siç ka qenë, pasi ka ardhur duke u varfëruar.

Më tej, ish-presidenti ka kritikuar ashpër Lulzim Bashën, teksa tha se nuk po e kupton më se kush është kryetari i opozitës.

LEXO EDHE:  Viktimat nga tërmeti/ Presidenca ul flamurin në gjysmë shtizë

LEXO EDHE:  Ilir Panda, i dëmshpërblyeri i tërmetit të 21 Shtatorit

“Absolutisht unë nuk flas thjeshtë me emra, unë flas me institucione, është kryetari i mazhorancës dhe e kam shumë të vështirë të them kryetari i opozitës se nuk e di kush është kryetari i opozitës. Nëse humbet prap, çfarë do thotë nesër? Dhe nuk më intereson fare ndjesia apo statusi emocional i kryetarit të opozitës, por ku do shkojë fati i këtyre njerëzve?”, u shpreh Topi në emisonin “45 minuta”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE