Connect with Us

Ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë/ Kush janë shefat e komisariateve të Tiranës dhe Kavajës që u zëvendësuan

Lajme

Ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë/ Kush janë shefat e komisariateve të Tiranës dhe Kavajës që u zëvendësuan

Publikuar

-

Ndryshime të mëdha janë bërë ditën e sotme në radhët e drejtuesve të Policisë.

Mësohet se është larguar shefi i komisariatit të Tiranës, Sali Skuraj, i cili është zëvendësuar nga Altin Lila. Ky i fundit më parë ka mbajtur postin e shefit të sektorit të vrasjeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ndërkohë Skuraj ka zënë vendin e Aliosha Brokajt në komisariatin e Kavajës dhe ky i fundit është komanduar shef komisariati në Vorë.

LEXO EDHE:  Lëvizje surprizë/ Arta Marku ndryshime në Prokuroritë e rretheve

Kujtojmë se Skuraj doli në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” për blerjen e votave në zgjedhjet e viti 2017./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Stuhia e erës ka kapluar vendin/ Ministria e Mbrojtjes thirrje qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas erës së fortë që ka shkaktuar dëme të mëdha ditën e sotme në të gjithë vendin dhe ka rrëzuar disa pemë.

Ministria i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afersi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme.

“Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë, mund të bëhen shkak për aksidente”, thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Kosove, perkujtohet polici Enver Zymberi ne pervjetorin e katert te vrasjes

LEXO EDHE:  Policia e implikuar me drogën/ Saimir Tahiri në dorë të Uashingtonit

Gjithashtu bëhet me dije se deri më tani situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme nga era dhe bora./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ndarja nga jeta e Robert Andonit/ Berisha: Mjekësia shqiptare humbi një personalitet të shquar

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të profesor Robert Andonit.

Berisha thotë se mjekësia shqiptare humbi një personalitet të shquar.

Ish kryeministri shpreh ngushëllimet për familjen e Andonit, duke u lutur qq shpirti i tij të gjejë paqene merituar.

“Miq, dje u nda nga jeta Prof. Robert Andoni, njëri prej personaliteteve më të shquara të mjekësisë shqiptare në fushën e bakteriologjise. Dr. Robert Andoni ishe nje pedagog i talentuar, humanist i vertet, kërkues serioz shkencor, autor i dhjetra punimeve shkencore, teksteve, monografive të arrira, me të cilat ai dha një kontribut te çmuar në zhvilimin e shkencave bakteriologjike në Shqipëri.
Me këtë rast une i shpreh familjes së tij ngushellimet e mia me të ndjera dhe, duke ndarë dhimbjen, lutem se bashku me ta që shpirti i mirë i Robertit, njeriut të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Ngushellime”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Përkeqësimi i motit/ Anullohen udhëtimet e trageteve nga Bari në Durrës

Publikuar

-

Nga

Duke parë përkeqësimin e motit në ditët e para të vitit 2020 dhe kontaktet me kapitenerinë e portit te Barit, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se Porti i Barit është mbyllur.

Bëhet me dije se sot tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit Barit.

Ndërkohë, porti i Durrësit është i hapur dhe është në gatishmëri.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së PërgjithshmeDetare, për arsye të mbylljes të portit të Barit do ndalohet nisja e tregeteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit të Barit.

LEXO EDHE:  Zbulohet polici pjesë e trafikut të drogës/ Si u fsheh ngjarja kriminale

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/Mbi incidentin mes palaço-policit dhe qytetarit-deputet Myslim Murrizi

“Kërkojmë mirëkuptimim e pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit pasi e gjitha bëhet per të garantuar sigurinë lundrimore në situatat detare me mot te përkeqesuar, erë te fortë e dallgë të larta”, thuhet më te në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE