LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vazhdon protesta madhështore në Francë/ Paralizohet qarkullimi në Paris

9 Dhjetor 2019, 14:31, Kosova & Bota CNA
Vazhdon protesta madhështore në Francë/ Paralizohet qarkullimi

Sot është dita e pestë të protestës kundër reformës së sistemit të pensioneve në Francë.

Protesta madhështore që po mbajnë francezët ka paralizuar trafikun në Paris pasi disa linja metro janë pezulluar dhe mijëra nisje të trenave janë anuluar.

Sopas independent, më shumë se 50,000 pasagjerë u është dashur të ndryshojnë planet e tyre të udhëtimit.
Kompania Eurostar ka paralajmëruar se trafiku i tij do të pengohet ndjeshëm brenda katër ditëve të ardhshme, duke prekur 30,000 persona të tjerë.

Në Paris, nuk funksionojnë 10 nga 16 linjat e metrosë fare, dhe katër linja ofrojnë shërbim të kufizuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga