LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkatërrohet banda e drogës me shqiptarë në Itali/ Arrestohen 15 persona

9 Dhjetor 2019, 15:22, Kronika CNA
Shkatërrohet banda e drogës me shqiptarë në Itali/

Policia italiane, ka shkatërruar një grup kriminal të trafikut të drogës, duke vënë në pranga 15 persona, mes të cilëve tre shqiptarë.

Pjesë e grupimit ishin shqiptarë, italianë por edhe afrikanë. Aksioni policorë i cili u   zhvillua në Bergamo, Milano dhe Bolzano është vazhdim i operacionit ?Romano 2017?, ku u zbulua më herët një grup kriminal në tregti droge të llojit kokainë.

Policia italiane ka gjetur sasi të mëdha droge, si dhe ka kapur edhe 300 mijë euro të gatshme, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale.

Grupi kishte përdorur edhe makina të shtrenjta me targa të huaja, holandeze e gjermane.

Sipas mediave italiane, vlerësohet segrupi ka xhiruar 6 deri 7 milionë euro nga kjo veprimtari kriminale./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga