Connect with Us

Tjetër aksident i rëndë/ Makina merr përpara drejtuesen e biçikletës

Kronika

Tjetër aksident i rëndë/ Makina merr përpara drejtuesen e biçikletës

Publikuar

-

Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e e sotme, pas atij në Shkodër dhe Prezë.

Mësohet se një automjet ka përplasur rëndë një grua e cila lëvizte me bicikletë në rrugën e plazhit të vjetër në Vlorë.

Fatmirësisht e aksidentuara nuk ka marrë lëndime serioze. Menjëherë në vendgjarje ka mbërritur ambulanca e cila i ka dhënë ndihmën e parë. Ndërkaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Rrëzohen disa pemë në Kopshtin Botanik/ Dëmtohet linja e tensionit

Publikuar

-

Nga

Disa pemë janë rrëzuar në Kopshtin Botanik nga stuhia e fortë e erës që ka mbërthyer ditën e sotme të gjithë vendin.

Mësohet se pemët kanë dëmtuar linjën e tenionit të mesëm dhe kanë lënë pa drita një pjesë të Tiranës, konkretisht zonën e Selitës.

OSHEE bën me dije se grupet e punës ndodhen në terren dhe po mundohen të riparojnë defektin.

LEXO EDHE:  Hodhën në erë makinën e prokurorit/ Reagon Kryetari i Gjykatës së Vlorës

LEXO EDHE:  Kanabis dhe armë në banesë/ Shpallet në kërkim 35 vjeçari

Ndërkohë kujtojmë se era e fortë ka shembur dhjetëra pemë dhe kanë mbetur pa drita edhe disa zona të Krujës dhe Mamurrasit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident fatal në Gjirokastër/ Autobusi përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Një autobus ka përplasur për vdekje një këmbësor, mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër.

Blutë raportojnë se, si pasojë,  ka ndërruar jetë këmbësori 45-vjeçar, me iniciale L.R., trupi i të cilit është dërguar në morg.

“Rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi  të fshatit Humelic,  një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë  ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në aksin Mamurras-Milot/ Humb jetën një person

LEXO EDHE:  Të refuzojmë politikën konfliktule/ Të mos provokojmë tek të rinjtë largimin

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit fatal, por grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Ndërkohë drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër, ku po kryhen veprimet proceduriale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Stuhia e erës rrëzon ullinjtë/ Kruja dhe Mamurrasi mbeten pa drita

Publikuar

-

Nga

Stuhia e erës ka rrëzuar disa rrënjë ullinj dhe pemë të tjera në qytetin e Krujës.

Mësohet se si pasojë e erës së fortë, për rreth 30 minuta, është bllokuar aksi rrugor që lidh Fushë- Krujën me Krujën, derisa forcat zjarrfikëse bënë të mundur largimin e pemëve nga rruga.

Gjithashtu era e fortë ka shkaktuar dëme edhe në rrjetin e energjisë elektrike. Disa zona të Krujës kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa OSHEE njofton se brigadat po punojnë në terren.

LEXO EDHE:  Kanabis dhe armë në banesë/ Shpallet në kërkim 35 vjeçari

LEXO EDHE:  Dështon protesta e Bashës në Vlorë

Ndërkohë, pa energji kanë mbetur edhe disa zona në Mamurras./ CNA.al

LEXO TE PLOTE