Connect with Us

Shqipëria bën hapa pas/ Korrupsioni, më keq se dhjetë vite më parë

Politikë

Shqipëria bën hapa pas/ Korrupsioni, më keq se dhjetë vite më parë

Publikuar

-

Instituti për Studime Politike, bën të ditur të sot, Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit e gjen Shqipërinë një vend me rekorde negative për shkak të nivelit të korrupsionit.

Sipas ISP, “sëmundja” e mandateve të dyta të mazhorancave dhe lidhja e fortë midis politikës dhe oligarkisë ka bërë që në Shqipëri gjatë viteve të fundit asnjë zyrtar i lartë i akuzuar për korrupsion të mos përballet me drejtësinë dhe asnjë politikan i përfshirë në akuza korruptive të mos largohet nga politika.

Po ashtu, ISP shprehet se progres është bërë vetëm me largimin nga sistemi i drejtësisë i një numri të madh prokurorësh e gjyqtarësh të korruptuar.

ISP gjithashtu, deklaron se sipas Transparency International, sa i takon korrupsionit, jemi më keq sesa 10 vjet më parë kur duhej të ishim 10 herë më mirë.

“Treguesi më simbolik i dështimit të premtimeve anti-korrupsion?

Le të shohim gjashtë prej tyre:

1. Dy politikanë të lartë të përfshirë në listën e zezë amerikane për akte korruptive vijojnë të jenë aktiv në vendimmarrjen e lartë politikë në parlament dhe në partinë që qeveris 100% në pushtet qendror e lokal, si dhe të preferuarit e kryeministrit;
2. Ministri përgjegjës për korrupsionin dhe koordinimin kombëtar të luftës ndaj korrupsionit është vetë në hetim nga prokuroria për korrupsion;
3. Partitë janë bërë gjithnjë e më shumë piramida financiare dhe përfaqësimi politik gjithnjë e më shumë çështje tenderi e klientele;
4. Në ditën anti-korrupsion ish guvernatori i shkarkuar për skandalin më të madh financiar në vend akuzon Shqipërinë në Strasburg dhe kërkon rikthim në detyrë;
5. Portali zyrtar ku qeveria fton qytetarët të denoncojnë korrupsionin është vetë i krijuar dhe i formatuar në kundërshtim me kërkesat e ligjit, pra në formë abuzive dhe korrupsioni politik,
6. Alternativa politike në luftën ndaj korrupsionit, opozita politike, është vetë nën hetim për financim të paligjshëm, pra për korrupsion!
Zgjidhja? Të gjithë sytë janë drejt SPAK, struktura që duhej të ngrihej më 2018 e që shpresohet të ngrihet më 2020, e cila do të ketë rol thelbësor në dhënien e përgjigjeve konkrete ndaj këtyre katër simbolikave zhgënjyese.”-thuhet ndër të tjera në deklaratë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kastriot Islami “zbërthen” formulën e Ramës për Kodin Zgjedhor/ Propozimi i PS, mashtrim i madh

Publikuar

-

Nga

Kastriot Islami “zbërthen” formulën e Ramës për Kodin Zgjedhor/ Propozimi i PS, mashtrim i madh

Eksperti i çështjeve zgjedhore dhe ish-ministri i jashtëm Kastriot Islami në një intervistë për Abc Neës me gazetaren Fabiola Hoxha foli për formulën e propozuar së fundmi nga PS për Kodin Zgjedhor.

Islami e ka cilësuar si një mashtrim të madh. Sipas tij ajo që është prezantuar nuk është gjë tjetër veçse mënyrë për të penguar koalicionet parazgjedhore.

Është një mashtrim i madh  që po u bëhet shqiptarëve që kanë kërkuar të kenë ndryshim thelbësor të procesit zgjedhor. Duke hapur listat. Po prishet koalicionet që quhen të përbëra dhe gjithë kjo histori është bërë nga Edi Rama që është bërë i neveritshëm. Dhe e dyta të pengojë opozitën nëpërmjet prishjes së koalicioneve. Këtu kemi arritur nëpërmjet një këshilli Politik.

Ndryshimi është bërë i njëanshëm pa pjesëmarrjen e opozitës. Ndryshimi është bërë në shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit. Është një shkelje e rëndë e komisionit të Venecias. Është një shkelje e rëndë që evidentoi Merkel dje, që ha se reforma duhet bërë me konsensus. Është një shkelje shumë e rëndë e Kushtetutës. Në fund fare është një shkelje që bëhen ndryshime kushtetues enë një parlament ilegjitim me 122 deputetë”, u shpreh ai.



Më tej, Islami thekson se formula e socialistëve nuk është për lista të hapura, pavarësisht se është propozuar si e tillë.

LEXO EDHE:  Korrupsioni dhe kapja e shtetit rrezikojnë financimet e BE për Shqipërinë/ Duka: Këmbanë alarmi për Ramën

LEXO EDHE:  Korrupsioni dhe kapja e shtetit rrezikojnë financimet e BE për Shqipërinë/ Duka: Këmbanë alarmi për Ramën

Siç thekson ai, është sërish Rama që do të rendisë deputetët e tij. Islami e cilëson si listë të ngrirë, ndërsa shton se kjo formulë nxjerr jashtë loje partitë e vogla.

“Procedura është bërë e njëanshme. Ka bërë një propozim, praktikisht nëpërmjet kësaj ndodh që kryetari i partisë cakton parë renditjen e kandidatëve. Rama do të rendisë të 11 deputetë e tij në Shkodër. E zemë se në Shkodër do marrë pjesë 50% e popullsisë dhe Rama fiton 5. Dhe nëse deputeti i gjashtë nuk merre 12 mijë vota e një ai nuk zgjidhet. Një burrë nuk e heq një grua. Duhet një grua që të marrë më shumë vota. Ka një hile, votuesit i janë dhënë 3 mënyra votimi. Kur voton 2 kandidatë ai nuk zhvendos sepse votat nuk i kalojnë kandidatit.

Kjo është një listë e ngrirë, e vendosur nga kryetari i partisë dhe është shumë e vështirë në terren që kjo të ndodh”, shprehet ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Hapini listat 100 për qind”/ “Shpërthen” Meta: Mjaft e degraduat Kuvendin o shakaxhinjtë e “integrimit”

Publikuar

-

Nga

“Hapini 100 për qind”/ “Shpërthen” Meta: Mjaft e degraduat Kuvendin o shakaxhinjtë e "integrimit"

Presidenti Ilir Meta vijon të përcjellë mesazhe të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta bën thirrje për hapjen 100% të listave.

Po ashtu ai I drejton edhe një apel të fortë mazhorancës, ndërsa shkruan “mjaft e degraduat Kuvendin”.

“Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.



Hapini 100 për qind!

LEXO EDHE:  Korrupsioni me tendera/ Tabaku akuza Ramës: Do kishim kursyer 38,5 milion euro

LEXO EDHE:  “Ndiq paranë”/ Basha zbulon planin e ardhshëm të opozitës

Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”.-shkruan Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Si të përfitoni ndihmë juridike falas?/ Etlida Gjonaj sqaron qytetarët

Publikuar

-

Nga

Etilda Gjonaj përballë faktit/ Pse po hesht për firmën e falsifikuar në pronën e Blushit

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka publikuar në rrjetet sociale, një Manual i cili sqaron qytetarët sesi të përfitojnë nga ndihma ligjore falas.

“Ndihma Juridike Falas është një nga realitetet më të prekshme për qytetarët shqiptarë, rezultat i drejtpërdrejtë i Reformës në Drejtësi.

Si mund të përfitoni nga kjo ndihmë?

Lexoni shkurt informacionin në link ku gjeni edhe menyrat e duhura të kontaktit”-shkruan Gjonaj.

LEXO EDHE:  Korrupsioni me tendera/ Tabaku akuza Ramës: Do kishim kursyer 38,5 milion euro

LEXO EDHE:  Raporti i Krimeve të Rënda/ 3 kryebashkiakë dhe 7 gjyqtarë nën hetim për korrupsion

 



 

View this post on Instagram

 

A post shared by Etilda Gjonaj (@etildagjonaj) on

LEXO TE PLOTE