Connect with Us

Peticioni i prindërve të nxënësve në shkollën “Emin Duraku”/ Reagon Rama

Politikë

Peticioni i prindërve të nxënësve në shkollën “Emin Duraku”/ Reagon Rama

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me peticionin e prindërve të nxënësve të shkollës “Emin Duraku” në Tiranë, të cilët me anë të një letre drejtuar Ministrisë së Arsimit deklaronin se nuk do t’i dërgonin fëmijët në shkollë derisa t’u vihet në dispozicion certifikata e sigurisë për gjendjen e fizike të godinës së shkollës.

Gjatë mbledhjes së Dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri tha se një pjesë e kësaj shkolle është vlerësuar si e pabanueshme, ndërsa godina tjetër është në gjendje të mirë.

LEXO EDHE:  Një protestë kundër Lulit në Korçë

“Lidhur me shkollën “Emin Duraku” që është kthyer në një objekt gjallërie në media, dua të them se inspektimet janë bërë, janë bërë më shumë se një inspektim. Ka një pjesë të shkollës që është e përdorshme dhe një pjesë që nuk duhet të zhvillohet mësim”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ndërkohë, aktualisht në shkollën ‘Emin Duraku’ është mbyllur vetëm godina ku zhvillonin mësim klasat e fillore, dhe mësimi do të kryhet te godina e 9 vjecares./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

E zbulon Ngjela/ Ja pse është bllokuar zhvillimi i Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela deklaron se, korrupsioni i lartë shtetëror ka ndaluar historinë evolutive të Shqipërisë.

Në një analizë, Ngjela thotë se korrupsionet kryeministrorë që pasuan njëri-tjetrin në Shqipëri kanë ndaluar evolucionin e shoqërisë dhe ingredientët e evolucionit që janë arsimi, prodhimi, shkenca, gjuha, komunikimi, liria shoqërore, liria politike, liria ekonomike, liria e shtypit, media, fjala e lirë dhe drejtësia.

Avokati pretendon se, të gjithë këta ingredientë në Shqipëri janë jashtë zhvillimit dhe kanë ndaluar evolucionin e koshiencës shqiptare dhe njëherësh, ka ndaluar vetë historinë.

Sipas tij, gjendja e rëndë e arsimit, nën cilësinë mesatare, nuk është një gjë që ka ardhur nga rasti.

“Cilësia arsimit u godit nga politika që në vitin 1992. Në fillim u godit universiteti, pastaj, me sistem, u godit në mënyrë drastike edhe shkolla e mesme. U trajtuan mësuesit e gjimnazeve si hamej rrugësh, dhe u fut në arsim injoranca në mësimdhënie. Pas kësaj filloi shitja e notës, dhe shitja e diplomave.
Për 15 vjet Shqipëria kaloi në injorancë, pa gjimnaze cilësorë, pa shkolla profesionale, dhe, hyri në analfabetizm me një përqindje që në Europë quhet shumë e lartë. E gjitha kjo ishte në fakt skema antintelektualiste e injorancës politike. Luftë kundër intelektit të kualifikuar, dhe sidomos luftë kundër akademizmit”, shprehet Ngjela.

LEXO EDHE:  Një protestë kundër Lulit në Korçë

LEXO EDHE:  Foto- “Askush nuk flet”/ Rama kapet me Soros dhe Vuçiç

“Pikërisht në këtë kohë, kur arsimi cilësor kishte marrë fund, u hodhën në treg minimumi pesë universitete privatë që iu shisnin diploma kujdo.
Pas kësaj, ata që ishin krijuesit e kësaj gjendjeje, hapën dyert e administratës shtetërore për punësimin masiv të diplomës së blerë.
Pas këtij procesi disavjeçar injoranca pushtoi edhe administratën shtetërore.
Një tmerr i vërtetë: korrupsioni shtetëror u bë dominant në drejtimin e shtetit shqiptar. Injorantët e emëruar në “pikat e mjaltit” ishin vjelës të ardhurash korruptive, por edhe pagues të regullt të ministrave që i kishin emëruar”, vijon më tej avokati, teksa thekson se të gjitha kryeministrat u bashkuan me krimin e organizuar, ndërsa kryeministri aktual është kampioni i kësaj gjendjeje të kriminalizuar të administratës shtetërore.

Ngjela thotë se shkenca u godit si rrjedhojë e histerisë antidije që u vendos në Shqipëri. Ai pretendon se rrafshimi i arsimit dhe likuidimi i shkencës sollën një krizë të rëndë të intelektit.

Avokati ngre pyetjet nëse: “Do ta hetojë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK këtë batërdi antishqiptare? Këta duhet ta hetojnë, sepse hetimi dhe agjencitë informative amerikane i kanë të faktuara, kurse shqiptarët duan të dëgjojnë të vërtetën nga hetimet: përse gjithë ky mllef antishqiptar kundër prosperitetit të shoqërisë shqiptare?”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“S’ka paqe me Ramën”/ Paralajmëron Paloka: Do ketë përballje në janar

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike vijon të shohë si të vetmen rrugë për zgjidhjen e krizës politike, zgjedhjet e parakohshme.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka deklaron se kryeministri Edi Rama nuk mund ta zgjidhë krizën dhe kushtet që i janë vendosur nga BE, pa opozitën. Gjithashtu ai theksoi se po presin që hapin e radhës për Reformën Zgjedhore ta bëjë mazhoranca.

“Nëse nuk është dakort me propozimet tona të ketë një kundër propozim se duam atë tryezë që pranoni ju dhe të kemi tryezë tjetër por jo atë komision që ai përfaqëson parlamentin vetëm të një pale. Ne jemi të gatshëm. Ne nuk e shuajmë funksionin e komisionit se në fund fare kodi zgjedhor aty do miratohet”, theksoi Paloka gjatë një intervistë për Top Channel.

LEXO EDHE:  Edi Rama tremb socialistët/Lamtumirë! Gati qeveria teknike!

LEXO EDHE:  Protesta e studentëve/ Kush do ta bëj vettingun e titujve akademik?

Demokrati deklaroi, më tej se, nuk do të ketë paqe me Ramën dhe se janari do të ketë përballje me qeverinë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjesti skandaloz i Veliajt/ Vokshi thirrje organizatave: Reagoni

Publikuar

-

Nga

Gjesti skandaloz i kryebashkiakut, të Tiranës, Erion Veliaj që puthi në buzë një fëmijë në një emision televiziv, nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është një ndër politikanët që ka reaguar ashpër ndaj këtij veprimi aspak të këndshëm.

Vokshi e cilëson skandaloz këtë gjest dhe kërkon reagimin e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, teksa thekson se “asnjë prind nuk do ta lejonte që fëmija e tij të puthej në buzë nga një i rritur, e aq më tepër nga një kryetar bashkie”.

LEXO EDHE:  Rama jep një lajm të keq për ligjin e mbetjeve/Zbulon qëndrimin e Metës dhe Idrizit

LEXO EDHE:  Foto- “Askush nuk flet”/ Rama kapet me Soros dhe Vuçiç

“Ku janë organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve? Pse nuk flasin? Apo Veliaj ua ka blerë heshtjen me para e projekte?

Ku është Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Në çdo vend tjetër të botës kjo ngjarje do ishte dënuar nga shoqëria dhe institucionet që mbrojnë të drejtat e fëmijëve”, shprehet Vokshi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE