Connect with Us

U rrëzua në greminë/ Efektivi i RENEA-s në gjendje të rëndë

Kronika

U rrëzua në greminë/ Efektivi i RENEA-s në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Detaje të reja kanë dalë lidhur me efektivin e RENEA-s i cili është rrëzuar në greminë mëngjesin e sotëm.

Mësohet se Bledar Beluli është në gjendje të rëndë pasi ka dëmtuar dorën, legenin dhe këmbët.

Bëhet me dije se efektivi nuk ishte në detyrë në momentin që u rrëzua në greminë , por ishte me miqtë e tij për alpinizëm.

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas -Arrestohen 4 persona/ Gjendet paratë

Ndërkohë prej disa orësh pritet ndërhyrha nga ajri për të bërë të mundur nxjerrjen nga gremina të efektivit.

Mësohet se Beluli ka rënë nga një lartësi prej 200 metrash./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Era e fortë rrëzon pemët në Kopshtin Botanik/ Dëmtohet linja e tensionit

Publikuar

-

Nga

Disa pemë janë rrëzuar në Kopshtin Botanik nga stuhia e fortë e erës, që ka mbërthyer ditën e sotme të gjithë vendin.

Mësohet se pemët kanë dëmtuar linjën e tensionit të mesëm dhe kanë lënë pa drita një pjesë të Tiranës, konkretisht zonën e Selitës.

OSHEE bën me dije se grupet e punës ndodhen në terren dhe po mundohen të riparojnë defektin.

LEXO EDHE:  Vrasja e Kostantinos Kacifas/ Artan Hoxha sulmon mediat greke

LEXO EDHE:  Arrestimet e RENEA-s në Kukës/ Zbardhen emrat e të të ndaluarve

Ndërkohë, kujtojmë se, era e fortë ka shembur dhjetëra pemë dhe kanë mbetur pa drita edhe disa zona të Krujës dhe Mamurrasit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident fatal në Gjirokastër/ Autobusi përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Një autobus ka përplasur për vdekje një këmbësor, mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër.

Blutë raportojnë se, si pasojë,  ka ndërruar jetë këmbësori 45-vjeçar, me iniciale L.R., trupi i të cilit është dërguar në morg.

“Rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi  të fshatit Humelic,  një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë  ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Vrasësit e Çiços në mal/ RENEA operacion kërkimi në Tepelenë

LEXO EDHE:  Ngjarja e Gjirokastrës e paralajmëruar/ Çfarë shkruante 35 vjeçari grek pak ditë më parë në rrjetet sociale

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit fatal, por grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Ndërkohë drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër, ku po kryhen veprimet proceduriale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Stuhia e erës rrëzon ullinjtë/ Kruja dhe Mamurrasi mbeten pa drita

Publikuar

-

Nga

Stuhia e erës ka rrëzuar disa rrënjë ullinj dhe pemë të tjera në qytetin e Krujës.

Mësohet se si pasojë e erës së fortë, për rreth 30 minuta, është bllokuar aksi rrugor që lidh Fushë- Krujën me Krujën, derisa forcat zjarrfikëse bënë të mundur largimin e pemëve nga rruga.

Gjithashtu era e fortë ka shkaktuar dëme edhe në rrjetin e energjisë elektrike. Disa zona të Krujës kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa OSHEE njofton se brigadat po punojnë në terren.

LEXO EDHE:  Arrestimet e RENEA-s në Kukës/ Zbardhen emrat e të të ndaluarve

LEXO EDHE:  Vrasja e Kostantinos Kacifas/ Artan Hoxha sulmon mediat greke

Ndërkohë, pa energji kanë mbetur edhe disa zona në Mamurras./ CNA.al

LEXO TE PLOTE