LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana ndez dritat e festave/ Rama nuk i ndal batutat: “Mbyllni çadrat se nuk jeni sheqer që të shkriheni”

9 Dhjetor 2019, 18:45, Politikë CNA
Tirana ndez dritat e festave/ Rama nuk i ndal batutat: “Mbyllni

Tirana ka ndezur mbrëmjen e sotme dritat e pemës së Vitit të Ri dhe ?Fshtatit të Festave?.

Vogëlushët e disa prej shkollave të kryeqytetit janë reshtuar rreth pemës së Vitit të Ri dhe kanë kënduar së bashku.

Ndërkaq, në ceremoninë e ndezjes së dritave në Sheshin Skënderbej kanë qenë të pranishëm edhe kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe kryeministri Edi Rama.

Teksa shprehu urimin e tij për festat e fundvitit dhe ndau me qytetarët shprehjen e njohur ?ajo që nuk të vret, të bën më të fortë?, duke iu referuar ngjarjes tragjike të tërmetit, Rama nuk i ka kursyer dhe batututat ndërsa tha: ?Mbyllni çadrat se nuk jeni sheqer që të shkriheni. Gratë mbyllin çadrat, burrat në çadër! Ju uroj një vit të ri të gëzuar si dritat që do të ndizen! Ju siguroj se çfarë nuk të vret, të bën më të fortë dhe ne sot jemi të gjithë sëbashku më të fortë.Tani ndizni dritat dhe festoni, se mua më keni non-stop kudo ku ktheni kokën, kujdesuni vetëm se mund të më gjeni edhe në frigorifer?, është shprehur Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga