LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video - Shpërthen vullkani në Zelandën e Re/ Humbin jetën 5 persona, disa të plagosur

9 Dhjetor 2019, 14:54, Kosova & Bota CNA
Video - Shpërthen vullkani në Zelandën e Re/ Humbin jetën 5

Një vullkan ka shpërthyer sot në ishullin e Bardhë në Zelandën e Re.

BBC raporton se në ishull besohet se kanë qenë rreth 50 persona, nga të cilët të paktën 5 persona janë identifikuar se kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë janë shpëtuar.

Nga këta persona, mësohet se disa janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kanë marrë djegie në trup. Grupet e shpëtimit nuk kanë qenë në gjendje të kërkojnë ishullin për shkak të rrezikut të një shpërthimi tjetër.

“Bazuar në informacionin që kemi, nuk besojmë se ka të mbijetuar të tjerë në ishull”, thuhet në një reagim të policisë.

Ndërkohë kryeministri Australian Scott Morrison tha se vendi i tij ishte “duke përjetuar një ngjarje të tmerrshme”, teksa theksoi se autoritetet ishin “duke punuar për të përcaktuar mirëqenien e tyre”.

Ishulli i Bardhë, i quajtur edhe Whakaari, njihet si një ndër ishujt me vullkanin më aktiv të vendit. Pavarësisht kësaj, ishulli me pronësi private është një destinacion turistik me turne të shpeshta ditore dhe fluturime të shumta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga