Connect with Us

Përmirësimi i ligjit për median në Shqipëri/ OSBE rekomandim qeverisë shqiptare

Lajme

Përmirësimi i ligjit për median në Shqipëri/ OSBE rekomandim qeverisë shqiptare

Publikuar

-

Përfaqësuesi i Lirisë së Mediave të OSBE-së Harlem Désir rekomandon përmirësimin e e mëtejshëm për Ligjin për Median Audiovizuale në Shqipëri dhe Ligjin për Komunikimet Elektronike.

Désir i ka dërguar Qeverisë shqiptare rekomandimet për të rishikuar këtë ligj.

Sipas njoftimit të OSBE-së, kjo analizë ligjore është pjesë e një procesi të gjatë konsultimi midis Zyrës së Përfaqësuesit dhe qeverisë gjatë përpilimit të legjislacionit.

“Unë vlerësoj bashkëpunimin e gjatë dhe konstruktiv që kemi krijuar me autoritetet e Shqipërisë gjatë procesit të hartimit të ndryshimeve të reja të ligjit për median audiovizive,” tha Désir.

LEXO EDHE:  Kriza në Bjellorusi/ Ministrja e Jashtme e Suedisë telefonatë me Ramën: Me mikun tim të dashur

Gjithashtu përfaqësuesi vuri në dukje se versionet e fundit të draftit përmbajnë gjithashtu një formulim të ri të dispozitave që përcaktojnë objektin dhe fushën e ligjit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Paketa e Studentit- krijuar nga Credins Bank

Publikuar

-

Nga

Paketa e Studentit- krijuar nga Credins Bank

Në prag të fillimit të vitit të ri Universitar, Credins bank risjell pranë çdo studenti “ Paketën Studentore”, krijuar enkas për të mbështetur çdo student për nevojat dhe kërkesat për shëbime bankare. Një paketë e cila ofron shërbime bankare, ku një pjesë e konsiderushme janë pa asnjë komision, duke ju ardhur në ndihmë studentëve për të krijuar një marrëdhënie lehtësuese me bankën.

Në çdo vend të botës, çdo student, pajiset me një llogari bankare, me anë të së cilës menaxhon çdo shpenzim mujor si: pagesë të tarifave shkollore, shpenzimeve utilitare si ujë, drita, telefon, internet, pagesë të qirasë të shtëpisë ku banon etj. Por një studenti, i duhet dhe karta bankare për të realizuar blerje të ndryshme në internet apo për të mbuluar shpenzimet mujore.

Mbajtja e kartës Credins, i mundëson një studenti mjaft përfitime, pasi Banka Credins, ka një bashkëpunim me shumë partnere, ku pagesa me karta mundëson zbritje deri në 20%. Ndaj, përdorimi I kartës Credins në bare, restorante, dyqane eltro – shtepiake, klinika dentare, kinema, apo qëndra argëtimi etj, i mundëson çdo studenti një kursim mujor të vlefshëm për këtë fazë të jetës.

Paisja me aplikacionin bankar Credins Online, të aksesueshëm nga çdo Smartpohone, tabelete apo desktop, i mundëson studentëve të paguajnë online, në çast të gjitha shërbimet e tyre. “Banka në dorën tënde” – është slogani ynë, për ti dhënë mundësinë çdo studenti të kontrollojë në çast balancën e llogarisë, të marrë fonde nga prindërit nëpërmjet transfertave bankare apo të paguajë çdo faturë. Të gjitha këto ofrohen pothuaj pa asnjë komsion.

Gjithashtu, Banka Credins ka lidhur marrëveshje partneriteti me disa prej Universiteteve më të mëdha në vend, me anë të së cilës, ju mundësohet kredia me 0% interes. Studenti paguan plotësisht studimet e tij me këste dhe interesi dhe komisioni I kredisë paguhen nga Unviersiteti.

Vendosja e një marrëdhënie me bankën, do e shoqërojë një student përgjatë gjithë jetës, pasi do krijojë një historik të mirë bashkëpunimi, duke përfituar në të ardhmen, nga interesat dhe komisionet preferenciale për kredi ose shërbime të tjera.

LEXO EDHE:  Media në dorë të satrapëve politik/Zëri Amerikës: Zyrat e shtypit distributor lajmesh të fabrikuara

LEXO EDHE:  Censurimi i mediave/ VOA: Gazetarët paralajmërojnë protesta

Sot, banka konsiderohet një partner për çdo student, duke ofruar një portofol të larmishëm produktesh dhe shërbimesh bankare, të cilat nëse I gjeni në një bankë të vetme, ju kursejne kohë dhe para dhe ju ndihmojnë për të menaxhuar më mirë financat tuaja dhe mbajtur ato në kontroll.

Paketa e lançuar nga Credins bank përmbledh disa prej shërbimeve kryesore bankare të cilat janë bazike dhe të domosdoshme për aktivitetin tuaj:

 Llogari Rrjedhëse: e domosdoshme për çdo student, si mënyra kryesore e vendosjes së marrëdhënies me një bankë, nëpërmjet të cilës, mund të kryhen shumë shërbime pagese, transferta etj.

 Kredia studentore: një kredi e shpejtë, për të mbështetur nevojat për të vazhduar studimet tuaja me kushte lehtësuese.



 Credins Online: aplikacioni bankar I aksesueshëm nga çdo smartphone, tabletë ose desktop, ju mundëson kryerjen e menjëhershme të shumë veprimeve bankare. Banka në dorën tënde 24/7, ju mundëson të:

a) kontrolloni llogaritë tuaja,
b) kryeni pagesa faturesh, madje me komisione 0 ose preferenciale,
c) kurse këmbimi mjaft preferenciale krahasuar me degët e bankës,
d) transferta kundrejt bankave lokale ose ndërkombëtare, me komisione 0 ose preferenciale,

 Karta e parapaguar: një mjet mjaft i mirë për të reduktuar përdorimin e cash-it.
Çdo student gjen tek Credins Bank një konsulent, dhe një shërbim të dedikuar e të shpejtë. Nëse bëheni pjesë e kësaj pakete, ne synojmë t’ju vijmë në ndihmë duke ju dhënë mundësinë për të përfituar:

 Të mbani financat tuaja mujore në një menaxhim të kujdeshëm, duke patur historikun e çdo shpenzimi,

 Të reduktoni mbajtjen e cash –it duke rritur sigurinë dhe ulur kostot,

 Të krijoni një historik të mirë me bankën duke përfituar oferta mjaft të mira,

 Të përfitoni nga larmishmëria e shërbimeve me kosto mjaft preferenciale.

Banka Credins ka qënë dhe do vazhdojë të jetë gjithmonë në mbështjete të studentëve me projekte inovative siç është dhe shkolla “YouAreCredins”, një mundësi punësimi dhe trajnimi për të rinjt e talentuar.

Ejani pranë çdo dege të Bankës Credins! Ju mirëpresim!

LEXO TE PLOTE

Lajme

Akuzat për korrupsion/ KLGJ vendos “fatin” e gjyqtares Margjeka

Publikuar

-

Nga

Akuzat për korrupsion/ KGJ vendos “fatin” e gjyqtares Margjeka

Këshilli i Lartë Gjyqësor  ka vendosur pezullimin nga detyra të gjyqtares së Apelit Korçë, Mimoza Margjeka.

KLGJ u mblodh sot në orën 14.00, dhe vendimi  për pezullimin e saj nga detyra është marrë unanimisht.

Gjyqtarja është lënë në “arrest shtëpie” pas akuzave për korrupsion. Nga përgjimet e SPAK doli që gjyqtarja bashkë me bashkëshortin e saj dhe një avokat i kanë marrë një shumë prej 6 mijë eurosh një të arrestuari me qëllim për ta liruar nga burgu.



Gjyqtarja kundërshtoi fort masën ndaj saj dhe u shpreh se gjithçka po ndodh është në kundërshtim me ligjin.

LEXO EDHE:  Censurimi i mediave/ VOA: Gazetarët paralajmërojnë protesta

LEXO EDHE:  Media në dorë të satrapëve politik/Zëri Amerikës: Zyrat e shtypit distributor lajmesh të fabrikuara

Vijon

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Kemi shumë nevojë për bashkëpunim”/  Drejtori i Arsimit në Korçë mesazh të fortë nxënësve dhe mësuesve

Publikuar

-

Nga

“Kemi shumë nevojë për bashkëpunim”/  Drejtori i Arsimit në Korçë mesazh të fortë nxënësve dhe mësuesve

Drejtori Rajonal i Arsimit në Korçë Kristaq Grabocka, ka dhënë një mesazh për fillimin e vitit të ri shkollor.

Grabocka ka uruar të gjithë nxënësit që nesër do të ulen në bankat e shkollës dhe i këshillon ata të bashkëpunojnë me mësuesit për çdo gjë dhe ti pyesin ata për çdo pasiguri.

Ai thekson se në këtë vit shkollor mësuesit kanë nëvojë për bashkëpunim për të përballuar problemet.

Gjithashtu Grabocka jep edhe një mesazh për mësuesit, teksa kërkon që këta të fundit të mbajnë siguri në shkollë.



“Në fillim të vitit të ri shkollor të gjithë ne urojmë, këtij urimi i bashkohet kushdo,  sepse shkollimi është i të gjithëve dhe nga ai përfitojnë të gjithë. Gëzuar Shkollar,  kushdo dhe kudo qofsh, paç një vit të mbarë dhe dalshim faqebardhë të gjithë.

Ti që nesër do ulesh në bankat e shkollës,  të ftoj të ndjekësh yllin tënd,  të mos rreshtësh së bashkëpunuari me të gjithë,  mësuesit të parët,  të mësosh duke luajtur dhe duke përdorur dijet në jetë; të vazhdosh të thuash hapur atë që di,  dhe të mos hezitosh të pyesësh për gjithçka nuk di,  apo nuk ke i sigurt. Kemi ndryshuar shumë dhe jemi krenarë, por kurrë nuk do të ndalemi së punuari që shkollarët tanë, denjësisht të përballen me bashkëmoshatarët europianë.

LEXO EDHE:  Mediat greke japin njoftimin/ Çfarë pritet të ndodhë në 8 dhjetor në Bularat

LEXO EDHE:  Shënim/ Pse të protestojmë në datën 2 mars

Të dashur prindër, ne jemi aty, në klasë me fëmijën tuaj, për ta ndihmuar të hapë radhazi dyer e dijes. Por, në këtë vit të veçantë, kemi shumë nevojë për ju, mbi të gjitha edhe për bashkëpunimin tuaj,  bashkë do ja dalim.  Duke qenë bashkë problemet përballen më mirë dhe të tilla nuk do na mungojnë në këtë vit.

Të dashur kolegë, detyra jonë është e shenjtë  dhe ky shenjtërim merr një vlerë të shtuar këtë vit. Të gjithë jeni impenjuar këto ditë për të siguruar çdo gjë, për sigurinë në shkollë për çdo fëmijë.  Na kanë besuar tradicionalisht gjënë më të shtrenjtë fëmijën, jemi kujdesur, e kemi drejtuar,  por këtë vit veç të tjerëve duhet ta ndihmojmë të mbrohet nga virusi i mallkuar.  Unë jam i bindur se, ashtu sikundër jemi ne, fjalëpak dhe punë shumë, edhe këtë vit do ja dalim,  edhe me këto detyra të shtuara”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE