Connect with Us

Votohet Kryemistrja më e re në botë/ 34-vjeçarja udhëheq Finlandën

Bota

Votohet Kryemistrja më e re në botë/ 34-vjeçarja udhëheq Finlandën

Publikuar

-

Pas dorëheqjes së ish Kryeministrit finlandez Andy Rinne, detyrën e ka marrë përsipër Ministrja e Transportit në Finlandë, 34-vjeçarja Sana Marin.

Partia socialdemokrate me zgjedhjen e saj ka bërë të mundur që Finlanda të udhëhiqet nga Kryeministrja më e re në botë.

Sara Marin do të udhëheqë një qeveri të majtë ku ka koalicion me pesë parti, katër prej të cilave udhëhiqen nga gra.

34-vjeçarja Marin do të mbetet udhëheqësja e partisë Social Demokrate të paktën deri në kongresin e partisë në muajin qershor. Social Demokratët rezultuan të jenë partia më e madhe në zgjedhjet e prillit dhe për këtë arsye ishin ata të cilët propozuan një qeveri me koalicion të udhëhequr nga Kryeministrja.

LEXO EDHE:  “PD heq dorë nga kërkesa për qeveri tranzitore”/ Hajdari: Janë dakordësuar për...

Kur të marrë detyrën, Marin do të jetë Kryeministrja më e re në botë. Drejtues të tjerë të rinj ndërkombëtarë përfshijnë Kryeministrin e Zelandës së Re Yasinda Ardern, 39 vjeç, Kryeministrin e Ukrainës Oleksiy Hodcharuk, 35 vjeç, liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, i cili dyshohet të jetë 36-vjeçar, dhe 38-vjeçari Nebul Akbarov.

“Kemi shumë punë për të bërë në mënyrë që të rikthejmë besimin”, ka deklaruar Sara Marin për mediat. Sara Marin do të jetë udhëheqësja e tretë për shtetin finlandez dhe më e reja në moshë për historinë e vendit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rishqyrtimi i hetimit mbi Rusinë/ Ish-avokati i FBI-së pritet të pranojë fajësinë

Publikuar

-

Nga

Rishqyrtimi i hetimit mbi Rusinë/ Ish-avokati i FBI-së pritet të pranojë fajësinë

Një ish-jurist i FBI-së pritet të pranojë fajësinë për deklaratë të rreme në çështjen e parë penale që lindi nga një shqyrtim që po i bën prokurori John Durham hetimeve mbi dyshimet për lidhje mes zyrtarëve të fushatës presidenciale të zotit Trump në 2016, me Rusinë. Lajmi u njoftua nga avokati i tij të premten.

Kevin Clinesmith pritet të pranojë fajësinë mbi akuzën për deklaratë të rreme lidhur me ndryshimin e një emaili qeveritar që i referohej një ish-këshilltari të fushatës së zotit Trump, i cili ishte objekt i përgjimeve të FBI-së, tha avokati Justin Shur për agjencinë e lajmeve “Associated Press”. Çështja kundër zotit Clinesmith ka të ngjarë të mirëpritet nga Presidenti Donald Trump dhe përkrahësit e tij, ndërsa ata shikojnë tek hetimi i zotit Durham mundësinë për të ekspozuar atë që ata thonë se ishte një veprim i paligjshëm duke iu referuar fillimit të hetimit nga FBI-ja nëse fushata e zotit Trump në koordinim me Kremlinin u përpoq të ndikojë tek rezultati i zgjedhjeve të vitit 2016.

Hetimi i zotit Durham, i cili po shqyrton gjithashtu analizën e komunitetit amerikan të zbulimit mbi ndërhyrjen në zgjedhje të Rusisë, ka shkaktuar shqetësim të thellë mes demokratëve, të cilët e shohin atë si një masë politike, që synon t’i kundërvihet një hetimi tashmë të mbyllur. Demokratët druhen se akuzat penale ose raportet publike të lëshuara pranë zgjedhjeve të vitit 2020 mund të ndikojnë votimet e nëntorit.



Hetimi ka vazhduar së bashku me një përpjekje paralele nga Senati i drejtuar nga republikanët për të diskredituar të hetimin mbi ndërhyrjet ruse dhe ndërsa Prokurori i Përgjithshëm William Barr ka përshkallëzuar kritikat e tij mbi hetimin e kryer nga FBI-ja. Zoti Barr parashikoi veprimin juridik në një intervistë për “Fox News” të enjten në mbrëmje, ku tha se do të kishte një zhvillim të premten që nuk “do të ishte tronditës”, por një tregues se hetimi po ecte përpara.

LEXO EDHE:  “PD heq dorë nga kërkesa për qeveri tranzitore”/ Hajdari: Janë dakordësuar për…

LEXO EDHE:  “PD heq dorë nga kërkesa për qeveri tranzitore”/ Hajdari: Janë dakordësuar për...

Zoti Durham, prokurori i Konektikatit, nuk bëri asnjë koment sipas një zëdhënësi. Mbetet e paqartë nëse do të ketë akuza shtesë që mund të paraqesë zoti Durham ose deri në çfarë mase procesi i tij do të vërtetojë pohimet e zoti Trump se hetimi i FBI-së u njollos nga paragjykimet politike, pretendime për të cilat mbikëqyrësi i Departamentit të Drejtësisë nuk gjeti prova.

Sipas rregullore të Departamentit të Drejtësisë prokurorët nuk duhet të ndërmarrin hapa për të hetuar me qëllim ndikimin në zgjedhje. Rregulloret këshillojnë të mos merren veprime publike disa javë para zgjedhjeve. Por zoti Barr ka thënë se ai nuk ndjehet i shtrënguar nga kjo lloj politike pjesërisht sepse siç tha, ai që pritet të jetë kandidati zyrtar i demokratëve për garën presidenciale, Joe Biden, nuk është objekt i hetimit të zotit Durham. Ndërkohë zoti Barr ka sinjalizuar se do të shohë mundësinë t’i bëjë publike gjetjet e zotit Durham para zgjedhjeve. Zoti Clinesmith u referua për ndjekje të mundshme penale nga zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë, që kreu një proces rishikimi mbi hetimin ndaj Rusisë. Ai dha dorëheqjen nga FBI-ja vitin e kaluar./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hiqen kufizimet e numrit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

Publikuar

-

Nga

Hiqen kufizimet e numrit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të mbajtur të premten ka marrë vendim që t’i heqë kufizimet në intervalet e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Më 5 korrik qeveria pati vendosur që fluturimet të realizohen në intervale kohore prej 45 minutave.

Kjo, për shkak të mbrojtjes nga mundësia e përhapjes së koronavirusit të ri.

Mirëpo, me vendimin e ri nuk do të ketë më kufizime të numrit të fluturimeve.

“Ministria e Infrastrukturës ka vlerësuar se mund të hiqen kufizimet prej 45 minutash ndërmjet aterrimeve dhe të vazhdohen operimet pa kufizime në numrin e fluturimeve, por me masa të shtuara që do të implementohen nga Aeroporti dhe do të monitorohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës dhe autoritetet e tjera relevante”, thuhet në vendimin e qeverisë.



Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe vendimin për hapjen e të gjitha pikave kufitare me vendet e rajonit, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE:  “PD heq dorë nga kërkesa për qeveri tranzitore”/ Hajdari: Janë dakordësuar për…

LEXO EDHE:  “PD heq dorë nga kërkesa për qeveri tranzitore”/ Hajdari: Janë dakordësuar për...

Pikat kufitare që do të hapen janë: Shishtavicë, Orshuq, Borje me Shqipërinë, Glloboqicë, Stanqiq me Maqedoninë e Veriu si dhe pika e kalimit kufitar në Bërnjak me Serbinë.

Qeveria e Kosovës në qershor vendosi për rihapjen e kufijve tokësorë që ishin mbyllur qysh më 13 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Megjithatë, përmes atij vendimi nuk ishin hapur të gjitha pikat kufitare me vendet e rajonit.

Qeveria ka sqaruar se mbeten në fuqi të gjitha masat që ishin miratuar më parë sa u përket hyrje-daljeve në territorin e Kosovës./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Votohet ligji në Kosovë/ Gjoba deri në 500 euro për shkelësit e masave për Covidin

Publikuar

-

Nga

Votohet ligji në Kosovë/ Gjoba deri në 500 euro për shkelësit e masave për Covidin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot Ligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 që parashikon masa të rrepta.

Nëse nuk respektohen masat e vendosura nga qeveria, ligji thotë se mund të dënoheni me gjobë nga 35 deri në 500 euro.



Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, tregon se sipas ligjit të ri çdo person që nuk mban maskën dënohet me 35 euro, kush nuk mban distancë me 35 euro, kush nuk respekton ndalim-qarkullimin me 200 euro dhe kush nuk respekton izolimin me 500 euro.

LEXO EDHE:  “PD heq dorë nga kërkesa për qeveri tranzitore”/ Hajdari: Janë dakordësuar për…

LEXO EDHE:  “PD heq dorë nga kërkesa për qeveri tranzitore”/ Hajdari: Janë dakordësuar për...

Kujtojmë se pas pesë muajsh nga propozimi, ligji mori sot shumicën e votave nga deputetët e Kosovës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE