Connect with Us

Skandali me vëllain e kryetares së KPA/ Mediat fshijnë lajmin

Politikë

Skandali me vëllain e kryetares së KPA/ Mediat fshijnë lajmin

Publikuar

-

Një ditë më parë, media e Carlo Bolinos nxori një lajm, ku pretendohej se një ndërtues pallatesh në Tiranë, i quajtur Admir Mulaj, vëllai i kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj, është përfshirë në një skemë mashtrimi, duke i rrëmbyer një biznesmeni nga Vlora, shumën prej 241 mijë e 600 euro.

Ndër të tjera, në lajmin në fjalë pretendohej se biznesmeni Eduart Dauti, pretendon se ka rënë dakord dhe ka firmosur në prill 2013 një kontratë sipërmarrje me Admir Mulaj. Pikërisht në këtë kontratë, Mulaj garantonte shitjen e një apartamenti me sipërfaqe prej 151 m2 kundrejt një shumë prej 241 mijë e 600 euro. Apartamenti ndodhet në rrugën “Donika Kastrioti” në zonën e ish-bllokut, shumë pranë ambasadës Ruse në Tiranë. Kjo pagesë është kryer e plotë nga ana e biznesmenit Eduart Dauti, duke kryer një transaksion nëpërmjet një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Por koha kaloi dhe apartamenti nuk është dorëzuar tek personi që kishte kontraktuar i pari shtëpinë. Nisur nga kjo situatë Eduart Dauti, filloi të kërkojë shpjegime lidhur me dorëzimin e apartamentit për të cilin ka paguar Admir Mulaj me shumën prej 241 mijë e 600 euro. Por Mulaj jo vetëm që apartamentin nuk ka dorëzuar por njëherësh nuk pranon të kthejë dhe sasinë e eurove, të cilat i ka marrë në llogarinë e tij në muajin prill 2013.

LEXO EDHE:  Karlo Bolino kapet duke fallsifikuar dhe mashtruar

Lajmi u mor edhe nga disa media të tjera, por disa orë më vonë, lajmi u fshi nga Carlo Bollino, dhe po ashtu edhe disa nga mediat që e kishin marrë lajmin nga Shqiptarja.com.

Nuk dihet nëse lajmi ishte një fake apo fshirja e tij është një qokë ndaj kryetares së KPA, Natasha Mulaj./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama darkon me Mark Zuckenberg/ Dalin fotot nga takimi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shefin ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckenberg.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa takimi është bërë në sajë të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Rama ka publikuar foto nga darka, ku kanë qenë pjesëmarrës dhe një sërë politikanësh dhe intelektualësh nga e gjithë bota.

LEXO EDHE:  Bujar Nishani në telashe me drejtësinë/ Gjykata e Tiranës e shpall në “kërkim”

LEXO EDHE:  Bujar Nishani në telashe me drejtësinë/ Gjykata e Tiranës e shpall në “kërkim”

“Me Mark Zuckenberg, krijuesin e Facebook, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama krahas fotove të postuara në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dha dorëheqjen para vendimit të vettingut/ Rama emëron bashkëshorten e Denar Bibës në këtë post

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë, Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, është emëruar në një tjetër post.

Mësohet se Këshilli i Ministrave e ka emëruar Kanën si anëtare të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ndërkohë, kujtojmë se Elona Kana ka mbajtur postin e këshilltares në Gjykatën e Lartë, por dha dorëheqjen vetëm pak ditë para se trupa e vettingut të jepte vendimin për figurën e pastërtisë dhe të ardhurat e saj.

Gjithashtu Kana hoqi dorë edhe nga studimet në Shkollën e Magjistraturës, për arsye që ende nuk janë bërë me dije. Më 3 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vettingut dhe e ndaloi bashkëshorten e Bibës të mbajë poste në drejtësi për 15 vite./ CNA.al

Pak ditë para vendimit të vettingut/ Jep dorëheqjen bashkëshortja e Denar Bibës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mustafa Nano kritikon Ramën për sjelljen/ Mesazh gazetarëve

Publikuar

-

Nga

Moderatori Mustafa Nano ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për sjelljen e mbrëmeshme me gazetarët në emisonion “Opinion”.

Në monologun e tij në “Provokacija”, Nano krahasoi sjelljen e Ramës me atë të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, teksa tha se as ky i fundit nuk sillet aq keq sa kreu i qeverisë shqiptare.

“Mbrëmë kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në “Opinion” dhe ndodhi ajo që ju e keni parë. Debati ishte kacafytje. Ndodhi ajo që ndodh shpeshherë mes gazetarëve në studion e “Opinion”, dhe prania e Ramës e bëri debatin më të keq se çdo debat i keq, i bërë mes gazetarësh pa praninë e Ramës. Kjo ndodhi për faj të Ramës. Kjo ndodh sigurisht për faj të gazetarëve që kanë qejf ti drejtohen me “Ti”. Jam shumë kritik ndaj gazetarëve që shfrytëzojnë rrethana të tilla për të nxjerrë në evidencë madhështinë e tyre. Por nuk është çështja te gazetarët. Debate të tilla ku Rama merr pjesë janë të këqija sepse është faji i kryeministrit Rama”, deklaroi ai.

Moderatori dha edhe një mesazh për gazetarët, të cilëve i kërkoi të mos krijojnë konflikte me kryeministrin, pasi pretendon se nuk i vlejnë kujt.

LEXO EDHE:  Gjykata “rrëzon” Ervin Salianjin/ CityNews e akuzoi si mashtrues

LEXO EDHE:  Zbardhet padia/ Gina: Marku të pezullohet, ti bëhet analizë psikiatriko-ligjore

“Mendoj që Rama duhet ti evitojë daljet e veta në televizionet e Tiranës në prani të gazetarëve. Është një gjë që nuk i vlen askujt. Debate të tilla televizive bëhen me synimin për të garantuar transparencën e qeverisjes dhe për të diskutuar mbi çështje më rëndësi kombëtare, që na shqetësojnë të gjithëve. I bëj apel jo vetëm Ramës, por edhe kolegëve të mi, që të mos organizojnë debate të tilla me kryeministrin sepse nuk i duhen askujt”, theksoi ai/ CNA.al

LEXO TE PLOTE