Connect with Us

Zbulohet planeti i parë gjigand jashtë sistemit tonë diellor/ Kush do të jetë fati i Tokës

Sociale

Zbulohet planeti i parë gjigand jashtë sistemit tonë diellor/ Kush do të jetë fati i Tokës

Publikuar

-

Astronomët europianë kanë zbuluar planetin e parë gjigand jashtë sistemit tonë diellor.

Ky planet sillet përreth një xhuxhi të bardhë dhe bën pjesë në yjësinë e Gaforrës. Planeti i ri i zbuluar ndodhet në një distance prej 1.500 vitesh dritë nga planeti Tokë.

Ky planet i përmasave tejet të mëdha supozohet të jetë 4 herë më i madh se planeti ynë dhe 3 herë më i madh se vetë ylli i tij.

Planeti gjigand ka edhe një kometë si “bisht”, e cila po avullon gradualisht si pasojë e yllit të planetit. Zbulimi është bërë nga Teleskopi Shumë i Madh i Observatorit Evropian të Jugut (ESO) në shkretëtirën Atacama të Kilit dhe nga astronomët nga Britania, Gjermania dhe Kili, të udhëhequr nga britaniku Boris Gensikke. Xhuxhi i bardhë rreth të cilit sillet ky planet i ri, thuhet se është mbetje e një ylli siç është sot dielli ynë dhe temperatura e tij arrin në 28.000 celsius.

Shkencëtarët kanë thënë se pikërisht kështu mund të duket sistemi ynë diellor në të ardhmen e largët. Yjet si Dielli djegin hidrogjenin në bërthamat e tyre për pjesën më të madhe të jetëgjatësisë së tyre, por kur ajo lëndë djegëse mbaron, ato fryhen si një flluskë e nxehtë dhe shndërrohen në gjigandë të kuq, qindra herë më të mëdhenj se madhësia e tyre origjinale.

LEXO EDHE:  Astronomët zbulojnë 9 galaksi xhuxhe

Kjo do t’i bëjë ata të “gëlltisin” dhe të shkatërrojnë planetët e tyre më të afërt, ka shumë të ngjarë që ky të jetë fati i Tokës, Mërkurit dhe Venusit pas rreth 4.5 deri në pesë miliardë vjet.

Përfundimisht gjiganti i kuq humbet shtresat e jashtme të tij në hapësirë, duke lënë pas një bërthamë, që është xhuxhi i bardhë, një mbetje e vogël që mund të ketë akoma planetë rreth tij, ata më të largëtit që shpëtuan nga “përqafimi” vdekjeprurës i gjigandëve të kuq. Në këtë sistem yjor, përveç ekzoplanetit gjigand të gjetur, mendohet se ka edhe të tjerë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nesër “ngrin” Shqipëria/ Termometri shkon -10 gradë celsius

Publikuar

-

Nga

Dita e hënë pritet të sjellë temperatura shumë të ulta ne vendin tonë.

Në fillimin e javës priten rryma ajri shume të ftohta me origjine polare që do të prekin gjithë Ballkanin duke përfshirë edhe vendin tone.

Moti do të jetë i kthjellët por do të bëjë shumë ftohtë pasi termometri do të zbresë nën zero.
Temperaturat do të zbresin deri në -10 gradë në veri, -5 në onat e ulëta dhe -2 në bregdet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Emigrantët lënë Shqipërinë pas festave/ Fluks lëvizjesh në pikat kufitare

Publikuar

-

Nga

Pas pushimeve në Shqipëri, për emigrantët është koha të lënë vendin e tyre dhe të rikthehen në shtetet ku jetojnë e punojnë.

Në pikat kufitare të vendit, janë shënuar radhë të gjata dhe fluks në qarkullim.

Vetëm  ditën e djeshme në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 3527 dhe kanë dalë 5515 shtetas.

LEXO EDHE:  Astronomët zbulojnë 9 galaksi xhuxhe

LEXO EDHE:  Astronomët zbulojnë 9 galaksi xhuxhe

Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë-Thanës kanë hyrë 3387 dhe kanë dalë 2882 shtetas./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nisin reshjet e borës në Korçë/ Probleme në disa akse

Publikuar

-

Nga

Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje dëbore që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Zonat me reshjet intensive janë aksi Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe pjesa e Qarrit ka deri sasia e borës ka arritur 7 cm dhe kalohet vetëm me zinxhirë.

Në Qarr ka probleme pasi është bllokuar rruga nga automjetet që kanë mbetur në rrugë, pasi nuk kishin zinxhirë.

LEXO EDHE:  Astronomët zbulojnë 9 galaksi xhuxhe

LEXO EDHE:  Astronomët zbulojnë 9 galaksi xhuxhe

Ndërkaq, sipas  Sherbimit Meteorologji, në vijim moti do të vij duke u përkeqësuar. Reshje dëbore priten në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta. Ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE