Connect with Us

Turizmi dhe Tërmeti/ Nëse nuk merren masa, pasojat do të jenë të mëdha

Sociale

Turizmi dhe Tërmeti/ Nëse nuk merren masa, pasojat do të jenë të mëdha

Publikuar

-

Duke u nisur nga fakti që inventari i hoteleve në Durrës – Golem është më i madhi se në çdo destinacion tjetër në Shqipëri, dhe nga fakti që Fluturimet charter për pushime në plazh në Shqipëri sjellin më shumë se 90 për qind të turistëve në këtë rajon, mund të them që, nëse nuk merren masa për të përballuar këto efekte, pasojat në turizëm do të jenë të mëdha…

Nga Besnik Vathi

Operator Turistik

Nga përvoja botërore, Tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore në një destinacion turistik e dëmtojnë rëndë edhe turizmin në atë destinacion. Dhe nëse nuk menaxhohet drejt, këto dëme kanë pasoja të shtrira për një kohë të gjatë. Duke parë raste të shumta se çfarë efektesh kanë pasur dhe se si janë menaxhuar këto, do të doja të parashtroja disa mendime se ç’duhet bërë në mënyrë të menjëherëshme dhe në faza të mëvonshme për turizmin në Shqipëri, në kushtet e pasojave të mundshme të pas-tërmetit.

Tërmeti i 26 Nëntorit solli dëme të mëdha, jo vetëm në banesa por edhe në hotelet dhe apartamentet që përdoren për pushime në plazh në Rajonin e Durrës – Golem. Dëmet që solli tërmeti janë: Hotele të shembura plotësisht, – Hotele të dëmtuara rëndë dhe që ndoshta duhen shembur, – Hotele të dëmtuara rëndë dhe që duhen konstruktuar, – Hotele të dëmtuara lehtë dhe që duhen riparuar. Këto dëme do të ishin katastrofale edhe në jetë të humbura tek turistët e huaj, nëse tërmeti do të kishte rënë gjatë sezonit veror.

Zona Durrës – Golem ku edhe efektet shkatërruese dhe dëmtuese të tërmetit ishin më të mëdhatë, është destinacioni më i madh në Shqipëri për pritjen e turistëve të huaj për pushime në plazh. Në pamundësi për të pasur të dhëna të sakta dhe të verifikuara për peshën specifike që mund të ketë kjo zonë si destinacion turistik në raport me totalin në numër dhe të ardhura, do ta kemi të vështirë të parashikojmë saktë efektet e tërmetit në industrinë e turizmit në Shqipëri për vitin që vjen. Megjithatë, duke u nisur nga fakti që inventari i hoteleve në Durrës – Golem është më i madhi se në çdo destinacion tjetër në Shqipëri, dhe nga fakti që Fluturimet charter për pushime në plazh në Shqipëri sjellin më shumë se 90 për qind të turistëve në këtë rajon, mund të them që, nëse nuk merren masa për të përballuar këto efekte, pasojat në turizëm do të jenë të mëdha.

Dëmet fizike në një pjesë të hoteleve do të pasohen me dëmin e madh në imazhin e turizmit në Plazhet e Shqipërisë. Pasojat mund të jenë në anulime të kontratave me Hotelet, anulimin e charterave drejt Shqipërisë dhe shtyrjen për vite të tjera të prurjeve të reja nga operatorë të rinj.

Por çfarë duhet bërë që këto efekte negative mbi turizmin shqiptar të shmangen;

  1. Riparimi i Dëmeve fizike në Hotelet dhe Apartamentet pritëse.
LEXO EDHE:  “Koha nuk pret!”/ Basha publikon fotot nga Shkozeti, apel strukturave shtetërore

Duhet të fillojë menjëherë riparimi i dëmeve në hotele dhe apartamentet pritëse, për të qenë të gatshëm për sezonin e ri të plazhit. Kuptohet që hotelierët e kanë parasysh këtë dhe do mundohen ta bëjnë menjëherë, qoftë me kompanitë e sigurimit, bankat apo fondet e tyre. Eshtë e rëndësishme që riparimet të mos jenë maskime apo mbulime të defekteve, por riparime tërësore për të pasur ndërtesa të sigurta dhe të përshtatshme

  1. Kontrolli i Sigurisë së ndërtesave të hoteleve dhe apartamenteve pritëse dhe Certifikimi Sizmik i tyre mundësisht nga Kompani Ndërkombëtare.

Në ligjin për Turizmin ishte parashikuar edhe Standardizimi, Kategorizimi dhe Klasifikimi i Njësive akomoduese. Por ky proces nuk ka përfunduar as me rregullore dhe as ka filluar në praktikë. Autoritetet përkatëse duhet ta përshpejtojnë rregullimin ligjor dhe ta fillojnë sa më shpejt këtë proces, duke përfshirë natyrisht edhe kontrollin dhe sigurinë e ndërtesave. Ndërkohë pa pritur rregullimin ligjor, menjëherë duhet të bëhet kontrolli teknik i ndërtesave në zonën Durrës – Golem për të shkuar deri në mbyllje të atyre hoteleve dhe apartamentëve pritëse që nuk garantojnë sigurinë për të ardhmen. Eshtë e domosdoshme që të gjithë hotelet dhe apartamentet pritëse të kërkojnë, me ndërhyrjen e shtetit certifikimin sizmik të ndërtesave të tyre mundësisht nga Kompani të besueshme Ndërkombëtare. Këto certifikata do të kishin vlerë të madhe besueshmërie për vazhdimin dhe mosanulimin e kontratave për vitin që vjen.

  1. Subvencionimi i Operatorëve të Huaj.

Nga praktika ndërkombëtare, rajone dhe destinacione të dëmtuara fizikisht dhe moralisht nga Fatkeqësi Natyrore apo Konflikte politike dhe sociale, mbrohen nga shteti për të mos pasur pasoja. Në rastin tonë, rruga më e sigurt dhe më e nevojshme në këtë situatë pas tërmetit do të ishte subvencionimi gjatë vitit që vjen apo edhe viteve më pas i Tour-Operatorëve të Huaj me qëllim që të mbajnë apo të rrisin numrin e turistëve që sjellin drejt rajonit të Durrës – Golem.

  1. Pjesëmarrja e zgjeruar në Panaire Ndërkombëtare

Në kushtet e reja të krijuara, pjesëmarrja në Panairet Ndërkombëtare të Turizmit duhet të rritet edhe me financimin më të madh nga ana e shtetit dhe duke zgjeruar sa më shumë hartën e pjesëmarrjes.

  1. Lehtësi fiskale për Hotelet e Rajonit Durrës – Golem.

Evidentimi i dëmeve të pësuara në hotele, duhet të shoqërohet edhe me masa lehtësuese fiskale për ato biznese të dëmtuara, në mënyrë që të përballojnë jo vetëm riparimin e dëmeve në objektet e dëmtuara, por edhe të jenë në gjendje të promovojnë më shumë aktivitetin e tyre në tregjet ndërkombëtare.

Duke bashkuar shqetësimin tim me atë të qindra mijë aktorëve në fushën e turizmit, do të doja që ndërhyrja e shtetit dhe autoriteteve lokale të ishte sa më e shpejtë për të shmangur sa më shumë efektet e kësaj katastrofe./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ndryshime në legjislacion/ Greqia u pret pensionin minoritarëve në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Ministria e Punës së Greqisë do të paraqesë një ndryshim në një projektligj që do të skualifikojë nga marrja e pensionit shtetëror, ata që nuk banojnë në Greqi për një periudhë të paktën 40-vjeçare.

Projekt-ligji do të prekte minoritarët grekë nga Shqipëria që paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore në Greqi.

Ata zhvilluan një protestë në qendrën e Athinës të enjten për të kërkuar të drejta të barabarta pensioni me grekët e tjerë.

Lajmi mbi ndryshimin erdhi pasi këngëtari Christos Mastoras, shprehu dhe shqetësimin e tij për projekligjin me anë të një postimi në ‘Facebook’.

LEXO EDHE:  Pas kontrolleve në terren/ Inxhinieri tregon fajtorët, pas tërmetit

LEXO EDHE:  “Koha nuk pret!”/ Basha publikon fotot nga Shkozeti, apel strukturave shtetërore

Të njëjtat burime thanë se Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e thirri Mastoras të enjten për ta informuar atë për ndryshimet në projekt-ligj, raporton gazeta greke Ekathimerini.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Zi në familjen Berisha/ Ish-kryeministri jep lajmin e hidhur

Publikuar

-

Nga

Në familjen Berisha, ky 14 shkurt është ditë zie.

Ish-kryeministrit Sali Berisha i ka ndërruar jetë djali i xhaxhait, Sylejmani. Lajmin e ka dhënë vetë ish-lideri i demokratëve në një postim në rrjetet sociale.

“Miq, sot ne përcollëm në banesën e fundit një njeri shumë të dashur të familjes tonë, djalin e xhaxhait tim, Sylejmanin. Që kur fillon memoria ime, ai, mocanik me mua, ishte për të gjithë vitet e fëmijërisë dhe më vonë si vëlla për mua. Së bashku ndamë lojërat, gëzimet, dashurinë e prindërve, familjarëve tanë dhe përfunduam shkollën 7 vjeçare. Më vonë rruget tona u ndanë, por jo zemrat tona. Ai qëndroi në Kodër të Prifçit në Tropojë, aty ku dhe u martua dhe krijoi familjen e tij të mrekullueshme”, shkruan Berisha.

Më tej, ish-kryeministri bën me dije se Sylejmani ka punuar si minator pothuaj në të gjitha minierat e rrethit dhe qarkut të Kukësit. Sipas tij, i ndjeri ishte shumë punëtor dhe patriot.

“Në vitet 1996-1999 ai e shndërroi shtëpinë në Kodrën e Prifçit në një nga bazat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai vetë, së bashku me djemtë e tij Halilin, Gëzimin dhe Arbenin morën direkt pjesë në veprime dhe operacione të UÇK-së kundër pushtuesve serbë! Ai priti dhe përcolli me qindra e qindra luftëtarë të lirisë, komandantë të shquar të tyre, ndër të cilët ish kryeministrin e Kosovës, zotin Ramush Haradinaj, ish Komandanin e pavdekshën të UÇK, Ilir Konushevci e shumë e shumë të tjerë.

LEXO EDHE:  Kur beteja fitohet nga dielli

LEXO EDHE:  “Koha nuk pret!”/ Basha publikon fotot nga Shkozeti, apel strukturave shtetërore

Në ato vite me dhjetëra gazetareë, diplomatë, ambasadorë, ushtarakë, zbulues nga shumë vende, vizituan shtëpinë dhe Kodrën e Prifçit. Sylejmani i priti dhe i përcolli ata në përputhje me traditën. Të gjithë ata, pyetjes se pse keni lejuar këtu në një bazë ushtarake, morën nga ai vetëm një përgjigje: unë po respektoj traditën e familjes time. Në fakt ai e tregoi veten i biri i të atit, Zeqir Halilit, i cili që nga mosha e tij e re dhe deri në vitin 1944 kishte marrë pjesë në çdo përpjekje kundër pushtimit serb dhe për lirinë e Kosovës! Por kësaj here lufta u fitua”, thekson ai.

Berisha thotë se Sylejmani mbylli sytë përgjithmonë nën kujdesin e përsosur të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, ndërsa i dhanë lamtumirën e fundit familjarët, të afërmit, miqtë, shokët, ish kryeministri Haradinaj dhe bashkëluftëtarë të tij nga Kosova dhe emigracioni e diaspora.

“Mbetem pafundësisht mirënjohës ndaj të gjithë atyre që na nderuan sot me praninë e tyre në lamtumirën e sivllaut tim Sylejman Zeqir Berisha dhe i lutem Zotit që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin! sb”, nënvizon ish-lideri i demokratëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lule për Shën Valentin/ Sa shpenzojnë shqiptarët për buqetat

Publikuar

-

Nga

Lulet janë simboli i ditës së të dashuruarve, Shën Valentinit. Vitet e fundit shqiptarët, kryesisht burrat, gjithnjë e më shumë po përzgjedhin buqetat me lule si dhuratë.

Tashmë në Shqipëri importohen gati tre herë më shumë lule në krahasim me vitin 2013. Të dhënat nga Dogana treguan se gjatë 2019-s janë importuar lule me vlerë gati 1 miliard lekë, duke shënuar rritje me 4% në krahasim me një vit më parë.

Megjithatë rekordi i luleve të importuara u shënua në vitin 2017, me një vlerë prej 1.07 miliardë lekë.

Tregu i pushtuar nga lulet holandeze

Holanda është tregu kryesor që furnizon me lule tregun shqiptar të luleve. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019 janë importuar nga Holanda mbi 331 milionë lekë lule dhe bimë, duke u përgjigjur kështu për një të tretën e importeve në vend.

Në vend të dytë për nga sasia e importuar renditet Italia, me një diferencë të ngushtë me Holandën. Sipas të dhënave të INSTAT nga vendi ynë fqinj janë importuar 314 milionë lekë lule, apo 31% e totalit të importeve.

Vendi i treti i origjinës për nga sasia e importuar është Greqia, me 105 milionë lekë.

LEXO EDHE:  Legalizuan objektet e dëmtuara nga tërmeti/ Shoqërohen në polici zyrtarët e Kadastrës së Durrësit

LEXO EDHE:  “Koha nuk pret!”/ Basha publikon fotot nga Shkozeti, apel strukturave shtetërore

Kërcejnë importet e luleve nga Amerika Latine

Viti 2019 ka shënuar një rritje të lartë të luleve të importuara nga Kolumbia. Në vitin që lamë pas, tregtarët shqiptarë sollën nga vendi i largët latin lule me vlerë 38 milionë lekë, trefishuar në krahasim me një vit më parë.

Në vitin 2018 importet e luleve dhe bimëve nga Kolumbia kishin një vlerë prej 13 milionë lekësh.

Edhe Ekuadori, tjetër vend i Amerikës Latine, ishte një ndër vendet kryesore të origjinës së luleve dhe bimëve të importuara me vlerë prej 25 milionë lekë, importet prej të cilit janë rritur ndjeshëm prej viti 2016, në të cilin janë importuar vetëm 8 milionë lekë lule dhe bimë./Monitor

LEXO TE PLOTE