Connect with Us

Shkrimtarja shqiptare zgjidhet kryeministre e Libanit

Bota

Shkrimtarja shqiptare zgjidhet kryeministre e Libanit

Publikuar

-

Shkrimtarja shqiptare, Xhada Arberi (Ghada Arnauti) zgjidhet kryeministre e Libanit pas tërheqjes nga Posti i Sadi Haririt ish kryeministër i Libanit disa herë për shkak të protestave në Liban, dhe pritet Presidenti Ali Asoun që ta miratojë ose dekretojë kandidaturën e saj pas miratimit nga Koalicioni i Qeverisë.

Ajo ka një biografi të pasur duke qenë emër i njohur në Liban dhe më gjerë në Lindjen e Mesme, ndërsa dekadave të fundit ishte larguar në ekzil në Kanada. Xhada Arnauti është shkrimtare, drejtuese e mediave liberale dhe shkenctare në Universitetin e Albertas në Kanada.

Shqiptarja e Libanit, nga Diaspora Shqiptare, shkrimtare, ish drejtuese e Mediave Liberale, dhe shkenctare në Univerisitetin e Albertës, Kanada, kthehet në Liban për të Qeverisur të Rinjtë që kanë pushtuar rrugët e Beirutit.

Ajo Pason Pashko Vasen, ose Vaso Pashain, Shkodranin që ishte Guvernator dhe Kryeminister i Libanit para Pavarësisë, dhe bashkë me Mehmet Aliun gjyshin e Mbretit Faruk , Shqiptarët më të famshëm që Drejtuan Shtete në Lindje nga diasporat e krijuara prej ushtarëve shqiptare dhe familjeve të tyre në mërgim ose në syrgjyn apo në lufte me Perandorinë Osmane.

LEXO EDHE:  Shpërthimi në Bejrut/ Numri i viktimave arrin 158, mbi 6000 të plagosur

Ky është një sukses i Shqiptarëve në Orient sepse kthen akoma më shumë mundësinë që Shqipëria të kërkojë dhe të ushtrojë rolin e saj si Superfuqi e Ballkanit kur shqiptarët në gjithë Mesdheun janë lidership ekonomik, faktor politik dhe diplomatik…..
Ajo është e martuar ka dy fëmijë dhe kontribuese shumë e mirë e shkences dhe diplomacisë në botë.

Ajo konsiderohet si një zë i rëndësishëm kritik në mbrojtje të të drejtave të njeriut, për demokracinë dhe kundër qeverive të trashëguara diktatoriale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

100 ditë pa asnjë person të infektuar / Njihuni me vendin që “hoqi qafe” koronavirusin

Publikuar

-

Nga

100 ditë pa asnjë person të infektuar / Njihuni me vendin që “hoqi qafe” koronavirusin

Prej disa muajsh gjithë bota po lufton me koronavirusin i cili preku miliona njerëz ndërsa një numër i madh të infektuarish humbën jetën.

Zelanda e Re është një nga shtetet i cili “ka hequr qafe” këtë virus të frikshëm. Ky shtet nuk ka regjistruar prej 100 ditësh asnjë rast të ri me COVID-19, por megjithatë autoritetet i paralajmëruan qytetarët të tregohen të kujdesshëm, pasi si Vietnami dhe Australia po përballen me “ringjallje” të rasteve të reja.



Sipas mediave të huaja, Zelanda e Re po konsiderohet si një ndër vendet më të sigurta në botë. Vendi i është rikthyer normalitetit, mirëpo autoritet janë shqetësuar pasi banorët gjithnjë e më shumë po injorojnë masat parandaluese të virusit.
“Arritja e 100 ditëve pa ndonjë transmetim të virusit brenda vendit, është me të vërtetë moment historik, megjithatë duhet të qëndrojmë vigjilentë. Ne kemi parë jashtë vendit se si mund të përhapet virusi, sëmundja mund të rishfaqet përsëri. Duhet të jemi të përgatitur”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Ashley Bloomfield./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Katër viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Ulet numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Katër viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Ulet numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit

Katër persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit.
Autoritetet maqedonase bëjnë me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 1188 persona të dyshuar si të infektuar me koronavirus, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 85 raste.

Më shumë raste ka në Shkup-32, në Kumanovë ka 9 raste të reja, Shtip-9, Dibër-3, Kërçovë-7, Gostivar-7, Manastir-4, Kavadar-6, si dhe nga një rast të ri ka në Tetovë, Prilep, Strumic, Demir Hisar dhe Vinicë.



LEXO EDHE:  Kaos total në Bejrut/ Raportohet se ka shpërthyer eksplozivi i konfiskuar në portin detar

Ditën e djeshme 4 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 200 u shënuan 200 raste të reja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shpërthimi në Bejrut dhe protestat/ Kryeministri i Libanit kërkon zgjedhje të parakohshme

Publikuar

-

Nga

Shpërthimi në Bejrut dhe protestat/ Kryeministri i Libanit kërkon zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Libanit Hassan Diab ka thënë se zgjidhja e vetme për të shpëtuar vendin është mbajtja e zgjedhjeve të parakohëshme. Njoftimi i tij erdhi pas përleshjeve të forcave të sigurisë me protestuesit në kryeqytetin Bejrut, pas zemërimit në rritje lidhur me shpërthimin e disa ditëve më parë që shkatërroi pjesën dërrmuese të qytetit dhe vrau më shumë se 160 njerëz.

Kryeministri i Libanit Hassan Diab ju drejtua vendit përmes një fjalimi në televizion. Ai premtoi zgjedhje të parakohëshme si rruga e vetme për të shpëtuar vendin pas trazirave të dhunshme që pasuan shpërthimin vdekjeprurës në kryeqytetin Bejrut disa ditë më parë.

“Jemi në një gjendje të jashtëzakonshme, dhe jo vetëm për shkak të katastrofës dhe trajtimit të saj. Gjendja e jashtzakonëshme është e lidhur me rrugën dhe të ardhmen e këtij vendi. Do të donim që të gjitha partitë politike të bien dakord për periudhën e ardhshme. Jam gati të mbaj përgjegjësinë për dy muaj deri sa të arrijmë një marrëveshje. Të hënën në mbledhjen e kabinetit do të sugjeroj një projektligj për zgjedhje të parakohëshme.”

Më shumë se 160 njerëz humbën jetën dhe pjesa dërrmuese e Bejrutit u shkatërrua nga një shpërthim masiv në portin e qytetit. Njoftohet se afro gjashtë mijë njerëz u lënduan ndërsa dhjetëra rezultojnë të humbur.

Në kryeqytetin e Libanit, policia përdori gaz lotsjellës ndaj demonstruesve që u përpoqën të kalojnë një barrierë për të arritur në ndërtesën e parlamentit, ndërkohë që numri i të vdekurve nga shpërthimi së martës në portin e Bejrutit arriti në 158.

Rreth 10,000 njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër mënyrës se si qeveria po e trajton shpërthimin shkatërrimtar. Gjatë protestës u dëgjuan të shtëna.

Një polic u vra në përleshje me demonstruesit, njoftoi një zëdhënës i policisë.

Kryqi i Kuq tha se kishte trajtuar 117 persona të lënduar në vendin e ngjarjes, ndërsa 55 të tjerë u dërguan në spital. Në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të qytetit shpërtheu një zjarr.

Dhjetra protestues u futën në ministrinë e jashtme, ku dogjën një portret të Presidentit Michel Aoun, të cilin shumë libanezë e shohin si përfaqësues të një klase politike që qeveris Libanin prej dekadash dhe që ata thonë se është fajtor për krizat e thella politike dhe ekonomike.

“Ne do të qëndrojmë këtu. I bëjmë thirrje popullit libanez që të pushtojë të gjitha ministritë”, tha një demonstrues përmes megafonit.

LEXO EDHE:  Video- Shpërthimet në Bejrut/ Priftit i bie tavani në kokë gjatë meshës

LEXO EDHE:  Shpërthimi në Bejrut/ Numri i viktimave arrin 158, mbi 6000 të plagosur

Njerëzit u mblodhën në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të Bejrutit, disa prej tyre duke hedhur gurë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës, kur disa protestues u përpoqën të kalojnë barrierën në një rrugë që të çonte drejt parlamentit.

Protestuesit thërrisnin “Populli kërkon rënien e regjimit,” dhe mbanin pankarta me fjalët “Ikni, jeni të gjithë vrasës”.



“Duam një të ardhme me dinjitet, nuk duam që gjaku i viktimave të shpërthimit të shkojë kot”, tha protestuesja Rose Sirour.​

REAGON AMBASADA E SHBA

Shtetet e Bashkuara thanë se mbështesin të drejtën e demonstruesve libanezë për protesta paqësore dhe u bënë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen nga dhuna.

Në një deklaratë, ambasada e SHBA në Bejrut tha se populli libanez ka vuajtur shumë dhe meriton udhëheqës që “ndryshojnë kurs, për t’iu përgjigjur kërkesave popullore për transparencë dhe përgjegjshmëri”.

Shpërthimi i së martës, më i madhi në historinë e Bejrutit, solli shkatërrime të mëdha në qytet. Qeveria ka premtuar se do të gjejë shkaktarët dhe do t’i verë përpara përgjegjësisë.

Disa banorë, që përpiqeshin të vinin rregull në apartamentet e dëmtuara rëndë nga shpërthimi, denoncuan qeverinë, të cilën e shohin si të korruptuar, duke thënë se ajo përsëri i la në baltë.

“Nuk kemi besim te qeveria jonë,” tha studentja Celine Dibo teksa pastronte gjak nga muret e apartamentit të saj. “Uroj që Kombet e Bashkuara ta marrin nën administrim Libanin.”

Disa njerëz thanë se nuk ishin aspak të befasuar që Presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi këtë javë lagjet e tyre, ndërsa udhëheqësit libanezë nuk e bënë këtë.

“Ne po jetojmë në nivelin zero. Shpresoj se një vend tjetër do të donte të na merrte nën administrim. Udhëheqësit tanë janë një bandë njerëzish të korruptuar,” tha psikologia Maryse Hayek, shtëpia e prindërve të së cilës ishte shkatërruar nga shpërthimi.

Partia Kataeb e Libanit, një grup i krishterë që kundërshton qeverinë e mbështetur nga Hezbollahu i lidhur me Iranin, njoftoi të shtunën dorëheqjen e tre ligjvënësve të saj nga parlamenti.

“I ftoj të gjithë ligjvënësit të japin dorëheqjen në mënyrë që njerëzit të mund të vendosin se kush do t’i qeverisë, pa iasnjë imponim,” tha kreu i partisë Samy Gemayel, duke e njoftuar vendimin gjatë funeralit të një anëtari drejtues të partisë, i cili vdiq në shpërthim./ VOA

LEXO TE PLOTE