LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjela “merr në pyetje” Olsian Çelën/ Të hetojë krimin shtetëror me mafien e ndërtimit në Durrës e Tiranë

9 Dhjetor 2019, 12:12, Politikë CNA
Ngjela “merr në pyetje” Olsian Çelën/ Të

Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se Prokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela duhe të dijë që, nëse e realizon hetimin e imët të krimit të madh shtetëror me mafien e ndërtimit në Durrës dhe Tiranë, i ka bërë Shqipërisë shërbimin më të madh në njëqind vjet.

Sipas Ngjelës, ai dhe ekipi i tij do të jenë pa dyshim drejtuesit moralë të shtetit shqiptar në një të ardhme të afërt.

Avokati shprehet se ?zhvillimi shqiptar sot kërkon moralitet dhe duhet ta kuptojnë të gjithë që moraliteti vendoset me anë të ligjit. Mungesa e ndëshkimit ka shtypur ligjin dhe legjitimitetin në Shqipëri, prandaj, ndëshkimi i autorëve të këtij krimi të madh, fillon etapën historike të vendosjes së moralitetit në drejtimin e shtetit shqiptar?.

Ngjela ka ngritur disa pyetje për prokurorin e ri lidhur me situatën pas tërmetit dhe përgjëgjësit.

?Sa pallete iu janë rrëzuar shitësve familjarë të Ramës, Berishës dhe Metës në Plazhin e Durrësit?
Ku është gjetur pronësia mbi truallin në bregdet, dhe, si e ka historinë kjo pronësi në breg të detit, kur dihet se bregdeti ka qenë tokë shtetërore absolute?
Kur është shitur bregdeti, nga cili kryeminister, dhe si?
Cilat janë firmat e ndërtimit dhe pronarët e parë të pallateve të rrëzuar?
Çfarë lidhje kanë këto firma ndërtimi me kryeministrat Berisha, Rama dhe Meta?
Nga sa aparranente kanë disponuar familjarët e Ramës, Berishës dhe Metës në pallatet e rrëzuar, por edhe në ata që nuk janë rrëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit?
Sa janë përfshirë gratë dhe fëmijët e kryeministrave në tregun e ndërtimit në plazhin e Durrësit, dhe si?? shkruan Ngjela.

Sipas tij, këto pyetje ngrihen që t’i hetojë edhe gazetaria.
?Edhe gazetarët, televizionet dhe gazetat që do t’i japin me fakte përgjigjet e pyetjeve të më sipërme, do të lansohen në historinë e shpejtë të Shqipërisë. Të tjerat medie që do t’i fshehin, sigurisht që do të ndëshkohen bashkë me të inkriminuarit në këtë krim shtetëror.
Krimi i bashkëpunimit korruptiv të politikës së lartë me mafien e ndërtimit, duhet të hetohet domosdoshmërisht; kjo është kërkesë imperative e kësaj kohe historike?, përfundon Ngjela./CNA.al

Lajmet e fundit nga