Connect with Us

Pesë orë në greminë/ Nxirret nga FNSH efektivi i RENEA-s

Kronika

Pesë orë në greminë/ Nxirret nga FNSH efektivi i RENEA-s

Publikuar

-

Nxirret pas pesë orësh nga humnera efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli.

Mësohet se Beluli është nxjerrë nga forcat e FNSH Shkodër.
Efektivi i RENEA-s është në gjendje të rëndë pasi ka dëmtuar dorën, legenin dhe këmbët.

Beluli nuk ishte në detyrë në momentin që u rrëzua në greminë , por ishte me miqtë e tij për alpinizëm.

LEXO EDHE:  Shkencëtarët trondisin botën/Jemi buzë greminës, së shpejti do zhdukemi! (Video)

Mësohet se Beluli ka u rrëzua nga një lartësi prej 200 metrash./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Era e fortë rrëzon pemët në Kopshtin Botanik/ Dëmtohet linja e tensionit

Publikuar

-

Nga

Disa pemë janë rrëzuar në Kopshtin Botanik nga stuhia e fortë e erës, që ka mbërthyer ditën e sotme të gjithë vendin.

Mësohet se pemët kanë dëmtuar linjën e tensionit të mesëm dhe kanë lënë pa drita një pjesë të Tiranës, konkretisht zonën e Selitës.

OSHEE bën me dije se grupet e punës ndodhen në terren dhe po mundohen të riparojnë defektin.

LEXO EDHE:  Shkencëtarët trondisin botën/Jemi buzë greminës, së shpejti do zhdukemi! (Video)

LEXO EDHE:  Makina bie në greminë/ Ndërron jetë njeri prej të plagosurve

Ndërkohë, kujtojmë se, era e fortë ka shembur dhjetëra pemë dhe kanë mbetur pa drita edhe disa zona të Krujës dhe Mamurrasit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident fatal në Gjirokastër/ Autobusi përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Një autobus ka përplasur për vdekje një këmbësor, mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër.

Blutë raportojnë se, si pasojë,  ka ndërruar jetë këmbësori 45-vjeçar, me iniciale L.R., trupi i të cilit është dërguar në morg.

“Rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi  të fshatit Humelic,  një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë  ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Efektivi i RENEA-s bie në greminë/ Pritet ndërhyrje nga ajri

LEXO EDHE:  Shkencëtarët trondisin botën/Jemi buzë greminës, së shpejti do zhdukemi! (Video)

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit fatal, por grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Ndërkohë drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër, ku po kryhen veprimet proceduriale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Stuhia e erës rrëzon ullinjtë/ Kruja dhe Mamurrasi mbeten pa drita

Publikuar

-

Nga

Stuhia e erës ka rrëzuar disa rrënjë ullinj dhe pemë të tjera në qytetin e Krujës.

Mësohet se si pasojë e erës së fortë, për rreth 30 minuta, është bllokuar aksi rrugor që lidh Fushë- Krujën me Krujën, derisa forcat zjarrfikëse bënë të mundur largimin e pemëve nga rruga.

Gjithashtu era e fortë ka shkaktuar dëme edhe në rrjetin e energjisë elektrike. Disa zona të Krujës kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa OSHEE njofton se brigadat po punojnë në terren.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Kurbin/ Bie në greminë makina, humb jetën një 40-vjeçare

LEXO EDHE:  U rrëzua në greminë/ Efektivi i RENEA-s në gjendje të rëndë

Ndërkohë, pa energji kanë mbetur edhe disa zona në Mamurras./ CNA.al

LEXO TE PLOTE