Connect with Us

Refuzoi tryezën për dialog/ Malaj mesazh opozitës: Nuk mbahet qëndrim në fatkeqësi

Politikë

Refuzoi tryezën për dialog/ Malaj mesazh opozitës: Nuk mbahet qëndrim në fatkeqësi

Publikuar

-

Ish ministri i Ekonomisë dhe Financa, Arben Malaj i ftuar në Report Tv, ka komentuar dhe ftesat e qeverisë drejtuar opozitës, dhe refuzimin e kësaj të fundit tu ulur në dialog, për menaxhimin e situatës post-tërmet.

Malaj kritikoi në mënyrë indirekte opozitën, duke thënë se në situata të tilla nuk mbahet qëndrim politik, ndërsa shprehu rezervat e tij dhe për pushtetin vendor që sipas tij, mbeti jashtë.

“Pata një zhgënjim dhe një reagim. Tërmeti i bashkoi shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë. U ndje dora e solidaritetit dhe nga të huajt. Por qytetarët tanë nuk u bashkuan.

I pari shtëpisë që pret është pushteti vendor, por në këtë rast mbeti jashtë.

LEXO EDHE:  Korrupsioni qeveritar nuk kursen asnjë/ Si diskriminohen personat me aftësi të kufizuar

Është ligjore. Qytetarët votojnë kryetarin e bashkisë. Janë tre shkallë me të cilat menaxhohet ajo krizë.

Nuk bëhet bashkëpunimi duke i dërgua mesazhe për konferenca shtypi. Në situatë të tillë, të gjithë heqin dorë nga qëndrimi dhe ulen e  flasin.

Lidhur me propozimin e opozitës për pezullimin e kontratave, ajo që unë jam pak i shqetësuar, duket sikur ka një përpjekje të sforcuar për të mos e bërë transparente shifrën e dëmeve. Jepen deklarata të ccuditshme që e menaxhojmë shpejt”, theksoi Malaj./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjesti skandaloz i Veliajt/ Vokshi thirrje organizatave: Reagoni

Publikuar

-

Nga

Gjesti skandaloz i kryebashkiakut, të Tiranës, Erion Veliaj që puthi në buzë një fëmijë në një emision televiziv, nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është një ndër politikanët që ka reaguar ashpër ndaj këtij veprimi aspak të këndshëm.

Vokshi e cilëson skandaloz këtë gjest dhe kërkon reagimin e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, teksa thekson se “asnjë prind nuk do ta lejonte që fëmija e tij të puthej në buzë nga një i rritur, e aq më tepër nga një kryetar bashkie”.

LEXO EDHE:  Tërmeti tragjik/ Erdogan: E gjithë bota islame duhet të jetë pranë Shqipërisë

LEXO EDHE:  Korrupsioni qeveritar nuk kursen asnjë/ Si diskriminohen personat me aftësi të kufizuar

“Ku janë organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve? Pse nuk flasin? Apo Veliaj ua ka blerë heshtjen me para e projekte?

Ku është Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Në çdo vend tjetër të botës kjo ngjarje do ishte dënuar nga shoqëria dhe institucionet që mbrojnë të drejtat e fëmijëve”, shprehet Vokshi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gazetari ironizon Ramën e Veliajn/ “Bashkë me depozitat, të heqin edhe çatitë”

Publikuar

-

Nga

Gazetari Armir Shkurti ka ironizuar bashkinë, po ashtu edhe qeverinë, mbi vendimin e  marrë për të larguar nga taracat e pallateve, në Tiranë, të gjitha depozitat e ujit.

Në ditën e sotme, me erë të fortë, Shkurti tregon se doli të blejë disa gështenja dhe pa që ishin rrëzuar degë pemësh dhe llamarina, por me tone ironike thotë se, “shyqyr nuk kishte depozita t’i binin mbi kokë”.

“Dola dhe sa kapërxeva rrugën një “kraaAuu!” pas shpinës sime. Qe një degë shumë e trashë rrapi që u këput nga shkulma e erës. “Se mos më shkëputet ndonjë depozitë uji”- mendova – “e më bie në kokë. Ato janë shumë të rrezikshme”! Një tabak i valëzuar llamarine, nga ato që shërbejnë si streha apo çati për hashefka, fluturoi nja 10 metra para meje me vërtikë. Të më kish kapur ma kishte prerë kokën si gjelit të detit. U përplas përdhe me rrapëllimë, me zhurmën e një depozite uji bosh që përplaset përdhe dhe u ngrit edhe një herë fluturim nga era. Ngrita kokën me ankth por falë Zotit jo! Depozitë s’kishte. Çështje fati”, shprehet gazetari.

LEXO EDHE:  HEC-et dhe qeveria gjejnë gjuhën e përbashkët për ligjin e ri të energjisë

LEXO EDHE:  “Hotelet duhet të boshatisen deri më 3 janar”/ Qeveria braktis të prekurit nga tërmeti

Duke vazhduar ironinë, Shkurti shkon më tej duke thënë se , ndoshta Bashkia e Tiranës bashkë me depozitat duhet të heqë edhe çatitë e t’i zëvendësojë me taracë.

“Fati ndihmon trimat! U ktheva gjallë e pa një të gërvishtur në shtëpi, çava gështenjat që të mos pëllcasin kur piqen me mendjen tek të prekurit nga tërmeti. Shyqyr që zoti Rama i ka strehuar nëpër hotele luksi se do hiqnin picirin me erën nëpër çadra sonte!”, shprehet Shkurti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

29 vite nga themelimi i RD-së/ Berisha kujton shpresën që ngjalli gazeta tek shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për 29-vjetorin e themelimit të medias Rilindja Demokratike, gazetës së parë opozitare që Edi Rama po mundohet ta censurojë.

Berisha kujton se 29 vite më parë, pas një vendimi historik të Partisë Demokratike të Shqipërisë, njeë grup i intelektualësh, gazetarësh dhe studentësh botuan numrin e parë të gazetës, e cila ishte si organ i PD-së dhe mendimit opozitar shqiptar.

Ish-kryeministri tregon se me sa frikë dhe armiqësi e priti botimin e Rilindjes Demokratike regjimi komunist, duke bërë gjithçka që ta pengonte, por megjithatë publiku i gjerë e priti me interes të jashtëzakonshëm.

Berisha shkruan në rrjetet sociasle se: “Me qindra e qindra qytetare priten numrin e pare te saj me padurim te madh, me nje nate te bardhe, pra zbardhen gjithe naten per te siguruar nje kopje te saj, e cila hapej me nje editorial te pavdekshem te redaksise “E para eshte fjala”.

“Me shpejtesi te rrufeshme gazeta si organ i te vertetes aktuale dhe asaj te ndaluar dhe mohuar pushtoi mendjet dhe zemrat e shqiptareve. Asokohe te shumte ishin intelektualet nga te gjitha fushat qe u bene bashkepuntoret me te mire te saj. Rilindja Demokratike tere jeten e saj ishte dhe mbetet si organi i pavdekshem i fjales dhe shtypit te lire, te vertetave te medha te shoqerise dhe kombit shqiptar”, thekson më tej ish-lideri i demokratëve.

LEXO EDHE:  “Hotelet duhet të boshatisen deri më 3 janar”/ Qeveria braktis të prekurit nga tërmeti

LEXO EDHE:  Arben Malaj i përvishet “Lali Erit”/ Qeverisja nuk është buzeqeshje televizive

Berisha shpreh nderimin më të madh për të gjithë ata intelektualë, publicistë, gazetarë, studentë, redaktorë, kryeredaktorë dhe drejtorë që themeluan gazetën e parë opozitare të vendit, që e drejtuan dhe shndërruan atë që nga numri i parë e deri në numrin e sotëm në zëdhënëse të të vërtetave të mëdha të shoqerisë shqiptare.

“Ne kremtojme kete dite kur Edvin Kristaq Xhelati, biri biologjik i zevendesit te Nexhmije Hoxhes, skulptorit xhelat te diktatures Kristaq Rama, qe firmosi varjen ne litar per fjalen e lire te poetit disident Havzi Nela ne gusht te vitit 1988, miratoi ne parlamentin e krimit dhe droges ligjin gijotine per fjalen e lire”, shprehet ish-kryeministri ndër të tjera.

Gjithashtu Berisha i rikujton shqiptarëve se armiku më i rrezikshëm i njeriut është armiku i fjalës së tij të lirë, ndaj kërkon që populli të ngrihet kundër kryeministrit Rama, që sot kërkon të censurojë mediat në Shqipëri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE