LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Shteti s'do të rimbursojë më asnjë banesë të dëmtuar"/Rama: Sigurimi të bëhet i detyrueshëm

9 Dhjetor 2019, 16:30, Politikë CNA
"Shteti s'do të rimbursojë më asnjë

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit u ka bërë thirrje qytetarëve që tani e tutje të sigurojnë banesat e tyre tek kompanitë e sigurimit, në mënyrë që në fatkeqësinë natyrore të rradhës, të mund të rimbursohen menjëherë.

?Duhet që sigurimi i banesës të bëhet i detyrueshëm. Përveç asaj që pësojnë njerëzit që jetën nuk e mbron dot nga natyra, të paktën pasurinë ta keni të siguruar dhe mbaron puna. Një numër i konsiderueshëm biznesesh janë rimbursuar, 12 milion euro janë paguar nga sigurimet deri tani?, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se shteti nuk e ka për detyrë që të rimbursojë qytetarët për dëmet natyrore që u janë shkaktuar banesave apo bizneseve të tyre përderisa ata vetë nuk kanë marra masa sigurie. Rama thotë se që tani e tutje, qytetarët do të mbajnë përgjegjësi vetë për çdo dëm u shkaktohet nga fatkeqësitë natyrore.

?Ne nuk do të rimbursojmë më dëme që janë si rezultat i mosmarrjes së përgjegjësisë individuale dhe të gjitha banesat duhet të sigurohen. Nëse ndodh përmbytje pësuesi e merr përsipër vetë. Shteti nuk mund të kujdeset për dikë që nuk kujdeset për vete, pasi i bie të shfrytëzohen lekët e taksapaguesve të tjerë?, u shpreh Kryeministri./CNA.al

Lajmet e fundit nga