Connect with Us

Presidenti nuk dekreton Ligjin e Rinisë/ Është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën

Politikë

Presidenti nuk dekreton Ligjin e Rinisë/ Është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën

Publikuar

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk e ka dekretuar Ligjin e Rinisë.

Refuzimi vjen në një ditë simbolike, që përkon me Ditën e Rinisë,  duke deklaruar se në gjendjen aktuale Ligji i Rinisë është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën.

Presidenti i Shqipërisë, ju përgjigj kështu ligjërisht edhe kërkesës që CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, i kishte drejtuar rreth një muaj më parë, për të mos e dekretuar Ligjin e Rinisë.

“Ky ligj që në pikënisjen e tij, shfaqi probleme të thella ligjore dhe ndër të tjera nuk përputhej me kërkesat dhe pritshmëritë e të rinjve”, thuhet në njoftimine presidencës.

Ligji i Rinisë, në versionin e miratuar nga Kuvendi, vendos nën diktatin e Qeverisë, Ministrit të Arsimit dhe të Kryetarëve të Bashkive organizatat dhe lëvizjen Rinore.

Sipas presidentit Meta ky ligj është në kundërshtim të plotë me standartet bazë të të drejtave të njeriut, të mbrojtura dhe të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë, si dhe aktet kryesore të OKB-së dhe të Këshillit të Europës.

LEXO EDHE:  Dorëzohet Meta/ Kjo është puna e parë që bën pasi merr postin e Presidentit

“Ligji ka mungesë serioze të “check and balances” ndërmjet autoriteteve publike, të drejtave dhe përgjegjësive që ato gëzojnë, si dhe të rinjve, që janë përfitues dhe llogari-kërkues përkundrejt institucioneve që punojnë për ta”, thuhet më tej në njoftim.

“CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtare për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN), janë të vetmet organizata që kanë ndjekur hap pas hapi të gjithë procesin e diskutimit dhe miratimit të projektligjit. Edhe pse ne për muaj të tërë kërkuam rishikimin dhe përmirësimin serioz të tij, Parlamenti i Shqipërisë e miratoi atë më 4 Nëntor 2019 me 79 vota, në mungesë të plotë opozitës.

CRCA/ECPAT Shqipëri, vijon të mbetet shpresëplotë se mos-dekretimi i këtij Ligji nga ana e Presidentit do të shërbejë si një situatë reflektimi nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit për t’u ulur me organizatat Rinore që kanë qenë kritike të tij, për të gjëtur një zgjidhje konsensuale, që mbi të gjitha respekton të drejat e të rinjve në Shqipëri” përfundon njoftimi i presidencës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Misteri i imunitetit natyror ndaj Covid-19

Publikuar

-

Nga

Nga Jane Stannus “The Spectator”

Ishujt Sejshell janë vendosur kohët e fundit në qendër të vëmendjes. I njohur si kombi më i vaksinuar në botë, madje edhe përpara Izraelit, arkipelagu po goditet nga një valë e tretë e Covid-19, pavarësisht nga fakti se mbi 60 për qind e popullsisë së saj është vaksinuar plotësisht, dhe gati 70 për qind kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Në prill, Ishujt Sejshell shpresonin se do të arrinin shumë shpejt imunitetin e tufës. Por tani, 456 raste të reja të raportuara ndër 3 ditë (popullsia e përgjithshme është afërsisht 98.000 banorë) e kanë zbehur optimizmin, sidomos pasi një e treta e rasteve të reja ishin vaksinuar plotësisht (pjesa tjetër kishte marrë vetëm një dozë ose ishin të pa vaksinuar).

Ndoshta, është shumë shpejt për të nxjerrë përfundime. Por nuk duket të jetë një lajm i mirë për ata që shpresojnë se vaksinimi në masë do të sjellë imunitetin e tufës. Ditët në vijim do të tregojnë nëse infeksionet do të vazhdojnë të përhapen me tej.

Ndërkohë, aktualisht ky vend ka mbyllur shkollat, ka ndaluar aktivitetet sportive dhe takimet e zgjeruara sociale në shtëpi, gjë që do ta bëjë më të vështirë të mësohet nëse njëfarë ngadalësimi i transmetimit që u vu re përpara kësaj vale, ka qenë për shkak të vaksinimit apo vetëm për shkak të izolimit fizik.
Si një shtet ishull me një popullsi të vogël, Sejshell përbën vendin ideal për të vëzhguar efektin e vaksinimit në transmetimin e virusi. Por në diskutimet e shëndetit publik mbi atë se si të arrihet imuniteti i tufës, flitet shumë pak për imunitetin natyror të zhvilluar nga njerëzit që kanë qenë të prekur nga Covid-19 dhe janë shëruar.

Pse ata nuk cilësohen imunë ndaj koronavirusit, dhe a vlerësohen me imunitet natyror personat që nuk kanë janë prekur asnjëherë nga virusit, por thjesht janë vaksinuar? A nuk është kjo paksa e çuditshme?
Së pari, nëse jeni prekur vërtet nga virusi, dhe sistemi juaj imunitar e ka mposhtur brenda disa ditësh, atëherë a nuk ka vepruar në këtë rast parimi i përzgjedhjes natyrore, i mbijetesës së më të fortit? Pra, ju keni pasur një përgjigje të suksesshme imune, dhe të gjithë, përfshirë Qendrat Amerikane të Sëmundjeve Infektive (CDC), janë dakord që trupi juaj do ta njohë virusin, dhe do të mbrohet nga ai të paktën për një fare kohe.

Por për sa kohë? Askush nuk dëshiron të flasë për këtë gjë. Përkundrazi, CDC e minimizon imunitetin natyror si relativisht të parëndësishëm, dhe po vazhdon që të nxisë vaksinimin e të gjithëve, përfshirë ata që janë infektuar më parë. Ajo thotë se njerëzit që janë shëruar nga Covid-19 duhet të vaksinohen, pasi ata ndoshta nuk do të infektohen, por askush nuk e di se sa zgjat mbrojtja.

Por çfarë provash ka që vaksina ofron mbrojtje më të mirë sesa imuniteti natyror? Në fakt, shumë gjëra mbeten të panjohura për vetë vaksinat, si në lidhje me efektivitetin po ashtu edhe me efektet e mundshme anësore.

Siç theksohet në faqen zyrtare të CDC “ne nuk e dimë se sa zgjat mbrojtja për ata që janë të vaksinuar” dhe “jemi ende duke mësuar se si vaksinat do të ndikojnë në përhapjen e Covid-19, dhe derisa të dimë më shumë mbi vaksinat, njerëzit që janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 duhet të vazhdojnë të zbatojnë masat mbrojtëse në vendet publike.

LEXO EDHE:  LSI i shpall “luftë” Ramës/Nuk tërhiqemi! Meta mbledh ministrat e tij

LEXO EDHE:  LSI i shpall “luftë” Ramës/Nuk tërhiqemi! Meta mbledh ministrat e tij

Por pse nuk e dimë se sa zgjat imuniteti natyror?

Mos ndoshta për shkak se koronavirusi i ri ka pak më shumë se një vit që është shfaqur? Nëse të gjithë ata që janë shëruar nga Covid-19 janë natyrshëm imunë ndaj koronavirusir, kjo përbën një shifër prej 30 milionë njerëzish vetëm në SHBA, pa llogaritur ata që mund të jenë shëruar nga Covid-19 pa u testuar zyrtarisht, sidomos në fillim të pandemisë, kur në dispozicion kishte pak teste.

A nuk është kjo një pjesë mjaft e rëndësishme e enigmës së imunitetit të tufës? Së dyti, asnjë nga vaksinat nuk pretendon që të parandalojë infeksionin dhe transmetimin asimptomatik apo në forma të lehta. Askush nuk duhet të habitet nga ajo që po ndodh në Ishujt Sejshell; vaksinat premtojnë vetëm parandalimin e simptomave të rënda në shumicën e rasteve (dhe sigurisht që koha dhe provat në terren në të gjithë botën do të tregojnë nëse kjo funksionon realisht në jetën reale).

Nëse është kështu, dhe ju jeni i ri dhe i shëndetshëm, a nuk do të ishte një gjest i kotë marrja e një vaksine me qëllimin e vetëm për të mbrojtur njerëzit e tjerë (duke shkaktuar efekte anësore të mundshme)? Pse nuk duhet që të rinjtë dhe të arsyeshmit të shohin thjesht punën e tyre derisa të shfaqen simptomat?

Në fakt, nëse imuniteti i zhvilluar natyrshëm dëshmohet të jetë më superior se sa një lloj imuniteti i shkaktuar nga vaksinat, duhen inkurajuar të rinjtë të sëmuren nga Covid-19 dhe ta kalojnë atë, ashtu siç bëmë dikur me sëmundjen e lisë së dhenve. Por për disa arsye, askujt nuk i lejohet t`i diskutojë këto çështje në një kontekst të zakonshëm. Vaksinat kundër Covid-19 nuk kanë garantuar kurrë parandalimin e infeksionit, dhe rasti i Sejshell e ka treguar që nuk munden.

Çdokush, madje edhe të rinjtë mund të bëjnë njënjë analizë të thjeshtë për të parë përfitimet dhe rreziqet sipas fakteve të njohura. Fakti A:Kam një shans shumë të vogël të vdes nga Covid-19. Fakti B: vaksinimi nuk garanton parandalimin e infeksionit dhe transmetimin e tij. Fakti C:Vaksina ka efekte anësore të mundshme. Fakti D:imuniteti natyror tek të shëruarit nga Covid-19, është njëfarë mburoje. Fakti E:rreziku është pjesë e jetës.

Edhe shumë ekspertë mjekësorë janë të shqetësuar lidhur me rëndësinë që autoritetet i kanë dhënë vaksinimit si qasja e vetme e mundshme për t`i dhënë fund pandemisë së Covid-19, pa marrë parasysh faktorë të tjerë si imuniteti natyror pas infeksionit, forcimi i sistemit imunitar në të gjithë popullsinë, dhe trajtimet e mundshme të hershme për sëmundjen.

Ironikisht, debati i shëndetshëm publik është pikërisht ajo që nuk po ndodh. Shkenca
nuk supozohet të jetë një zbulim i fshehtë i shkruar në pllaka të arta, dhe transmetuar ekskluzivisht nga dr.Entoni Fauçi dhe OBSH-ja, tek të cilët ne të tjerët duhet të kemi një besim të verbër edhe kur shumë gjëra nuk përputhen.

Aktulisht ekziston një mungesë e madhe e besimit tek institucionet e shëndetit publik. Dhe kjo nuk ndodh për shkak se njerëzit janë budallenj irracionalë, joshkencorë. Kjo vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së madhe të ndershmërisë, për ato që janë fakte shkencore, dhe ato që janë politike./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://spectator.us/topic/mystery-natural-immunity-covid-vaccines-cdc/

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ervin Minarolli sekretari i qafirit/ Mohoi dorëheqjen nga gjiri i Lalzit

Publikuar

-

Nga

Dje në CNA.al u raportua lajmi se dy sekretarë të PD, ai i burimeve njerëzore dhe sekretari organizativ ishin dorëhequr. Një akt qytetar ky për tu vlerësuar pas atij rezultati katastrofik në 25 prill.

Por ashtu siç CNA.al kishte paralajmëruar “Pas këtij lajmi pritet që zyra e shtypit në PD të përgënjeshtrojë me justifikimin se janë fakenews të orkestruara nga Rama për të fshehur të vërtetën.
Në fakt fakenews i vetëm është që “Basha ka fituar zgjedhjet dhe që askush nuk po dorëhiqet”.

Pati një reagim nga Ervin Minarolli, sekretari i burimeve njerëzore që lajmin tonë e quante fake news. Mesazhi në rrjetet sociale ndoshta është shkruar pas një dite plazh në Gjirin e Lalzit ku Ervin Minarolli kaloi jo vetëm fundjavën, por edhe fushatën elektorale ku nuk u angazhua asnjë ditë për asgjë.

Në faqen e tij në rrjetet sociale maksimumi ka shpërndarë FB-në e Lulit, se vetë mund të nxirrte vetëm foto nga Lalzi kur demokratët ishin në fushatë. U përpoqëm të gjenim ndonjë aktivitet të këtij sekretari që dje pas lajmit për dorëheqjen u mësua se ekzistonte.

Sekretar që nuk shkon në asnjë fushatë, por vazhdon pushimet pa ndalim në vilën e tij në Gjirin e Lalzit, aty nga ku përgënjeshtron ato që bën vetë. Pretendon që bën punë vullnetare kur në fakt nuk bën asnjë punë, nuk është se prish ndonjë punë, por i ka zënë kot vendin dikujt që në fushatë do kishte takuar 5 vetë e do angazhohej diku, nuk do futej në vilën e Lalzit dhe të shtynte kohën duke sharë Lulzim Bashën.

Ervin Minarolli për çudi ka 8 vite sekretar dhe askush në PD nuk e di çfarë bën ai. Asnjë ditë aktivitet elektoral, u tërhoq pasi Lulzim Basha për herë të dytë nuk e kandidoi fare. Kaq shumë vlente si sekretar Minarolli sa Luli nuk e futi fare në listë, kështu bëri edhe me paraardhësin e tij tij, Fatbardh Kadilli. Ndoshta edhe Minarolli pas dorëheqjes do ketë fatin e Kadillit, mund të ketë shpresa të kandidojë si kryetar pasi Lulit të humbë edhe në 2025.

LEXO EDHE:  Dorëzohet Meta/ Kjo është puna e parë që bën pasi merr postin e Presidentit

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Metës/ Mblidhet sot Komisioni Hetimor

Ne e dimë mendimin e Ervinit për Lulin, edhe të miqve të tij që “me Lulin as në hale nuk shkohet dhe PD është marë peng nga mediokrit”. Në rast se do duhet, këto mesazhe, mund t’i bëjmë publike, por për të qenë më konfidentë ja vemë në dispozicion stafit të Bashës kur të ketë ai nevojë. Ndoshta Luli i ka ditur këto që nuk e kandidoi Ervinin dhe ky i fundit u tërbua gjatë fushatës dhe as nuk shkoi një ditë në seli , por reagimi i djeshëm na tregoi se sa pa shtyllë kurizore është një pjesë e atyre individëve që qëndrojnë poshtë hijes së Bashës.

Nuk bëjnë asnjë punë, nuk kanë asnjë votë, por sukses kanë vilat në Lalëz dhe kur bëhen lajm për mirë dhe mbi të vërtetën e tyre reagojnë në shërbim të kryetarit me shpresë se nesër do kenë një kockë.
Në fakt nesër Minarolli s’do jetë më sekretar sepse ka dështuar, s’do jetë më as anëtar kryesie se nuk e voton askush, do jetë një njeri që do mbahet mend në histori se i vetmi akt që bëri në 8 vite u mohua në shërbim të zhdukjes nga poltika, ku lloz hyri e lloz doli./CNA.al

PLAS NË PD/ Dy sekretarë dhe drejtues lokalë japin dorëheqjen

CNA.al e paralajmëroi/ Ervin Minarolli “pendohet” për dorëheqjen si sekretar i PD

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama bëhet nostalgjik/ Rikujton kohën si kryebashkiak dhe nxjerr videon

Publikuar

-

Nga

Humbja e LSI në zgjedhje/ Rama: Nuk është më faktor

Kryeministri Edi Rama është bërën nistalgjik ndërsa është kthyer pas në kohë kur drejtonte bashkinë e kryeqytetit.

Mëngjesin e sotëm Rama ka publikuar një video në një nga rrugët kryesore të Tiranës. Në video shihet gjelbërimi nga pemët, për të cilat Rama thotë, se është kënaqësi t’i shohësh, kur kujton se kur u mbollën ishin pak më të larta se ai edhe pse nuk është i shkurtër.

‘Mirëmëngjesi kënaqësi kur kujtoj se kur i mbollëm ishin pak më të lartë se unë edhe pse i shkurtër nuk isha!’- shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE