Connect with Us

Psikologia flet për traumat pas tërmetit/ Si mund të veprojmë me fëmijët, roli i mësuesve   

Sociale

Psikologia flet për traumat pas tërmetit/ Si mund të veprojmë me fëmijët, roli i mësuesve   

Publikuar

-

Psikologia Artemis Shehu është shprehur sot se trauma pas-tërmet mund të zgjasë deri në katër javë.

E ftuar në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “Neës 24”, Shehu tha se Çdo stimul që ka të bëjë me tërmetet, ka pasoja ende, për shkak se trauma vazhdon. Mund të hasim në pjesës të traumës edhe tani. Ka edhe kategori që kanë një traumë më të madhe dhe atyre iu duhen deri 4 javë që të kthehen në normalitet.”

Po ashtu, ajo tregoi edhe si të veprojmë me fëmijët dhe cila është kategoria e të miturve që preket më tepër nga ankthi.

“Mosha 10 deri 11 vjeç është ajo më e prekur, kur nis dhe koncepti i vdekjes. Në këtë moshë, duke qenë se femijët janë duke menduar ndoshta mbi vdekjen dhe sa e tmerrshme është kjo gjë. Ndërsa nën 10 vjeç e quajnë mungesë sigurie. Duhet të edukojmë fëmijët se këto janë situata që duken anormale, por që edhe ndodhin. Pjesa e sigurisë ka shumë rëndësi. Duhet një forcë e madhe psikologjike ndaj fenomenit. Ndihma mediatike për mua është shumë e rëndësishme. Mediat kanë ndihmuar në aspektin psikologjik”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  “20 milion për çdo shtëpi të ndërtuar në fshat pas tërmetit”/ Si Rama po tallet me qytetarët

Psikologia Artemis Shehu theksoi se edhe mësuesit kanë rolin e tyre në përballimin e situatës.

Unë mendoj se mësuesit kanë një përgjegjësi të madhe. Do thosha që të parët që duhet të jenë të qetë janë priindërit. Puna mendoj se fillon nga vetja. Iu bëj thirrje prindërve që të transmetojnë qetësi tek fëmijët, sigurinë e tyre patjetër. Mësuesit kanë nevojë edhe për sigurinë e prindit. Madje, është me rëndësi të bëhet edhe krijimi i situatave simuluese si të bëjmë në këto raste.”, deklaroi psikologia Shehu.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nesër “ngrin” Shqipëria/ Termometri shkon -10 gradë celsius

Publikuar

-

Nga

Dita e hënë pritet të sjellë temperatura shumë të ulta ne vendin tonë.

Në fillimin e javës priten rryma ajri shume të ftohta me origjine polare që do të prekin gjithë Ballkanin duke përfshirë edhe vendin tone.

Moti do të jetë i kthjellët por do të bëjë shumë ftohtë pasi termometri do të zbresë nën zero.
Temperaturat do të zbresin deri në -10 gradë në veri, -5 në onat e ulëta dhe -2 në bregdet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Emigrantët lënë Shqipërinë pas festave/ Fluks lëvizjesh në pikat kufitare

Publikuar

-

Nga

Pas pushimeve në Shqipëri, për emigrantët është koha të lënë vendin e tyre dhe të rikthehen në shtetet ku jetojnë e punojnë.

Në pikat kufitare të vendit, janë shënuar radhë të gjata dhe fluks në qarkullim.

Vetëm  ditën e djeshme në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 3527 dhe kanë dalë 5515 shtetas.

LEXO EDHE:  Tronditet Korça/ Sërish lëkundje tërmeti

LEXO EDHE:  Tronditet Korça/ Sërish lëkundje tërmeti

Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë-Thanës kanë hyrë 3387 dhe kanë dalë 2882 shtetas./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nisin reshjet e borës në Korçë/ Probleme në disa akse

Publikuar

-

Nga

Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje dëbore që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Zonat me reshjet intensive janë aksi Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe pjesa e Qarrit ka deri sasia e borës ka arritur 7 cm dhe kalohet vetëm me zinxhirë.

Në Qarr ka probleme pasi është bllokuar rruga nga automjetet që kanë mbetur në rrugë, pasi nuk kishin zinxhirë.

LEXO EDHE:  Përdhunimi në Kavajë/ Psikologia ngre alarmin

LEXO EDHE:  Përdhunimi në Kavajë/ Psikologia ngre alarmin

Ndërkaq, sipas  Sherbimit Meteorologji, në vijim moti do të vij duke u përkeqësuar. Reshje dëbore priten në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta. Ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE